Leo Messi, thjesht një forcë shumë e madhe për t’i bërë ballë

Uriel

Ushtar mjeshtër

Liverpuli jetoi me Barcelonën dhe Leo Messin për 75 minuta të ndeshjes së parë të Champions League – më pas zbuloi se ekziston një forcë që është thjesht shumë e madhe për t’i bërë ballë. Ekipi i Jurgen Klopp mund të ishte një gol pas Barcelonës, pas golit të ish futbollistit të tyre Luis Suarez, por në të gjitha aspektet e tjera ata ishin në kontroll të lojës. U duk se do të merrnin një rezultat shumë të mirë për në Anfield Road javën e ardhshme.
Në të vërtetë, një gol barazimi i Liverpulit ishte më i mundshëm se sa gola të tjerë të Barcelonës, pasi ata kontrollonin zotërimin e topit në fushën ku Barca është mbret, dhe i shtynë kundërshtarët pas në fushën e tyre.
Magjia me të cilën Messi ka “spërkatur” Barcelonën dhe të gjithë sportin prej më shumë se një dekade, e tramnsformoi këtë situatë në hapësirën e atyre 15 minutave. Liverpuli, pavarësisht një ndeshjeje shumë të mirë, tani përballet me një sipërmarrje shumë të vështirë, nëse duan të shkojnë sërish në finale.
Goli i parë i Messit dhe i dyti i Barcelonës mund të ketë qenë një rrëmujë e vërtetë pasi Suarez goditi shtyllën, por goli që ndoshta e shpie këtë rezultat përtej asaj që mund të arrijë Liverpuli ishte përsosmëria vetë. Në cdo aspekt. Ishte një goditje dënimin, me topin e dërguar pikërisht në cepin ku Alisson nuk arrinte dot. Nga plot 27 metra distancë. Ishte goli i 600 i Messit për Barcelonën, ekzaktësisht 14 vjet pasi shënoi të parin.
Pak lojtarë munden qoftë edhe të pretendojnë të bëjnë atë që bëri Messi, jo më ta arrijnë – dhe kjo ishte diferenca mes dy skuadrave.
Pas shumë kritikave, disa treguan me gisht Alissonin, por ky është një vlerësim qesharak. Ky ishte perfeksion artistik në sport dhe cdo sugjerim që braziliani kishte faj, është qesharak.
Liverpuli nuk kishte Messin dhe, më e rëndësishmja, golashënuesi i klasit botëror që ka Liverpuli pati një natë të vështirë, teksa ekipi i pamëshirshëm dhe cinik i Kloppit zbuloi që kish humbur aftësinë e pasit të fundit.
Sadio Maneh dhe Mo Salah janë ata që kanë tërhequr Liverpulin në betejën e fortë për titull me Manchester Cityn, por të dy humbën shanse të mrekullueshme përballë portës.
Sigurisht, do të flitet për rikthime të famshme – dhe Liverpuli gjithmon shkon shpresëplotë në Anfield – por rreziku qëndron në faktin që, nëse Barcelona shënon një gol (dhe kush do të vinte bast kundër Messit dhe Suarezit?), atëherë Liverpuli do të kishte nevojë për pesë gola.
Liverpuli bëri shumë mirë kaq shumë gjëra, dhe ndoshta janë në gjendje shoku, duke menduar se cfarë ishte kjo që ndodhi?
Përgjigja është e thjeshtë: U ndodhi Leo Messi.
Nuk janë të parët dhe nuk do të jenë të fundit, dhe makthi është që do të duhet ta kalojnë sërish këtë gjë javën e ardhshme.
Ironia është që Messi nuk po shkëlqente në ato 75 minuta, shpërthime të vogla por shpesh herë i bllokuar nga forca e lojtarëve të Liverpulit.
Por jo përgjithmonë, dhe këtë vit ai e ka bërë misionin e tij personal, që të rikthejë trofeun në Barcelonë.
Messi, duke folur në gusht pasi mori shiritin e kapitenit, zbuloi se është qëllimi i Barcelonës të fitojë titullin e Champions këtë sezon, dhe në takimin me gazetarët para ndeshjes, Klopp tha: “Mua ajo deklaratë më ngjau me një kërcënim”.
Ishte një kërcënim që Liverpuli e provoi mbi kurriz.
Liverpuli nuk do të dorëzohet dhe gabimi i tmerrshëm që Dembele bëri në fund të ndeshjes i jep një rreze shprese, por shanset i ka kundër.
Barcelona vuajti në pjesën më të madhe të pjesës së dytë, por sa më shumë vuajtën, aq më shumë u përpoqën të fusin Messin në lojë – dhe madhështia e tij i ndihmoi sërish.
Messi është në një mision për të fituar Champions League. Dhe ajo që bëri dje në barcelonë, tregon se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ai titull.
 
Eshte magjik, veshtire se mund te kaloje nje lojtar tjeter ne nivelin e ketij, klasi dhe qetesia e tij kur prek topin dhe shenon eshte e papershkrueshme sado here qe ta shohesh, jemi me fat qe e shijojme kete lojtar.
 
Kampionati ka mbaruar, i gjithe vrulli i ngelet Champions e mos gaboj dje nuk luajti..
 
Sipas mendimit tim, çështja e Mesit mund të jetë dhe çështje fati dhe temperamenti...
sepse aftësitë e tija teknike, klasi dhe spektakli që ofron janë të papërsëritshme
 
Një dixhitur interesante
595A1B93-DE16-4E7E-8C78-254BD1383A05.jpeg
Kush di ta bëj perkthimin greqisht shqip.
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
Meqenëse po flisnim per Messin mo..
Unë këtë humor nuk e marr vesh.
Ç'lidhje ka Mesi me kirurgët. Ata që e kanë bërë duan ta bëjnë çështjen politike apo ekonomike. Edhe pse mund të duket si padrejtësi ndaj kirurgëve apo edhe për të qeshur, janë gjëra që nuk kanë lidhje. Mesi merret me "biznes" ky biznes është një lojë që grumbullon miliarda dollarë, normale që lojtari më i mirë do marrë më shumë.
 
@Dr_Luka futbolli eshte bisnesi me i fuqishem ne bote, padyshim qe do kete te ardhura shume te larta, po krahasimi per mua eshte jo i drejte pasi nuk ka lidhje njera me tjetren dhe jo cdo gje matet me ane te lekut..
 
Unë këtë humor nuk e marr vesh.
Ç'lidhje ka Mesi me kirurgët. Ata që e kanë bërë duan ta bëjnë çështjen politike apo ekonomike. Edhe pse mund të duket si padrejtësi ndaj kirurgëve apo edhe për të qeshur, janë gjëra që nuk kanë lidhje. Mesi merret me "biznes" ky biznes është një lojë që grumbullon miliarda dollarë, normale që lojtari më i mirë do marrë më shumë.
Je gabim. Për menaxherët dhe bastexhinjte është biznes, jo për lojtarin. Futbolli apo çdo sport tjetër është pasion, hobi dhe këto gjëra nuk paguhen por paguajnë. Por të mos dalim nga tema.
 
Leje se e dhjen sonte te gjithe lezetin, me mire fshije fare se teme se nuk ja vlen te flasesh me..
 
Je gabim. Për menaxherët dhe bastexhinjte është biznes, jo për lojtarin. Futbolli apo çdo sport tjetër është pasion, hobi dhe këto gjëra nuk paguhen por paguajnë. Por të mos dalim nga tema.
Nuk tha njeri që nuk është pasion. Pa pasion nuk bëhet asgjë. Edhe kirurgu e ka pasion mjekësinë prandaj bën aq punë dhe sakrifica. Dhe siç çdo gjë sa më me vlerë të jetë ajo që sjell aq më shumë vlerësohet. Ndryshimi i futbollit me mjekësinë është se futbolli sjell shumë trafik dhe komercializohet në shumë drejtime,
Pse nuk marrin lekë kategoria jonë e tretë, apo kategoria e tretë në Itali sepse nuk ka interesim për njerëzit, komercializohet pak apo aspak dhe njerëzit edhe pa paguar para nuk e shikojnë se nuk ka vlerë.
Nëse për ndonjë arsye do kishte "trafik" pra do rritej shikueshmeria rriten dhe të ardhurat.
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top