na ishin njëherë FORUMET SHQIPTARE

Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Interneti shqiptar në krahasim me atë botëror është me të vërtetë një pikë në oqean. Pak a shumë çdo dhjetëvjeçar
sjell ndryshime rrënjësore në fushën e informatikës dhe internetit. Deri në vitin 2000 interneti shqiptar ishte pothuajse
inekzistent. Ndërsa për Evropën dhe Amerikën kishin mbaruar të paktën dy epoka.
Vitet e para të internetit shqiptar faqet që lulëzuan ishin forumet dhe çatet, dhe kishte një mani me to akoma më
shumë se rrjetet sociale tani, paçka se kishte vështirësi teknike si mospasja e internetit apo kompjuterit.
Gjatë një xhiro që ju bëra sot faqeve, nxora ato më kryesoret për të nxjerrë një statistikë.
Kuptohet shumë faqe kanë skaduar dhe nuk janë më mes nesh, dhe shumë nuk e kanë më shkëlqimin
e dikurshëm dhe janë harruar në një qoshe andej të internetit.

Që të mos e zgjatim po fillojmë me listën
forume-shqiptare.jpg

Pati dhe një vonesë në tregun shqiptar pasi në bumi i rrjeteve sociale erdhi me shumë vonesë
nga 8 deri në 10 vjet. Dhe kjo bëri që ende forumet e vjetra të rezistonin. Duke llogaritur me përafërsi si vit fillimi
të mirëfilltë vitin 2002 deri më tani mund të themi se në botën e forumeve shqiptare janë hapur
rreth 300.000 tema, me rreth 7.000.000 përgjigje, dhe rreth 170.000 anëtarë të regjistruar
Janë postuar 18.750 tema në vit apo 51 në ditë.
Mesatarisht çdo temë ka 25 përgjigje. Në vit janë bërë 438.000 përgjigje apo 1.200 në ditë
Për çdo anëtar janë 1.75 tema të krijuara

Dihet që kryesimin absolut e mban forumishqiptar, duke patur 27% të totalit të temave, 28% të totalit të postimeve
dhe 39% të totalit të anëtarëve

Mund të themi se 85% i trafikut ndahej midis
forumit shqiptar 29%, forumit shqiperia 15%, forumi virtual 13%, forumi al 15%, forumi nastradini 12%
dhe 15% tjetër e kapnin gjithë forumet e tjera
 
Edhe une i kam referuar shume dikur po di te them qe pervec forumitshqiptar pjesa tjeter eshte thjesht nje shamboll..

Edhe pse ai forum u keqmenaxhua si nda stafi po edhe nga anetaret qe diskutohej vetem propaganda fetare.

P.S ke harruar blogun e PPU peshkupauje qe dikur ka qene shume i navigueshem..
 
Në fakt këto janë me përafërsi, pasi nuk kemi një databazë të saktë edhe për faqet që kanë ekzistuar dhe nuk janë më.
Psh një tjetër forum me nja 10mijë tema dhe nja 100mijë postime nuk u përfshi pasi nuk e mundëm të gjenim numrin e
anëtarëve (e kam fjalën për lirentin i cili është ende online). Ose për rrebelimin e anëtarëve që u larguan nga forumishqiptar.COM
dhe krijimin e forumishqiptar.ORG i cili me të vërtetë ishte dinamik dhe shumë aktiv. Por për arsye të panjohura nga unë
edhe ai vdiq si projekt, dhe më pas adresa .org u ble nga .com
Peshku pa ujë edhe pse qe forum ngjante më shumë si blog me komente, ishte aktiv dhe cilësor. Statistikat e tij gjithsesi nuk kemi nga ti gjejmë
tani është katandisur më keq se forumishqiptar, unë personalisht nuk pata eksperiencë të mirë pasi komentin tim të parë fare ma fshinë
dhe që prej asaj dite nuk shkela më :bye2: . Paskam qënë larpamës se tani asnjë nuk vete atje :cwl:
 
Forumet kane vdekur - Vdekja e avashte e Forumit Shqiptar

Eshte interesante se si ne kapemi pas gjerave te vjetra, dhe gjerat e vjetra na mbajne pas tyre pa na lene te ecim me tej.

Per ata qe e njohin sadopak historine e faqeve shqiptare, FSH eshte nje nder nismat e para ne internet per nje komunitet te lire. Diskutime mund te kete shume se kush eshte forumi me i mire, kush me i liri e kush me i zhurmshi. Ne nje pike te jetes se tij FSH ka qene dhe forumi me i madh, dhe me i liri dhe me i zhurmshi. Cikli i tij i kaloi te gjitha fazat e suksesit virtual te nje forumi dhe sot ka ardhur dita qe ta emertojme ne fazen e fundit te tij, ne vdekjen e ngadalte. Nese dikush nuk eshte dakort, atehere ai nuk ka pasur access ne internet nga vitet 2002-2010!

Vdekja e tij nuk erdhi per shkak te nje administratori, per shkak te nje serveri apo per shkak te nje ngjarje te paparashikueshme e te papritur. Nese mendoj mbrapa ne kohe dhe perpiqem te gjej castin qe kam menduar per here te pare se ForumiShqiptar do vdese eshte kur ai vlonte nga diskutimet dhe nga tema te reja qe hapeshin cdo 5 minuta. Ishte pikerisht ai casti kur komuniteti behet me i madh se norma e diskutimit dhe dikton ardhmerine e tij ... konsumimin qe cdo teme te mundshme, deshtimin e cdo debati te mundshem, dorezimin e cilesise llogjike para sasise se fjaleve!

Forumet jane mjeti klasik i diskutimit, i debatit dhe i perballjes se ideve. Dikur mendoja se forumet ishin nje nivel intelektual me lart se chati, sot mendoj qe eshte thjesht nje nivel me i larte ego-centrizmi. E them jo se forumit i mungoi niveli intelektual i diskutimit (i keni pasur te gjithe, deputete te kuq, blu, jeshil te papjekur (sot afro te kuqes, por akoma jo ne parlament), keshilltare te respektuar, gazetare, pronare televizionesh e me rradhe). Nga ana tjeter kishit dhe njerez pa pozite shoqerore, te cilet kishe me verte qejf ti lexoje, thjesht e paster! Per t'u kthyer ne teme... keto ishin sot nuk jane me.

Sot ForumiShqiptar ka ngelur nje vend nostalgjik ku ne pjese e stafit endet si hije per te pare mos ka ndodhur gje. Pak leviz. Megjithate te pamundur per tu marre me te, e leme si nje pikture te shtrember qe presim te rrezohet nga muri qe te blejme nje te re.

Gjithcka funksionoi mire per nje kohe te gjate. Sic kuptova atehere, forumi kishte dhe shume me teper anetare se ata qe shkruanin e njiheshin. Ishin anetaret qe lexonin! Mbaj mend qe atehere m'u pat dukur ironike qe forumi mund te kishte me shume lexues se shkrues (ne fund te fundit forumi eshte vend diskutimesh), por pikerisht kur ndodhi e kunderta, kur arriten me shume shkrues se lexues gjithcka mori fund.

Do kisha dashur me shume qe dikush ta merrte persiper, ta dija qe do investonte aq energji sa ne dikur dhe ta conte perpara, por e di qe nuk ekziston si mundesi, e ndiej qe diskutimet publike kane vdekur ne formen e forumeve. Mendoj qe sot duhen me shume sisteme ku publikohen ide, dhe diskutohet mbi ato ide! Ndoshta nje modul i tille do jete pjese e FSHse ne te ardhmen. Ne kete cast pas konsultimit me ata administratore dhe anetare aktiv ne forum mendoj se ka ardhur koha qe ForumiShqitar te mbylle hapesirat e diskutimit (forumi) dhe te qendroje aktiv vetem si arkiv informacioni.

Burimi http://www.forumishqiptar.com/threads/162506-ForumiShqiptar-ndër-vite
 
Forumet kane vdekur - Vdekja e avashte e Forumit Shqiptar

Eshte interesante se si ne kapemi pas gjerave te vjetra, dhe gjerat e vjetra na mbajne pas tyre pa na lene te ecim me tej.

Per ata qe e njohin sadopak historine e faqeve shqiptare, FSH eshte nje nder nismat e para ne internet per nje komunitet te lire. Diskutime mund te kete shume se kush eshte forumi me i mire, kush me i liri e kush me i zhurmshi. Ne nje pike te jetes se tij FSH ka qene dhe forumi me i madh, dhe me i liri dhe me i zhurmshi. Cikli i tij i kaloi te gjitha fazat e suksesit virtual te nje forumi dhe sot ka ardhur dita qe ta emertojme ne fazen e fundit te tij, ne vdekjen e ngadalte. Nese dikush nuk eshte dakort, atehere ai nuk ka pasur access ne internet nga vitet 2002-2010!

Not all forums are created equally :movember:. Keshtu edhe FSH kishte gjerat pozitive dhe negative. Dhe kur je ne madhesine e tij tiparet si pozitive dhe negative do zmadhohen proporcionalisht. Psh vertet forumi kishte numer te anetaresh por nje numer shume i madh nuk kishin bere qofte edhe nje postim te vetem, sepse atehere njerezit regjistroheshin se kishin deshire ta benin. Tani dhe me detyrim dhe nuk regjistrohet njeri. Psh tek forumi yne per te bere shkarkime vizitori duhet te jete i regjistruar :eek:, por ke pare ti qe ata rrine pa e bere shkarkimin sesa te regjistrohen:smirking:.
Nuk ka diskutime kush ishte me i miri, dhe me i madhi sepse FSH ishte pa dyshim. Edhe pse nuk eshte aktiv sot, prapeseprapi ka trafik te konsiderueshem. Patjeter qe rol ne suksesin e tij ishte dhe koha, ne vitet 2000, mungesa e celulareve, smartfonet nuk ekzistonin, kompjuterat me pakice, interneti me pikatore por ishte etja aq e madhe per te lexuar dhe shkuar shqip. Te mbante dikush nje faqe interneti ishte me e kushtueshme atehere. Edhe tani edhe pse ka plot faqe shqiptare prape interneti shqiptar vuan, se te pakten 70% jane portale lajmesh dhe riciklojne apo kopjojne lajmet e njeri-tjetrit. Akoma telekomedia e Arjan Culiqit "Pas nje lajmi" eshte koherente.
Nuk e kuptoj cfare do te thuash me i liri?

Vdekja e tij nuk erdhi per shkak te nje administratori, per shkak te nje serveri apo per shkak te nje ngjarje te paparashikueshme e te papritur. Nese mendoj mbrapa ne kohe dhe perpiqem te gjej castin qe kam menduar per here te pare se ForumiShqiptar do vdese eshte kur ai vlonte nga diskutimet dhe nga tema te reja qe hapeshin cdo 5 minuta. Ishte pikerisht ai casti kur komuniteti behet me i madh se norma e diskutimit dhe dikton ardhmerine e tij ... konsumimin qe cdo teme te mundshme, deshtimin e cdo debati te mundshem, dorezimin e cilesise llogjike para sasise se fjaleve!

Vdekja e forumeve ne pergjithesi ndodhi se forumeve po ju ikte disi koha. Normalisht po te kishte nje politike apo rregullore disi me ndryshe mund te mos ishin ne kete pike ku me muaj te tere te mos kete as nje teme apo postim... pasi nje forum do nje grup njerezish qe kane pasion qe e mbajne dhe e rigjallerojne. Por persa i perket FSH ai ishte shume i madh per te qendruar me kembe. Jo vetem sajtet por edhe forumet jane ne nje niche apo kategori te caktuar, ndersa FSH ishte si nje enciklopedi me vete, ne te gjitha fushat e mundshme qe do te thote se mirembajtja dhe rezistimi ndaj kohes kerkonin vertete shume pune. Plus qe shume njerez u lodhen, dolen plarforma te reja, blogje dhe rrjete sociale.

Forumet jane mjeti klasik i diskutimit, i debatit dhe i perballjes se ideve. Dikur mendoja se forumet ishin nje nivel intelektual me lart se chati, sot mendoj qe eshte thjesht nje nivel me i larte ego-centrizmi. E them jo se forumit i mungoi niveli intelektual i diskutimit (i keni pasur te gjithe, deputete te kuq, blu, jeshil te papjekur (sot afro te kuqes, por akoma jo ne parlament), keshilltare te respektuar, gazetare, pronare televizionesh e me rradhe). Nga ana tjeter kishit dhe njerez pa pozite shoqerore, te cilet kishe me verte qejf ti lexoje, thjesht e paster! Per t'u kthyer ne teme... keto ishin sot nuk jane me.
Tani, puna e chatit, forumi eshte chat me nivel me te larte, si intelektual gjuhesor etj, por megjithate ngelet edhe chat. Shpesh here kishte grindje pasi fshiheshin chatet sepse nuk lejoheshi chit-chatet. Ajo qe do te me pelqente do te ishte krjimi i nje arkive per temat me cilore dhe normale ne keto arkiva natyrisht qe do hiqeshin chit-chatet. Megjithate axhentat politike dhe fetare kishte cilido qe postonte ne ato tema sic kishte adminstratore qe kujtonin se ishin drejtore ne bibloteken e universitetit Lomonosov te Moskes.

Sot ForumiShqiptar ka ngelur nje vend nostalgjik ku ne pjese e stafit endet si hije per te pare mos ka ndodhur gje. Pak leviz. Megjithate te pamundur per tu marre me te, e leme si nje pikture te shtrember qe presim te rrezohet nga muri qe te blejme nje te re.

Gjithcka funksionoi mire per nje kohe te gjate. Sic kuptova atehere, forumi kishte dhe shume me teper anetare se ata qe shkruanin e njiheshin. Ishin anetaret qe lexonin! Mbaj mend qe atehere m'u pat dukur ironike qe forumi mund te kishte me shume lexues se shkrues (ne fund te fundit forumi eshte vend diskutimesh), por pikerisht kur ndodhi e kunderta, kur arriten me shume shkrues se lexues gjithcka mori fund.

Besoj se eshte edhe ceshtje brezash, botekuptimi. Pasi brezi yne u rrit, u lodh, ka halle dhe jeten e tij dhe nuk ka kohe me te jape kontibutin e tij. Ndersa brezi i ri qe duhet te merrte stafeten eshte me narcistik dhe egocentik nga ne, dhe duke qene totalisht i varur nga rrjetet sociale, nuk i kupton forumet, por shkon atje vetem kur ka nje hall dhe hap nje teme.

Do kisha dashur me shume qe dikush ta merrte persiper, ta dija qe do investonte aq energji sa ne dikur dhe ta conte perpara, por e di qe nuk ekziston si mundesi, e ndiej qe diskutimet publike kane vdekur ne formen e forumeve. Mendoj qe sot duhen me shume sisteme ku publikohen ide, dhe diskutohet mbi ato ide! Ndoshta nje modul i tille do jete pjese e FSHse ne te ardhmen. Ne kete cast pas konsultimit me ata administratore dhe anetare aktiv ne forum mendoj se ka ardhur koha qe ForumiShqitar te mbylle hapesirat e diskutimit (forumi) dhe te qendroje aktiv vetem si arkiv informacioni.

Ka te beje teknologjia dhe avancimi i saj, psh. Quora eshte nje sajt gjigand tani, portalet e lajmeve te lene te komentosh ne fund te postimit dhe perderisa nuk i fshijne sharjet njerezit mjaton te nxjerrin dufin, komentet nga Diskus gjithashtu e ben komentuesin te kete nje lloj identiteti, normale pastaj rrjetet sociale qe i morren te gjithe vizitoret per vete. (dhe pse shihet nje trend i madh nga te rinjte amerikane te braktisin facebook-un).

Trafiku tani eshte i ndare kudo, psh dhe ne nenforumet si te forumfree.it, albanianforum.net etj por edhe nje pjese tjeter ne blogspot apo wordpress. Ne te ardhmen nuk shoh nje forum me te madh se FSH qe perfshinte gjithshka pasi eshte shume e veshtire (ndoshta shqipopedia si dihet :tso::selfie::nerdy::ttm::cwl: ) Llojet e forumeve qe do rezistojne dhe do jene aktiv do jene ne kategori specifike, si eshte psh itshqip.
 
Ne te vertete facebook po shkaterron cdo platforme tjeter, blogjet/forumet do jene gjithmone e me pak te rendesishme. ForumiShqiptar dhe cdo forum tjeter po vdes si pasoje e saj, e jo per faj te admineve ( keq menaxhimi mund ta pershpetoje procesin )

Sinqerisht, uroj nje ringjallje, te ketyre komuniteteve!
smile.gif
 
harruam edhe explorerunivers.com :p
ah keta po i njoh. dmth nuk i njihja por rastesisht pashe njehere qe me kishin bere ca copy/paste dhe i njoha
tani qe po them kete me lindi idea :hmm: te hap nje teme pse ne shqiptaret nuk japim beklinqe:facepalm:
 
Vlen gjithashtu për tu përmendur se edhe grupet në Facebook ngjajnë si forume.
Për të mos thënë që janë më shumë aktivë njerëzit atje sesa në forume.
Ja psh një grup privat në Facebook më emër "GJITHCKA MBI FLOKET"

134,783 Members
+4,076 in the last 30 days

71 New posts today
1,449 in the last 30 days
Created: about 3 years ago
 
...arsyet pse ForumiShqiptar nuk ka marre fund:

1. Shqipja eshte e paster dhe e kuptueshme.

2. Niveli i komenteve nuk eshte aq intelektual sa te te zere koka, por jo dhe aq i thjeshte sa te te gerrice syte.

3. Administratoret i kane gersheret e gjata. Nga pervoja ime di se komentet fyese ose abuzuese pastrohen shpesh dhe pa meshire.

4. Shume komentues pergatisin disertacione, gjejne vende pune, mbrojne vende pune, si edhe zbulojne talentet e tyre me ane te peshkut.

5. Forumi sherben si nyje lidhjesh profesionale, intelektuale, dashurore, partiake etj.

6. Frekuentohet familjarisht nga shume komentues.

7. Nuk eshte ndaluar ende nga rrjetet mbrojtese te kompanive per te cilat punojme, pra nuk ka vend tjeter ku te besh nje dore gallate para se te te ulerase shefi.
 
Duke kerkuar gjeta kete forum Dardania dhe me erdhi cudi qe askush nga ju nuk e ka permendur pasi kualiteti dhe cilesia eshte mjaft e mire madje deri diku do e krahasoja me foruminshqiptar.

Gjithsesi ideja ishte qe e ka vendin aty ne liste :nodding:
 
Edhe kjo goxha faqe e madhe.
Mbase një ditë i duhet dhënë drita jeshile projektit të krijimit të një databaze me faqet shqiptare ...
 
Me sa duket ish forumi zeriyt.com vjenë jo vetëm me një pamje të re por edhe me një domain të ri. Domaini është http://zerion.net
Fillimisht mendova se dikush donte të ndërtonte duke u bazuar tek emri, por pashë që edhe database ishte e zeriyt.com
Uroj që të qendroj sa me gjatë online.
 
Me sa duket, forumet do i kthehen software Xenforo dhe sot per sot eshte me efikas dhe goxha update..
 
Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top