Nderron jete Stephen Hawking

Uriel

Ushtar mjeshtër
Fizikani i njohur botëror, Stephen Hawking, ka vdekur sot në moshën 76-vjeçare.
Mediat raportojnë se Hawking ka vdekur në shtëpinë e tij në Kembrixh, në orët e para të së mërkurës.
Në moshën 22-vjeçare, Hawking i ishin dhënë vetëm disa vite jetë, pasi ishte diagnostikuar me një formë të rrallë të sëmundjes së qelizave nervore. Sëmundja e kishte lënë atë të paralizuar dhe në pamundësi për të folur, përveç me një sintetizues të zërit.
Shkencëtari britanik ka qenë i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin. Ai ka shkruar disa libra shkencorë, përfshirë “Një histori e shkurtër e kohës”.


Source:https://telegrafi.com/stephen-hawking-vdes-ne-moshen-76-vjecare/
 
Ky ka qene nje nga njerezit me inteligjente ne bote, por semundja e penalizoi. Edhe pse ndonjehere astrofizikantet, duket sikur bejne fantashkence, ishte fatkeqesi qe pikerisht ky person te pengohej nga semundja.
 
Edhe pse me nje semundje te rende arriti te jete nje nder mendjet me te medha ne bote dhe do mbahet mend per dekata te tera..
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top