na ishin njëherë FORUMET SHQIPTARE

Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Interneti shqiptar në krahasim me atë botëror është me të vërtetë një pikë në oqean. Pak a shumë çdo dhjetëvjeçar
sjell ndryshime rrënjësore në fushën e informatikës dhe internetit. Deri në vitin 2000 interneti shqiptar ishte pothuajse
inekzistent. Ndërsa për Evropën dhe Amerikën kishin mbaruar të paktën dy epoka.
Vitet e para të internetit shqiptar faqet që lulëzuan ishin forumet dhe çatet, dhe kishte një mani me to akoma më
shumë se rrjetet sociale tani, paçka se kishte vështirësi teknike si mospasja e internetit apo kompjuterit.
Gjatë një xhiro që ju bëra sot faqeve, nxora ato më kryesoret për të nxjerrë një statistikë.
Kuptohet shumë faqe kanë skaduar dhe nuk janë më mes nesh, dhe shumë nuk e kanë më shkëlqimin
e dikurshëm dhe janë harruar në një qoshe andej të internetit.

Që të mos e zgjatim po fillojmë me listën
forume-shqiptare.jpg


Pati dhe një vonesë në tregun shqiptar pasi në bumi i rrjeteve sociale erdhi me shumë vonesë
nga 8 deri në 10 vjet. Dhe kjo bëri që ende forumet e vjetra të rezistonin. Duke llogaritur me përafërsi si vit fillimi
të mirëfilltë vitin 2002 deri më tani mund të themi se në botën e forumeve shqiptare janë hapur
rreth 300.000 tema, me rreth 7.000.000 përgjigje, dhe rreth 170.000 anëtarë të regjistruar
Janë postuar 18.750 tema në vit apo 51 në ditë.
Mesatarisht çdo temë ka 25 përgjigje. Në vit janë bërë 438.000 përgjigje apo 1.200 në ditë
Për çdo anëtar janë 1.75 tema të krijuara

Dihet që kryesimin absolut e mban forumishqiptar, duke patur 27% të totalit të temave, 28% të totalit të postimeve
dhe 39% të totalit të anëtarëve

Mund të themi se 85% i trafikut ndahej midis
forumit shqiptar 29%, forumit shqiperia 15%, forumi virtual 13%, forumi al 15%, forumi nastradini 12%
dhe 15% tjetër e kapnin gjithë forumet e tjera
 
@Dr. Luka cila eshte kenaqesia te menaxhosh sa me shume forume mqse jemi tek kjo pjese?
Kjo varet nga personat. Dhe nuk mund të jap një përgjigje të përgjithshme. Nuk jam mësuar t'i fus të gjithë në një thes, prandaj as nuk mund të jap një përgjigje. Këtë e referova meqenëse më citove mua, por mendoj se mund të përgjigjen edhe të tjerë.
 
Kjo varet nga personat. Dhe nuk mund të jap një përgjigje të përgjithshme. Nuk jam mësuar t'i fus të gjithë në një thes, prandaj as nuk mund të jap një përgjigje. Këtë e referova meqenëse më citove mua, por mendoj se mund të përgjigjen edhe të tjerë.

Posacerisht ty, po me sa shoh ske pergjigje.
 
@Dr. Luka di gje kush e ka kete forum fosi.al ?
Nga design duket goxha mire, dhe tematika forumit ndryshe nga te tjeret.

I uroj suksese!!
 
Ky diskutim ka kohë që ka dalë prej teme, dhe duhej mbyllur prej kohësh.
Kisha kohë që nuk e ndiqja, kësaj i thonë ju pini në lokalet andej dhe vini të grindeni këtej.
Për të ruajtuar një balancë, tema mbyllet komentet dhe e fundit po hiqen.
Jo për gjë po edhe në bazë të rregullores thuhet.
1. Sillu mirë o burrë i dheut, apo e bukur e dheut mos bëj sherr.
 
Rregullimi fundit:
Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top