Monedhë dixhitale fals - Kujdes ku investoni

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Interesat, fitimet, të ardhurat pasive janë gjithnjë më të mira se një rrogë apo paratë që i lë këmbëkryq dhe të mos i vësh në punë. E megjithatë më mirë është të mos investosh fare sesa të humbasësh para.
Gjithnjë e kam pasur një rezervë për bitcoin-in dhe dhjetra monedhash virtuale që qarkullojnë, edhe pse blockchain është mjaft e sigurt dhe e shpjeguar mirë sesi funksionon, megjithate shumë njerëz fitojnë mjaft nga shit-blerja.
Arsyeja kryesore që këto monedha nuk po ecin, është sepse më shumë funksionojnë si bursë, apo letra me vlerë dhe jo aq shumë si monedhë.

Megjithatë përveç këtyre monedhave dixhitale që po i rezistojnë kohës, ka shumë mënyra mashtrimi dhe metoda sesi të humbisni paratë tuaja. Bëhet fjalë për Onecoin, monedhë dixhitale dhe skemë piramidale në të njëjtën kohë.
Tek kjo monedhë, u investuan, apo më mirë u vodhën 15 miliardë dollarë nga njerëz që mendonin se kjo do ja kalonte edhe bitcoin-it. Ndërsa themeluesja e kësaj monedhe, Ruzha Ignatova, është zhdukur pa lënë gjurmë, FBI ka arrestuar vëllain e saj që është dënuar me 90 vite burg



Mos harroni janë 2 rregulla kur investoni
Rregulli 1: Mos humbisni para.
Rregulli 2: Kur keni dyshim shko tek rregulli 1.

Rregull bonus nëse me të vërtetë doni të investoni dhe nuk gjeni diçka që t'ju mbushë mendjen
investoni tek paratë që ka krijuar perëndia, në monedha ari dhe argjendi.
 
Back
Top