Kufizimi për domainet.al

Exp

Kalorës
Regjistruesit e domanin-eve .al .com.al. net.al pritet të kufizohen për numrin që ata mund të mbajnë rezervë duke u lejuar që kjo të jetë jo më shumë se 10. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare në një dokument të nxjerrë për konsultim ka nënvizuar se regjistruesit në vend kanë sot me mijëra domain-e që nuk janë në përdorim dhe që sjellin pengesa për kompani të caktuara që kanë të drejtat e markës apo patentës por domain-i rezulton i zënë. Në këto kushte AKEP ka propozuar që regjistruesit të kenë mundësi të mbajnë jo më shumë se 10 domain-e dhe në rastet kur ata nuk janë aktivë për një periudhë 3-6 muaj të kalojnë sërish të lirë. Por duket se nuk mbajnë të njëjtin qëndrim regjistruesit.

Regjistruesit kundër kufizimit, ja arsyet

Armand Brahaj, regjistrues i lidhur me Host.al që është regjistruesi më i madh për domain-et .al tha për “Monitor” se ky është një hap pas krahasuar me nismën e marrë në vitin 2008 kur u liberalizuar pjesa e domaine-ve. Ai argumenton se numri i lartë i domaineve që kanë nën emrin e tyre regjistruesit lidhet me faktin se shumë kompani nuk bëjnë dot regjistrimin në emër të tyre pasi mungesa e adresave të sakta është kriter për refuzim.

“Për të regjistruar një domain .al, duhet një adresë e saktë postare, dhe një numër identifikues unik (Nr. Pasaporte, apo NUIS (NIPT) nëse regjistrimi bëhet për firmë). Ka shumë klientë që adresën e kanë të formës: “Rr. Reshit Collaku”, dhe nuk kanë një numër të saktë për pallatin e ri/banesën. Nëse një domain procedohet me ID të saktë të një personi, por adresa nuk është e plotë (p.sh Rreshit Collaku (pa numër banese), atëherë AKEP refuzon regjistrimin e domain-it. Ironia është që AKEP vetë e ka adresen Rr. Reshit Collaku pa asnjë numër.

Nga ana tjeter, rregullorja .al (e vitit 2008) përmend që në çastin e regjistrimit, regjistruesi mund të zgjedhë dhe firmën nën emrin e të cilës do të bëjë regjistrimin e domain-it. Për këtë arsye, kur adresat janë të papranueshme për AKEP, atëherë regjistrarët përdorin adresën e tyre për domain-et e klientëve. Praktika është e njohur dhe në botë për arsye privatësie dhe njihet si Whois Proxy (regjistrari e di kush je, por publikisht nuk ofrohen të dhënat e regjistruesit)” shprehet Brahaj.

Nga ana tjetër, sipas tij ka regjistrues që duan të regjistrojnë dhe 100 domain-e. “Shembuj mund të jenë kompani qe merren me mbrojtjen e markave të firmave të njohura dhe kanë marrë përsipër të mbrojnë markat dhe për Shqipërinë me .al. Të gjithë kompanitë e mëdha, Google, Samsung, Apple, PayPal etj, kanë domaine .al që nuk i kanë në pune, por i kanë të regjistruara. Në regjistrim ata lënë kontaktet e një kompanie të tretë që merret me domain-et e tyre pasi nuk kanë interes të ndjekin çdo domain në veçanti. Ka edhe persona që domain-et i shohin si prona virtuale (si një real estate virtual) ku mund të investosh dhe t’i përdoresh në një çast të dytë. Në një ekonomi tregu, askush nuk duhet të të ndalojë të investosh në prona, reale apo virtuale. AKEP po tenton të krijojë një bllokim të stilit alla-komunist duke reduktuar numrin e domain-eve për regjistrues, praktikë që mund të përdoret vetëm në çastin e hapjes së një tregu te ri, por që në këtë stad nuk është në përdorim nga asnjë domain tjetër botëror”.

Lidhur me afatin e përdorimit ku AKEP sugjeron që në rast se një domain mbetet pasiv për 3-6 muaj atëherë ai kalon i lirë sërish duket se kjo nuk është një pikë ku regjistruesit bien dakord. “Mbi 95% e domaine-ve të regjistruara sot në botë mund të jenë të papërdorura. Të paktën 5% e këtyre rasteve përdoret në intranete të brendshme që nuk vërtetohet dot nga jashtë nëse përdoren apo jo. Sugjerime si ky, do e vendosnin Shqipërinë dhe .al në listën e shteteve me rregullat më qesharake në administrimin e domaineve” sqaron Armand Brahaj.

http://www.monitor.al/kufizimi-per-domainet-al-regjistruesit-kunder-masave-te-propozuara-nga-akep/
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
(lexoje dhe njehere se tani eshte komplet artikulli)
Ca thua mo burre i dheut, ceshte ky ligj qe te pengon ty sa do blesh nese e perdor ti apo jo eshte puna jote.
pastaj ajo rezerva rregullohet kollaj fut nje wordpress aty dy postime copy paste dhe ja eshte sajt.
Ndersa per kompanite qe kane te drejtat e markes mund te justifikohet shbllokimi
por edhe kjo eshte e diskutueshme, pasi nuk ja merr me pahir tjetrit sajtin ti!!!

Pastaj edhe regjistrimi me adrese eshte problematike.

KY ESHTE SKANDAL
 
(lexoje dhe njehere se tani eshte komplet artikulli)
Ca thua mo burre i dheut, ceshte ky ligj qe te pengon ty sa do blesh nese e perdor ti apo jo eshte puna jote.
pastaj ajo rezerva rregullohet kollaj fut nje wordpress aty dy postime copy paste dhe ja eshte sajt.
Ndersa per kompanite qe kane te drejtat e markes mund te justifikohet shbllokimi
por edhe kjo eshte e diskutueshme, pasi nuk ja merr me pahir tjetrit sajtin ti!!!

Pastaj edhe regjistrimi me adrese eshte problematike.

KY ESHTE SKANDAL
Të gjitha domainet që përfaqësojnë një shtet i duan këto të dhëna. Asnjëri nuk mund të regjistrojë një domain .it .fr .gr etj pa pasur një adresë fizike në atë shtet.
 
Per adresat jam dakort. Puna qendron sesi mundet qe te ta marrin domainin pas 3 apo 6 muajsh, edhe per kufizimet qe nuk mund te kesh me shume se 10. Per mua keto jane shkelje te medha
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top