Liga e Kombeve, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët më 24 janar

Uriel

Ushtar mjeshtër
liga-e-kombeve-780x439.jpg


Afrohet Liga e Kombeve, turneu më i ri i UEFA-s. Pasi janë përcaktuar ligat ku do të luajnë skuadrat dhe vazot në të cilat janë pozicionuar, tashmë gjithçka është gati për shortin e 24 janarit, që do të hidhet në Llozanë të Zvicrës.

Pikërisht ajo ditë do të shënojë edhe nisjen zyrtare të Ligës së Kombeve, eveniment që do të zhvillohet çdo dy vjet dhe ku do të marrin pjesë të gjitha skuadrat evropiane.

Pas vendit të tretë në kualifikueset e Botërorit 2018, Shqipëria do të niset nga Liga C në bazë të renditjes së UEFA-s. Kuqezinjtë janë në vazon e dytë, së bashku me Greqinë, Serbinë dhe Norvegjinë. Kundërshtarët e mundshëm të Kombëtares janë Hungaria, Rumania, Skocia dhe Sllovenia në vazon e parë; Mali i Zi, Izraeli, Bullgaria dhe Finlanda në vazon e tretë dhe Qipro, Estonia dhe Lituania në vazon e katërt.

Gjatë shortit, skuadrat do të ndahen në një grup me tre ekipe, ku do të jenë vetëm përfaqësueset e tre vazove të para dhe tre grupe të tjera me nga katër. Katër fitueset e secilit grup do të ngjiten në Ligën B, ndërsa katër ekipet e vendeve të fundit do të zbresin në Ligën D për edicionin e vitit 2020, përcjell SS.

Gjithashtu, katër skuadrat me pozicionimin më të mirë në renditje dhe që nuk janë kualifikuar për finalet e Euro 2020, në muajin Mars do të luajnë në fazën “play-off” për të përcaktuar një biletë drejt Kampionatit Evropian.

Liga A përbëhet nga 12 skuadrat më të mira kontinentale, mes të cilave Gjermania, Portugalia, Belgjika e Spanja në vazon e parë; për të vijuar me Francën, Anglinë, Zvicrën dhe Italinë në vazon e dytë dhe më tej me Poloninë, Islandën, Kroacinë dhe Holandën në vazon e tretë.

Edhe në Ligën B janë 12 skuadra të nivelit shumë të lart, nga Austria, Uellsi, Rusia e Sllovakia në vazon e parë; Suedia, Ukraina, Republika e Irlandës e Bosnja në vazon e dytë dhe Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika Çeke dhe Turqia që pozicionohen në vazon e tretë të shortit.

Përsa i takon Ligës D, më e ulëta e turneut, aty janë 16 skuadra, me përfaqësuesen e Kosovës që do ta nisë shortin e vazon e katërt përkrah Andorrës, San Marinos dhe Gjibraltari, ndërsa kokat e grupit do të jenë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia.

Ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Liga e Kombeve do të luhen prej muajit Shtator deri më Nëntor 2018
 
dmth mesa mora vesh unë pothuajse nuk do ketë më ndeshje miqësore, pasi skuadrat do ndeshen këtu.
Katër fituesit e Ligës A do të kualifikohen për në finale. Dhe 4 fituesit e çdo Lige do kualifikohen për Kampionatin Evropian.
Qënka pak e komplikuar si strukturë.

Cne ky ndryshim ?
Nëse numri i ndeshjeve kualifikuese janë pothuajse njëlloj me ato që ishin me Kampionatin Evropian,
teorikisht nuk ka problem edhe mund të ketë sens.
Por qënka e komplikuar pasi Ligat do krijohen në bazë të rankimeve, dhe kjo është pak punë me laps.
Uroj që gjithë kjo mesele të mos i ulë vlerën Kampionatit Evropian, pasi duket sikur është kampionat brendra kampionatit...
Pse të mos quhet kampion direkt ai që e merr këtë kupë...
Gjithnjë arsyeja është te :$$$:
Pasi duke futur ndeshjet kualifikuese dhe miqësore (ndeshje jo shumë me intres) në një kampionat më vete iu rritet vlera ndeshjeve
kështu që kanë për të patur më shumë interes dhe më shumë fitime.

nuk e di pse por e gjitha kjo gjë më rikujtoi këtë sekuencë filmike
 
Këto dy vite drejt Evropianit kemi Italinë, Shqipërinë, Kroacinë, & Skocinë.:yes:
Mesa shoh unë Kroacisë po i del temperamenti ballkanik dhe e ka lëshuar veten, vështirë të ngrejë kokën. Italia, përfundimisht u zyrtarizua, u bë një vit që nuk fiton ndeshje. Keq punët
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top