Muzika arvanitase

Exp

Kalorës
Tani gjuha arvanitase ruhet më shumë nëpërmjet këngëve, dhe është në listën e gjuhëve që rrezikon të zhduken.

Ah moj vajzë bukuranë
Ah moj vajzë bukuranë, u në ti e kam sevdanë
Kemi vashaza të mira
Kemi vashaza të mira, po çë nuku kemi lira
Kampohoritet* kanë lira
Kampohoritet* kanë lira, Malisiotet* janë të mira
Arvanite të këndoni
Arvanite të këndoni, gluhënë të mos harroni
Arvanite kush këndonë
Arvanite kush këndonë, tër të bukurat i çonë
Arvanite doj të dije
Arvanite doj të dije, të këndonje moj Marie
Ja një plakë këtu pranë
Ja një plakë këtu pranë, ka një vajzë bukuranë
Ja kërkova dhe s'ma dhanë
Ja kërkova dhe s'ma dhanë, le të pjekënë të hanë
Doj të thosha katra pesë
Doj të thosha katra pesë, pse s'i ve lule podhesë* ?

- Kampohoritet* = katundarkat e fushës
- Malisiotet* = katundarkat e malit
- podhesë* = futa, përparsja e grave
 
Miqte e mi,pershendetje pas shume kohesh! Temat tuaja jane gjithmone mjaft interesante,por doja te vecoja pak temen e muzikes se vjeter laike greke. Me se fundi zbulova se nje nga kengetaret e famshem te brezit "Theodhorakis",eshte dhe Thanassis Moraitis. Te kendosh perkrah te madhit Mikis Theodhorakis,eshte nje nga privilegjet me te medha(ose ka qene). Thanassis Moraitis ka kenduar perkrah tij dhe duke shfletuar me thelle neper repertorin e muzikes se vjeter greke,me shfaqet nje nga kenget qe sapo e postova me siper. Eshte shume interesant fakti qe ky kengetar kendon shqip dhe i kendon pikerisht fustanelles,qofte kjo variacion i tradites greke apo shqiptare. Ndoshta mund te jete arvanitas,sigurisht. Me pelqen fakti qe nje artist qe kendon perkrah nje artisti me fame boterore,ka kenduar shqip dhe jo vetem nje kenge...
 
Përshëndetje,
E kishim si temë, por nuk është se ka patur shumë postime. Dhe gjë e mirë që na e rikujtove.
 
  • Haha
Reagimet: Exp
Miqte e mi,pershendetje pas shume kohesh! Temat tuaja jane gjithmone mjaft interesante,por doja te vecoja pak temen e muzikes se vjeter laike greke. Me se fundi zbulova se nje nga kengetaret e famshem te brezit "Theodhorakis",eshte dhe Thanassis Moraitis. Te kendosh perkrah te madhit Mikis Theodhorakis,eshte nje nga privilegjet me te medha(ose ka qene). Thanassis Moraitis ka kenduar perkrah tij dhe duke shfletuar me thelle neper repertorin e muzikes se vjeter greke,me shfaqet nje nga kenget qe sapo e postova me siper. Eshte shume interesant fakti qe ky kengetar kendon shqip dhe i kendon pikerisht fustanelles,qofte kjo variacion i tradites greke apo shqiptare. Ndoshta mund te jete arvanitas,sigurisht. Me pelqen fakti qe nje artist qe kendon perkrah nje artisti me fame boterore,ka kenduar shqip dhe jo vetem nje kenge...
Theodhoraqi është fenomen botëror me vlera të mëdha. Një arsye më shumë që të bën përshtypje është sepse nga ana kronologjike, në fillim ke njohur Theodhoraqin dhe më pas Thanasin. Por jam mëse dakort se çdokush që mund të ketë një bashkëpunim me të, nuk është e lehtë duhet të kesh nivel të lartë artistik, dhe kjo tregon edhe vlerat e Moraitis. I cili është figurë shumë e madhe, edhe pse fatkeqsisht pothuajse i panjohur për publikun shqiptar.
Madje melodia e këngëve të tij të ngjan edhe të kujton arëreshët në Itali. E kemi përmendur edhe ne këtu tek këngë arvanitase

Por nuk ka asnjë dyshim që është arvanitas
 
Një tjetër këngë rënqethëse e Thanasit - Kljani trima (qani trima)
Kjo këngë është nga koleksioni folklorik i Aristidh Kolës me këngët e arbëreshëve të Italisë Jugore. Doli në qarkullim nga Theodhoraqi më 1988 dhe që është rihedhur në treg më 1994 dhe më 2012. (Nuk e di me siguri por thuhet që kjo këngë është për Marko Boçarin)

Kljani trima kljani gjith me ljote
se iku diali çë n'a bënej dritë
Shkova ga dera jote s’kish njeri
shkova ga udha e krojt e nuk të pash’.

Kërkova gjitoní për gjitoní
e mosnjeri më tha se ti ku je.
Një mjegul e zëzë më vu në si
m'u saltin1 trut e m'u erdh gjith ki dhe’

Një herëzë m’u ngrova në shtëpi
si zog i varfër ç’hë jam pa folje.
Kjani trima, kjani gjithë me lotë
Se iku djali, ç’hë na bënej dritë.

1=shkundi
 
Pulëza këmbaleshe është një nga këngët më të bukura të arvanitasve të Italisë
Përshëndetje të gjithëve me këtë këngë sepse me të vërtetë të bën ta vësh buzën në gaz
 
O mburonjë e Shqipërisë
Virgjëreshëz e dëlirë
mëma e lartë e Perëndisë
çë na jep këshillë të mirë

Ti çë ruajte gjyshrat tanë
të mos birjën shejtën besë
te ku ndodhen edhe janë
arbëreshvet kij kujdes

Sot edhe si kurdoherë
një dëshirë ka zëmbra jonë
arbëresh e të krështerë
të qëndrojmë për gjithmonë

Sa t'i falemi t'in Zoti
po me gluhën çë na dha
po si falej Kastrioti
e gjëria nga zbresëm na
 
Në vreshtë, në vreshtë
në vreshtë në një kucurë

Në vreshtë në një kucurë
këndon një zog i bukurë

Në vreshtë, në vreshtë
në vreshtë në një dardhë

Në vreshtë në një dardhë
këndon një zog i bardhë

Në vreshtë, në vreshtë
në vreshtë në një migdhjale

Në vreshtë në një migdhjale
këndon ajo mavridhere'

Në vreshtë, në vreshtë
në vreshtë në një pjeshkë

Në vreshtë në një pjeshkë
këndon një zog e zezë

____
kucurë ndyshe kërcu
migdhjale = gr. bajame
mavridhere = gr.zeshkane

Këndon - Dhomna Samiu (Δόμνα Σαμίου)
Montazhi - Jorgo Kolljas (Γιώργος Κόλλιας)
 
Arbërorët e Kullurit (Salaminës)
1. Ti je luleja e malit
2. Ra kambana Ipapandisë
3. Kjo dita çë ishtë sot & Fleta e portokallesë
4. Ato çë venë ndë Pilo
5. Valle dasme (ballo)
Credit: Hellenic Parliament TV. Από τόπο σε τόπο" (2018)
 
  • Pëlqej
Reagimet: Zoe

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top