Jutubi bën raprezalje

Exp

Kalorës
S'ka më rregulla.
Jutubi po bën namin me bllokimin dhe fshirjen e kanaleve dhe videove në të.
janë fshirë mbi 4 milionë kanale dhe rreth 10 milionë video.
Shumë prej tyre ndoshta edhe duhen fshirë pasi janë spam edhe mashtrime,
por një pjese e mirë janë thjesht çensurë për të gjithë ata që kanë qëndrime
sociale dhe politike të ndyshme me gugllin & jutubin...
Ndërsa për ata që monetizojnë aty të jenë gati se nuk i dihet.
 
Janë bërë dhe bëhen shumë abuzime mo. Pastaj ajo dihet që me të thatin digjet edhe i njomi.
shiko si qëndron puna që ta kesh më të qartë.
Kompanitë gjigante si gugëll, jutub, tuter, fejsbuk janë të mbrojtura me ligj nga kongresi amerikan
pasi pretendohet se janë platforma neutrale, psh siç është një kompani telefonike apo kompania e funizimit me ujë.
Duke qënë nën këtë ombrellë mbrojtëse kompanitë nuk mbajnë asnjë përgjegjesi për një publikim që dikush bën
pasi ato nuk mbajnë përgjegjesi se çfarë bëjnë përdoruesit. Psh: nuk mund ta hedhësh në gjyq kompaninë Vodafon
sepse keqbërësit komunikuan me telefon dhe kishin përdorur karta sim të asaj kompanie...

Opsioni i dytë është të jesh publikues.
Kur një kompani është publikues vendos siç i do qejfi se çfarë do postohet në sajtin e saj, poooor mban përgjegjësi për çdo gjë që ka aty!

Dhe po të ndryshojë statusi nga platformë neutrale në publikues, shumë nga këto kompani do falimentojnë pasi do bombarohen nga gjobat
dhe proçeset e pafundme gjyqësore...

Dhe pse mund/duhet të ndodhë kjo?
Kompanitë kanë tendencën të jenë të drejtuara nga e majta politikisht, dhe bllokimet apo çensurimet që shohim janë 99% të atyre
që janë në krahun e djathtë si në çështjet politike ashtu dhe shoqërore. Dhe duke vazhduar në këtë drejtim ata mund ta humbasin statusin,
dhe të konsiderohen publikuses pasi ata vendosin se çfarë do shikojnë përdoruesit, dhe se çfarë iu lejohet të flasin;
kur sipas rregullores nëse nuk thyhet ligji kushtetues nuk kanë pse të marrin asnjë masë pasi nuk janë ata albitri as ruajtësi i të vërtetës.
psh. sipas një studimi në votimet e kaluara në amerikë guglli ka manipuluar nga 2 deri në 16 milionë vota për klintonin, vetëm me rezultatet e kërkimeve që nxjerr.
Do thuash ti çpunë kemi ne me politikën por të gjitha të lidhura me atë janë, akoma dhe dy demonetizimet e mëdha në jutub për arsye politike ndodhën.
Edhe gjithë këto bllokime dhe çensurime për këtë arsye kanë ndodhur.
Vetë ajo legenia që drejton jutubin tha se do promovohen stacionet televizive, radio dhe gazetat
dhe nuk do jetë më trafiku organik në video, që do të thotë kur dikush kërkon diçka në jutub, një kanal normal edhe pse mund të ketë miliona
shikime, mijëra komente dhe shpërndarje, nuk ka për të dalë në faqen e parë të rezulateve do zhytet poshtë nga fundi se nuk është 'burim informacioni me autoritet'
Pra me pak fjalë do këtë rënie drastike në trafikun e kanaleve të jutubërve të vegjël, dhe si rrjedhojë rënie e të ardhurave.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top