Neqoftese planetet do kalonin midis Tokes dhe Henes (Mistere)

Osho- Femra


Osho për Femrën

Gratë janë më të tolerante e të duruara se burrat, shumë më pak të dhunshme. Ato nuk kryejnë vrasje, vetëvrasje, por burrat bëjnë luftëra, kryqëzata, armë vdekjeprurëse, bomba atomike. Gruaja është komplet jashtë kësaj loje vdekjesh.

Do të kishim një botë më të bukur nëse gratë, gjysma e botës, do të lejoheshin të zhvillonin talentet e tyre. Nuk është punë më të miri, gruaja apo burri. Kanë ndryshime, por ato nuk do të thonë se njëri është më lart se tjetri, ndryshimet janë tërheqja mes tyre.

Gruaja ka një qenie krejt tjetër. Gjithë trupi i saj ka nevojë për dashuri, jo seksualitet, i gjithë trupi i saj është orgazmik. Burri vjen shpejt në orgazmë, dy minuta, kurse gruaja ende nuk ka nisur, do kohë. Pra, ajo nuk është më shumë e interesuar për aktin seksual sesa në përqafim, afrim, ngrohtësi, dashuri. Për miliona vjet ato vuajnë sepse burri nuk u jep dot asgjë, përveçse i ka përdorur si vegla seksuale. I përdorin e pastaj kthehen të gërrhasin. Kaq e shëmtuar! Standardi i dashurisë së gruas qëndron shumë më lart se ai i burrit. Dashuria është e vetmja rrugë për të bashkuar një grua e burrë, asnjë ritual tjetër.

Gjithë gratë në botë po përpiqen të sillen si meshkuj. Po vishen si burra, tymosin si ata e çdo gjë tjetër. Përdorin komunikim e gjuhën e tyre, po bëhen arrogante, agresive, po humbin cilësitë femërore. Shikoni grate e lëvizjeve çlirimtare: kanë humbur diçka – butësinë, femëroren, perceptimin, pasivitetin, gjëra që nuk i zotërojnë më. Janë agresive, të dhunshme.

Mendja femërore nuk mund të ketë ndjesinë e kohës. Është mashkulli, mendja agresive që shqetësohet për kohën, i kohëndërgjegjshëm. Janë plotësisht të kundërt. Femra nuk nxiton, prandaj nuk bëhen lidere të mëdha, shkencëtare, luftëtare. E, kur kanë mëndje të frikshme, kanë mendje mashkullore. Për mendjen fermërore nuk ka qëllime, por bota jonë është mashkullore. Tani e këtu ajo është e lumtur, e trishtuar, e paqëllimtë: ekziston në moment, prandaj nuk është kurioze për largësi e gjëra që nuk janë aty. Nuk i plas fare ç’po bëhet në Vietnam. Burrat janë absurdë komplet: shqetësohen çfarë po bën Mao apo Niksoni. Gruaja merret me dashuriçkat e lagjes, me afërsinë. Koha ekziston vetëm kur mendoni të mbërrini diku, ndryshe, ç’kuptim tjetër ka koha.

Një femër ka cilësi perfekte të bëhet dishepull, është e gatshme të dorëzohet, e ka shumë të lehtë. E ka të natyrshme. Kudo që gjenden 4 dishepuj, tre prej tyre janë gra. Ky do të jetë raporti në gjithë botën. Mahavir kishte 4000 dishepuj, 3000 ishin femra. E njëjta gjë me Budën. Shkoni në tempuj, kisha e numëroni, gjithmonë do të gjeni raportin 3 me 1. Në fakt, gjithë religjionet mbështeten, ushqehen prej femrave; por ato janë vetëm dishepuj.

Mendja femërore nuk diskuton, thjesht jep përfundimin. Debati nuk është femëror, intuita është përmbledhëse, arsyeja merret me hollësitë. Intuita thjesht zgjedh po ose jo.

Gratë duhet të mësojnë karate, aikido, judo – duhet të merren me këto teknika delikate – që janë teknika femërore, të cilat i bëjnë të forta pa masë. Nuk janë të forta si burrat, por ka rrugë të tjera të fuqishme.
 
Në tremijë vjet janë bërë pesëmijë lufëra – ja çfarë ka bërë mendja mashkullore. Jam për një sistem matriarkal. Do të doja që fuqia t’u shkonte femrave, pasi në thelb, ato nuk janë agresive, janë të dashura, të dhembshura. Kjo nuk ka të bëjë me biologjinë, pasi edhe mendja mashkullore mund të bëhet e tillë. Dhe, gjithë procesi i shndërrimit të mendjes mashkullore është arti i meditimit. Do të doja që femrat të bëheshin sa më shumë femra, vetëm atëherë mund të lulëzojnë. Ashtu siç dua meshkujt të bëhen sa më shumë meshkuj të munden. Kur janë kaq të kundërt një tërheqje e madhe, magnetizëm shfaqet mes tyre. Kur afrohen, takohen në intimitet, sjellin dy botë të ndryshme, dimensione të ndryshme, pasuri të ndryshme në bekim të pafundmë. Mund të bëjnë një botë të mrekullueshme bashkë. Burri e gruaja duhet të jenë gjysmat e një të tëre, të plotësojnë cilësitë e njëri-tjetrit. Të gjithë bashkë, qeniet njerëzore do të jenë më të mirë në të gjitha mënyrat e mundshme.

Nëse nuk respektoni femrën, nuk mund të respektoni askënd tjetër – pasi prej femrave ekzistoni. Ju mbajti në bark për nëntë muaj, u kujdes për ju derisa u rritët. Pastaj…nuk jetoni dot pa një grua. Është ngushëllimi juaj, ngrohtësia, jeta është e ftohtë pa një grua. Jeta është jofrymëzuese, gruaja bëhet frymëzimi juaj. Jeta është matematikë, gruaja e bën poezi, kujdeset për ju, bëhet vetë jeta juaj, ju dashuron tmerrësisht, plotësisht.

Situata ime është e thjeshtë: me ata që lëndojnë njerëzimin jam i ashpër dhe me të lënduarit jam i dashuruar. Për gjithë gratë që quajtët shtriga e i dogjët të gjalla kam një dashuri të pamatë. Për gjithë ata që vratë sepse ishin muhamedanë, çifutë ndjej respekt e dashuri, por jo për kriminelët. Për ta unë jam shpata e për viktimat jam zambaku. Jam të dyja bashkë: në një dorë mbaj shpatën, në tjetrën zambakun. Të gjithëve atë që meritojnë.

Gjithë historia e burrave është histori dënimi grash nga gjithë shoqëritë, kulturat, religjionet. Mes gjithë qenieve më të mëdha njerëzore që ecën mbi tokë nuk asnjë që respektoi gruan. Moisiu, Jezusi, Muhamedi, Mahavira madje edhe Buda i kanë dënuar femrat në një mënyrë apo tjetrën. Unë jam njeriu i parë që i kam dhënë grarisë të njëjtin respekt si burrave.

Çdo burrë duhet të respektojë femrat: janë nënat e dashuritë tuaja. Çdo femër duhet të respektojë meshkujt: janë fëmijët tuaj, të dashurit. Janë dy anët e së njëjtës monedhë.

Asnjë grua në botë nuk ka krijuar ideologji, metafizikë, filozofi të mëdha. Ajo shqetësohet për të brendshmen, jo të jashtmen, prandaj kam respektin e pafundmë për gruan, madje jam burri që ka respekt për gratë si askush tjetër. Gratë i dashurojnë por nuk i respektojnë, e, dashuria pa respekt është thjesht epsh, përbrenda ngelet gjithmonë seks, vetëm seks, nëse nuk ka respektin përbrenda. Burri e ka katandisur femrën e spiritualitetin e saj vetëm në seks. E nëse ndiqet moda amerikane – ku çdo gjë përdoret njëherë e pastaj flaket tutje – pasoja e fundme është afër: përdoreni gruan njëherë e pastaj flakeni. Dhe, në një farë mënyre, këtë po bëjnë…

Miliona gra urrejnë burrat vetëm për arsyen e thjeshtë sepse ndihet të përdorura, makina seksi për epshin, që burrat të shfryhen e të flenë rehat. Kurrë mos përdorni gratë, burrat, askënd. Respekti e dashuria janë të përbashkëta, nuk janë përdorimi apo nxjerrja e diçkaje prej dikujt. Jepeni zemrën plotësisht, jo për arsye, por vetëm për kënaqësine të ndarit.

Për shekuj këta burra gjigandë flasin sesi gruaja është porta e ferrit, duke e dënuar femrën pa thënë asgjë për burrin. Këta nuk janë të urtë, por derra shovinistë! E çuditshme, pasi edhe këtë shenjtorë vijnë prej barkut të gruas, por këtë gjë kurrë nuk e përmendin. Kanë frikë prej seksualiteti të tyre, sepse u kanë thënë se seksi është mëkat. E sigurisht, për ta, gruaja simbolizon seksin. Askush nuk çan kokë për gruan e gjendjen e saj. Të gjitha religjionet kanë frikë nga femra, sepse kanë frikë nga seksi. Nëse dënon seksin je i detyruar të dënosh edhe gruan. Fetë bien dakord me njëra-tjeterën vetëm për seksin. Kanë frikë sepse është energjia më e madhe te njeriu. Kanë frikë se femrat u tërheqin vëmendjen nga Zoti. Në fakt, nuk ka Zot, vetëm ideja e tyre se ndonjë grua e bukur do t’i shastisë…kanë të drejtë!

Në bashkësinë time çdo njeri ka dinjitet e nuk katandiset në send. Respektoni femrat, meshkujt, janë hyjnorë. Të respektosh gratë nuk do të thotë të kesh më pak respekt për burrat, por njësoj.

Këta burrat e shenjtë na flasin për shpirtin, që nuk është as burrë as grua, dhe kanë dishepuj vetëm burra, e thonë pastaj se femra është më pak shpirtërore se mashkulli. Po sikur unë të bëj operacion plastik e të shndërrohem në grua, çfarë do të bëjë Buda pastaj? Do të më pranojë si burrë apo apo grua? Nuk do të dinte çtë bënte.

Një grua dihet të ruajë natyrën e vet, cilësitë femërore e t’i pastrojë ato, duke shkuar drejt përndritjes. Të ndriçuar do tw jeni vetëm qenie njerëzore, përtej seksit. Gra! Cilësitë tuaja janë rruga drejt zotave! Do të doja që gjithë bota të kishte cilësi femërore. Respektoni femëroren: qëndron shumë më lart se cilësitë mashkullore. Prej kompleksit të inferioritetit, mendja mashkullore përpiqet të shtypë femëroren. Gjithë e kaluara njerëzore është e shëmtuar, vetëm sepse nuk kemi lejuar cilësitë femërore të lulëzojnë. Në çastin që energjia mashkullore shndërrohet në femërore lind Buda, Krishti.

Burri e ka dënuar gruan, mbase për një arsye: ishte i pasigurt para epërsisë së gruas – dashurisë. Asnjë logjikë nuk është më e lartë se dashuria, asnjë mendje nuk qëndron mbi zemrën, por mendja bëhet vrasëse, e dhunshme, kjo është bërë gjithë këto shekuj. Burrat e gratë duhet të plotësojnë cilësitë e njëri-tjetrit, pasi janë në thelb përbërës të njëri-tjetrit.

Në përvojën njerëzore, lidhja mes nënë e fëmijës është më e afërta me dhembshurinë, megjithëse njerëzit e quajnë dashuri. Nuk është dashuri, pasi nuk ka pasion në të. Sepse nëna e njeh fëmijën në vetvete, e kishte pjesë të qenies së saj. Mijëra milje larg, nëse fëmija sëmuret, nëna shqetësohet, megjithëse nuk e di. Nëse fëmija ka dashur e është dashur nga nëna, ky është fillimi i gjithë besimit në të ardhmen. Fëmija në të ardhmen do të dojë më shumë femrat, do të bëjë më shumë miq, e një ditë do të jetë i aftë t’i dorëzohet një mjeshtri. Më në fund do t’i dorëzohet Zotit. Por nëse mungon lidhja bazë, gjithçka bëhet e vështirë.

Njerëzimi ka harruar gjëra thelbësore për shembull të prekurit dhe rëndësia e madhe e prekjes në jetë. Nëse nëna nuk ju ka marrë në gji, t’ju përcjellë ngrohtësinë, do të jeni të ftohtë në jetë.

Zoti është më shumë nënë se babë, më shumë një gji sesa diçka tjetër. Është lindja e vdekja jonë, lindim jashtë tij e shkrihemi në të. Është si oqeani që na valëzon, ne valët e tij. Cilësitë e tij, dhembshuri, dashuri janë femërore. Universi është nënë, po ju pret prej pafundësisë, mjaft të trokisni, por ju rrini te porta. Ekzistenca nuk e hap vetë derën, nuk është agresive, por pret edhe në dashuri. Prandaj po pret t’ju kthejë përgjigje.

Dashuria është ushqim për intuitën. Nëse nëna e do fëmijën ai bëhet intuitiv e rritet përbrenda, nëse jo ai bëhet intelektual.

Çdo gjë që një nënë tregon, bën, flet, është domethënëse. Kur fëmija qesh dhe nëna i jep dashuri e qumësht, përqafime, ai po mëson politikën: do të buzëqeshë kur nuk i buzëqeshet sepse e di sesi ta bindë nënën. Dhe lind gënjeshtari, politikani vjen në jetë. Ai di si të falsifikojë, gjë që e ka mësuar qysh prej lidhjes me nënën e vet. Kjo është marrëdhënia e parë në botë. Kur të ndërgjegjësohet për mjerimin e vet, ferrin e vet, pështjellimet e veta, do të gjejë diku atje të fshehur nënën e vet.


(TE dashur lexues per te lexuar shkrime interesante qe do ti sherbejne ngritjes tuaj shpirterore ju sugjeroj te beheni anetare te faqes me te re ne facebook qe quhet "Evolucioni i Vetedijes" FLM)
 
Gjerat e pabesueshme qe ndodhin kur zgjohemi shpirterisht

atteindre-l-illumination.jpg


Këto kohë po ndodh një zgjim në masë i njerëzve në një pjesë të mirë të globit, mund të ndodhë për shkak të intensitetit të komunikimit si rezultat i mediave sociale dhe teknologjisë.
Ndoshta edhe intensiteti i ngjarjeve astrologjike që po ndodh këto kohë mund të jetë një shenjë se si një forcë e mbinatyrshme po ndërhyn në jetën tonë të përditshme.
Çfarëdo që të jetë, është e qartë që interneti dhe dalja në pah e një sërë eventesh shoqërore shpirtërore kanë mundësiuar të shohim se si një sërë njerëzish po përjetojnë në të njëjtën kohë diçka të rëndësishme.

Sinkronizimet

Sinkronizimet janë diçka që shumë njerëz mund ta quajnë koiçidencë apo rastisje, por sidoqoftë, kjo është më shumë se rastisje. Ndonjëherë ndjehet sikur bota ka bërë një konspiracion për ty që të takosh një person apo hasësh në një mundësi që do të të ndihmojë të biesh në grackën e parashikuar. Por sinkronizimet janë një shenjë që jeta juaj është në rrugën e duhur, kështu që kur ju shfaqen, ndiqini dhe pa dyshim që do t'ju shpien në vendet më magjike që keni imagjinuar.

Kur hasni në ngjyra, tinguj apo aura

Është e zakonshme për njerëzit të shohin frekuenca në mënyra të ndryshme, për shumë njerëz kjo tregon një ngjyrë apo një mënyrë të ndryshme të të parit të gjërave. Por mund të jetë edhe një vibrim, dhe çdo gjë ka frekuencat korresponduese. Një shembull mund të jetë ngjyra vjollcë, e cila mund të shoqërohet me një sërë tingush dhe formash të së njëjtës frekuencë. Kjo do të thotë nëse një mik i juaji rrezaton një aura ngjyrë vjollcë, ju mund ta shihni vizualisht apo mund ta ndjeni.

Komunikimi mendorë

Komunikimi mendorë nuk është gjithmonë ajo që shumë njerëz mendojnë. Stigmatizohet si "leximi i mendjes së dikujt". Gjithsesi të tjerë njerëz mendojnë se ky komunikim është sinkronizimi i së njëjtës frekuence të dy njerëzve. Ndonjëherë mund të keni të njëjtën ide me dikë tjetër në të njëjtën kohë. Është thjeshtë një mënyrë e "shpartallimit" të iluzionit të ndarjes.

Kuptimi i iluzionit të ndarjes

Në njëfarë kuptimi të gjithë jemi të ndahshëm, por në të njëjtën kohë jemi e njëjta gjë. Është e njëjta gjë si qelizat e trupit, nëse shikohen nga këndvështrimi i një qelize të vetme. Por nëse e sheh nga larg, duket thjeshtë një pjesë e trupit të njeriut. Është e njëjta gjë me tokën, e cila është një qelizë në univers në të cilën të gjithë jemi pjesë e saj. Një pemë, një kafshë apo person mund të duken të ndryshëm, por janë thjeshtë qeliza në këtë organizëm të madh të tokës.

Ëndërrat, vizionet, njohjet paraprake dhe metaforat

Ëndërrat janë një ngjarje që shpesh na ndihmojnë të lundrojmë në jetë. Shpesh mund t'i shohim gjërat përpara se të ndodhin dhe ndonjëherë shfaqen në atë mënryë që ne mund të zgjedhim. Mund të shfaqet simbologjia në jetë dhe çdo gjë mund të kthehet në një ngjarje në të cilën personazhi kryesorë je ti. Përpara zgjimit, një qen mund të ishte thjeshtë një qen, por në rrethana të caktuara pas zgjimit mund të simbolizojë besnikërinë. Ndonjëherë gjërat e vogla kanë kaq shumë domethënje sa që mund të hapin kutinë magjike të jetës sonë, pastaj do shihni se si, çdo gjë është e lidhur.

Do gjeni një rrugë dalje kreative

Jemi krijuesit, dhe besohet se ky është zgjimi i përgjithshëm shpirtërorë. Ndërsa kalojmë nga qenie materiale në qenie krijuese - fokusohemi më pak mbi atë se çfarë mund të kemi dhe më shumë mbi atë se çfarë mund të japim. Jemi krijues prej natyrës dhe kur zgjohemi, shohim që bota është krejt e ndryshme, kjo mund të na çojë në zbulimin e talenteve krijuese që nuk dinim se i dispononim.

Shpërbërja e kushtëzimit

Ndërsa nis ta shohësh botën ashtu siç është dhe jo ashtu siç ju kanë thënë, do nisni të vini në pikëpyetje gjithçka që dini. Është e qartë që nuk mund të shkojmë tek doktori dhe t'i themi që kemi parë vizione shpirtërash, pasi mendojnë se ata mund të na marrin për të çmendur. E çuditshmja është se rreth 84% e globit është fetare apo beson në fe. Ky supozohet të jetë kremtimi i botës shpirtërore. Është sikur të gjithë të identifikohen me diçka dhe njëkohësisht ta mohojnë atë.

Shpërbërja e kushtëzimit mundëson të shohësh se:

- Nuk duhet të jemi në garë

- Jemi krijues dhe të dashuruar natyral

- Nuk duhet të futemi në kafaz

- NJerëzit janë më të lumtur kur janë pjesë e diçkaje më të rëndësishme se ajo e vetes

- Mrekullitë janë të vërteta - fakti që jemi këtu ku jemi pas as edhe të vetmen provë e provon këtë gjë

- E meritojmë të jemi të lirë

- Dhe do jemi të lirë

Zgjimi shpirtërorë nuk është unik, ekzistojnë mënyra të pafundme për ta shpalosur.
 
Ligji i terheqjes universale

Ligji i Tërheqjes: Supozo atë që dëshiron

Njëri nga hapat më të rëndësishem duke përdorur Ligjin e Tërheqjes (që thotë se mendimet dhe ndjenjat tona tërheqin përjetimet tona) është të ndërrojmë pritjet tona. Pse? Sepse universi furnizon saktësisht atë që presim të shohim. Pritjet tona janë bazamenti i besimeve tona ekzistuese.

Në qoftë se besojmë që kemi mungesë financiare, presim që shpenzimet tona të jenë më të mëdha se të ardhurat tona – dhe universi furnizon. Nëse besojmë që jemi të sëmurë, tepër të shëndoshë ose të dobët, presim që ndiejmë dhembje dhe lodhje – dhe universi furnizon. Nëse besojmë që jemi të padenjë për dashuri, presim që njerëzit nuk na duan – dhe ç’mendon që uiversi furnizon?

Kujtoji përjetimet që ke pasur në të kaluarën dhe pyete veten nëse e more atë që po prisje. A ke ndonjëherë shqiptuar deklarata si ato?

Nuk mund të vazhdoj më!

Jeta është luftë, dhe kjo më vret.

Gjithçka shkon gjithmonë mbrapsht për mua.

Po të mos kisha fat të keq, nuk do të kisha fat fare.

Kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë, diçka do të shkojë keq.

Fjalë si këto janë në të vërtetë parashikime vetëplotësuese. Në fakt ti ia bën universit porosinë tënde në çastin kur fillon t'i ndiesh ndjenjat prapa fjalëve (po, **** para se t'i THUASH fjalët!). Universi nuk çan kokën për fjalët që përdor, por u kushton vëmendje vibracioneve të tua - sinjalit energjetik që ti po dërgon. Ky sinjal formohet nga besimet dhe pritjet e tua.

Pra si mund t’i ndërrojmë pritjet tona? A është e mundur?

Absolutisht po!

Njëra nga gjërat më të fuqishme që mund të bësh është të presësh qëllimisht më të mirën. Gjatë ditës kalo disa çaste në pushim dhe prit diçka të mrekullueshme. Thuaji vetes: “Sot do të jetë një ditë e shkëlqyeshme!” Mundohu të gjesh një pritje pozitive në çdo përjetim.

Nëse shefi yt kërkon të bisedojë me ty privatisht, në vend që të presësh që do të të qortojë ose largojë nga puna, prit që do të të lavdërojë dhe të ta rrisë rrogën! Në vend që të presësh fatura, prit një çek!

Sa më shumë mund ta mbash në zemrën tënde këtë ndjenjë pritjeje të gëzuar, aq më shumë do të shohësh rezultate që pasqyrojnë drejtpërdrejt pritjet e tua.

A tingëllon kjo e pabesueshme? E panatyrshme? Provo këtë eksperiment të vogël:

Para se të dalësh nga shtëpia një mëngjes, thuaji vetes: “Dikur sot do të shoh imazhin e një grerëze (ose çfarëdo imazhi që zgjedhësh – duhet të jetë diçka që nuk sheh zakonisht gjatë aktiviteteve të tua të përditshme).

Unë vendos ta tërheq këtë imazh në vëmendjen time, dhe do të më hidhet përsipër, kështu që nuk do ta humb. E DI që do ta shoh këtë grerëz, dhe kjo do të më vërtetojë që pritjet e mia NË TË VËRTETË ndikojnë përjetimet e mia.”

Duke thënë këto fjalë, mbushi me fuqi dhe bindje! Beso me gjithë zemrën tënde që në të vërtetë do ta tërheqësh këtë imazh. Pastaj largoje dhe vazhdo me ditën tënde si gjithmonë.

Nëse nuk e sheh imazhin që e ke zgjedhur, ti di që nuk ke mbushur pritjen tënde me mjaft fuqi dhe besim!

Kur e provova këtë eksperiment për herë të parë, nuk funksionoi. Duke e rikujtuar, kam parasysh se nuk BESOVA se do të shihja një grerëz. Shpresova se do ta shihja, por kisha dyshime. Megjithate vendosa ta riprovoja të nesërmen.

Atëherë vërtet ia dhashë pritjes sime energji me bindje dhe besim të patundshëm. Isha e VENDOSUR të shihja një grerëz dikur gjatë ditës sime dhe nuk do të pranoja asnjë rezultat tjetër. Obobo, sa mora atë që kërkova!

Atë ditë pashë grerëz kudo që shkoja. Logo grerëze në kamione që kalonin, bleta që u përmendën në radio, një arkëtar në dyqan që mbante një karficë me grerëz kur bëra pazar, dhe kur u ktheva në shtëpi, burri im po shihte një dokumentar për bleta në televizion!

Sapo të fillosh të shohësh që mund t’i ndikosh përjetimet e tua edhe në gjëra të vogla, imagjino se sa i fuqizuar do të ndihesh kur të vendosësh të presësh diçka më të mirë në aspektet më të mëdha të jetës. Përpiqu, do të mbetesh me befasi të këndshme!

Wendy Betterini
 
NJË MENDJE E HAPUR !

Sapo ta keni angazhuar veten në arritjen e ëndrrës tuaj, ju duhet të filloni të vini re diçka mjaft të çuditshme që fillon të ndodhë në jetën tuaj: universi në të vërtetë fillon t’ju ndihmojë ju ta arrini atë!

Ju thjesht duhet të jeni Mendje-Hapur- kjo është, ju duhet të jeni të gatshëm dhe të dëshironi të merrni çfarë universi ka rezervuar për ju.

Disa njerëz e quajnë këtë parim Ligji I Tërheqjes, por sido që ju e thërrisni atë, është pothuajse e vërtetë që ju do të vini në lëvizje forca të papara të cilat padyshim do t’ju ndihmojnë në manifestimin e ëndrrave tuaja.

Njerëzit, ngjarjet dhe rrethanat do të tërhiqen tek ju dhe do t’ju ndihmojnë në arritjen e ëndrrave tuaja. Ju mund vetëm ta pranoni këtë të vërtetë të plotë kur ju e përjetoni atë vetë; dhe sapo ta angazhoni veten në ëndrrën tuaj, ju do të filloni ta përjetoni atë.

Gjërat do të fillojnë të ndodhin: ato do të duken si rastësi fillimisht, por ju po jetoni tashmë në një realitet të ndryshuar.

Kur ju i mbani ëndrrat brenda jush, ju gjithashtu do të jeni të aftë të prekni zemrat dhe mendjet e njerëzve rreth jush në të njëjtën mënyrë; dhe kjo është një eksperiencë më të vërtetë e mrekullueshme dhe frymëzuese kur ju zbuloni për veten që universi me të vërtetë ju ndihmon të arrini synimet tuaja.
 
Tingujt qe leshojne planetet ne sistemin tone diellor
Nuk e di sesa reale janë këto tinguj por është e vërtetë që tingujt ekzistojnë dhe janë vërtetë të tmerrshëm.
Arsyeja pse nuk e dëgjojmë zhurmë që Toka bën gjatë lëvizjes në Hapësirë është sepse zhurma është në frekuenca që nuk kapet nga veshi i njeriut.
Nga këto që dëgjova këtu Dielli ngajn si natë vere, Mërkuri si erë e fortë që përplaset në mikrofon, Venusi si traget dhe Toka si stuhi
 
Nuk e di sesa reale janë këto tinguj por është e vërtetë që tingujt ekzistojnë dhe janë vërtetë të tmerrshëm.
Arsyeja pse nuk e dëgjojmë zhurmë që Toka bën gjatë lëvizjes në Hapësirë është sepse zhurma është në frekuenca që nuk kapet nga veshi i njeriut.
Nga këto që dëgjova këtu Dielli ngajn si natë vere, Mërkuri si erë e fortë që përplaset në mikrofon, Venusi si traget dhe Toka si stuhi

Nje hapesire aq e madhe qe nuk i dihet fundi padyshim mund te degjosh edhe me shume..
 
Drakula


vlad_d10.jpg




Konti Vlad Drakula ka ngelur një nga personazhet, i cili nuk do të harrohet kurrë nga historia e njerëzimit. Mbi të gjitha, ai do të kujtohet i veshur me simbolin kryesor të së keqes që herë-herë është krahasuar me vetë djallin, i cili kishte marrë formë njerëzore.

Drakula ishte një prej luftëtarëve më guximtarë në luftimet që kryheshin kundër Perandorisë Osmane. Ai ndiqte taktika të ndryshme për tmerrimin e kundërshtarit. Taktika e tij më e njohur psikologjike ishte ngulja në hell e kundërshtarëve të kapur rob, duke ndërtuar kështu një pyll të tërë me trupa njerëzish


Konti Vlad Drakula ka ngelur një nga personazhet, i cili nuk do të harrohet kurrë nga historia e njerëzimit. Mbi të gjitha, ai do të kujtohet i veshur me simbolin kryesor të së keqes që herë-herë është krahasuar me vetë djallin, i cili kishte marrë formë njerëzore.

Drakula ishte një prej luftëtarëve më guximtarë në luftimet që kryheshin kundër Perandorisë Osmane. Ai ndiqte taktika të ndryshme për tmerrimin e kundërshtarit. Taktika e tij më e njohur psikologjike ishte ngulja në hell e kundërshtarëve të kapur rob, duke ndërtuar kështu një pyll të tërë me trupa njerëzish. Nguleshin hunjtë e mëdhenj në tokë dhe mbi ta nguleshin kundërshtarët e kapur robër, që rrinin pezull në ajër deri sa vdisnin ashtu, të ngulur mbi ata hunj të mprehur mirë.

Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe këto ishin skenat me të cilat përballeshin nëpër fusha osmanët. Tmerri kalonte çdo kufi dhe shumë shpejt Drakula konsiderohej nga osmanët si vetë djalli. Arritën deri aty sa të besonin se nuk ishte njeri. Një pamje në të cilën mund të vërehet qartë profili i këtij luftëtari të tmerrshëm, është edhe një gravurë në të cilën tregohet Vlad Drakula duke ngrënë mëngjes.

Ai tregohet i ulur në një tavolinë në mes të një fushe, i rrethuar nga qindra trupa të ngulur në hell. Shijimi i kësaj atmosfere, ndërsa ha mëngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundërshtarit. Tmerri dhe reputacioni i këtij njeriu u bë legjendë aq sa dhe sot besohet se ai ishte përfaqësues i djallit ose djalli vetë.

Konti Vlad Ţepes, vendbanimi i të cilit ishte vendosur në Sighisoara, Rumani, nuk ishte as vampir e as ndonjë krijesë tjetër mbinatyrore. Ky pseudonim i keq i erdhi kontit nga nofka e tij. Megjithatë, tregimet mizore për të kanë shumë gjasa për të qenë të vërteta.

Dhe Tepes ishte një pseudonim gjithashtu dhe jo mbiemri i tij, pasi Vlad kënaqej kur ndëshkonte mbi hunj popullin (tep do të thotë ;shtizë; në rumanisht).

Thuhet madje se njëherë ai iu gozhdoi kapelet në koka ambasadorëve të Francës, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Pas kësaj, ai preu kokën e shërbëtorit të tij për ta vendosur atë po mbi hu, pasi ai ishte një djalë i dobët, i cili nuk mundi të duronte dot erën e kufomave.

Një tjetër histori që tregohet për të tmerrshmin kont është se një herë ai mblodhi të gjithë lypsët e zonës së tij për një gosti dhe pas saj, ai i dogji ata të gjithë. Batakçinjtë nga ana tjetër besonin se ai vrau dy zogj me një gur, çliroi vendin nga lypësit dhe i shpëtoi ata nga vuajtjet.

Po ashtu, tregohet se Drakula urdhëroi t’i priteshin duart bashkëshortes së një fshatari dhe pastaj koka e saj të vendosej sipas zakonit të tij mbi një hu, sepse ajo u takua me burrin e saj e veshur me rrobat e grisura. Kjo pastaj u përdor si një argument frikësues për fshataret e tjera që ato të arnonin rrobat e tyre gjithmonë.

Një nga krimet më të përgjakshme të Drakulës ka qenë kur ai urdhëroi që të shpoheshin dhjetë mijë njerëz në të njëjtën kohë në një qyteti të vogël që ishte vonuar në pagimin e taksave tek ai, taksë që ishte rreth dy monedha argjendi.

Pas këtij akti makabër, Drakula duke qeshur iu tha pakicës së mbijetuar: ;Kjo do të bëjë të tjerët të paguajnë gjithmonë në datën fikse atë çka më detyrohen;.

Po me urdhër të tij, një herë tjetër shumë njerëzit u dogjën në shtëpitë e tyre dhe kufomat iu hodhën si ushqim gaforreve në një pellg të zonës.

Pastaj ai mblodhi gaforret dhe ua dhuroi familjeve të atyre që guxuan të shkelin mbi fuqinë e tij. Gjatë mbrëmjeve që ai organizonte i pëlqente të shtronte në një sallë tjetër kufomat e armiqve të tij me fyt të prerë dhe të hapur dhe në duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verë.

Mbi një mal në Brasov të quajtur kalaja e zezë është një kështjellë të cilën pronari ia dha Drakulës dhuratë për ditëlindje. Drakula pasi nuk i pëlqeu diçka e vogël te kështjella, urdhëroi ta vrisnin vasalin brenda ditës.

Por duhej të kalonin disa qindra vjet kur ekspertët mjekësorë nxorën përfundimin se Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltë dhe si nga një tjetër sëmundje e rrallë, që quhet porphyria. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë fobia nga rrezet e diellit (ultraviolet mund të shkaktojnë tumoret kanceroze) qime të gjata që duken si veshje trupi, mprehje e dhëmbëve etj. Por më kryesore për këtë sëmundje është nevoja konstante e pirjes së gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit.

Mendohet se gjatë sundimit të tij (1456-1462), ;Vlad gjakpirësi; është thënë se ka vrarë nga 40.000 në 100.000 civilë evropianë (rivalët politikë, kriminelët dhe cilindo tjetër të cilin ai e konsideronte ;të padobishme për të njerëzimit, kryesisht duke përdorur metodën e tij e preferuar e të nguljes së kokave mbi heshta në shtylla të mprehta.

Burimet kryesore që kanë të bëjnë me këto ngjarje janë të dhënat nga Transilvani fqinj, i cili kishte përleshje të shpeshta me Vlad III. E megjithatë Vladi III respektohet si një hero i popullit nga rumunët për mundjen e pushtuesve turq. Viktimat e tij të heshtëzuara thuhet se janë më shumë të 100.000 myslimanëve osmanë.

Historikisht, emrin "Drakul" është nxjerrë nga një urdhër sekret vëllazërore e kalorësve të quajtur Urdhri i Dragoit, i themeluar nga Sigismundi i Luksemburgut (mbretit të Hungarisë, Kroacisë dhe Bohemis dhe Perandori i Shenjtë Romak) që të mbrojë krishterimin dhe mbrojtjen kundër Perandorisë Osmane.

Ka spekulime gjithashtu për faktin se Drakula ushqente një urrejtje të madhe për gratë, dhe si pasojë e kësaj, krimet e tij ishin të shumta kundër tyre. Ai bëhej edhe më mizor me gratë e pabesa, vajzat që nuk e ruanin virgjërinë e tyre dhe të vejat pasionante, me sa duket duke u përpjekur për të imponuar një moral puritan në mes subjekteve të tij.

Por paçka krimeve të tij mizore, kohët e fundit disa zyrtarë rumunë hodhën idenë e ndërtimit të një parku të madh horror në territorin e Sighisoara.

Në park do të paraqiten atributet e inkuizicionit dhe nga periudhat të tjera të përgjakshme në historinë njerëzore si kafka, gijotina, karrige elektrike dhe pajisje të ndryshme të torturës.

Por janë disa organizata të ndryshme sociale dhe ekologjike, duke përfshirë edhe UNESCO-n, të cilat janë kundër këtij ndërtimi. Ata besojnë se parku do të jetë i dëmshëm për mjedisin dhe do të prishë atmosferën historike të vendit.

Ata janë të shqetësuar gjithashtu që një park i tillë i pazakontë argëtues do të tërheqë njerëz me çrregullime psikologjike, për shembull, maniakë, të cilët e konsiderojnë idhull Drakulën e tyre.

Përktheu: Lorena Kollobani
 
KUSH KA QENE KONTI DRAKULLA ?

Personazhi vampir tashmë tejet i njohur dhe i popullarizuar kudo ne botë, me emrin konti Drakulla, ne te vërtetë ka qenë VLAD TEPASHI (1431-1476). Ai ishte një figure e shquar nga historia e rezistences rumune e shek XV. Sinonimin ;TEPASH" qe do të thotë ;ngulites;, e ka marrë nga prirja e tij qe armiqtë e vet, t'i denoje ashoer me metodën e nguljes ne hu.

Vladi, se bashku me vellane e tij me të ri, Radon, si rezistues dhe kundershtar i pushtimit otoman, i kishte kaluar disa vjet ne kazate (njesi administrative ku shtrihej pushteti otoman), me te tmerrshme turke. Aty i jepet rasti qe t'i mesoje dhe pervetesoje shumë nga metodat me te ashpra te denimit, përdorimi i te cilave me vonë kundër armiqve te tij, atë do ta lartesojne ne fron si sundimtarin me te ashper dhe gjakatarin me te famshem.

Ne vitin 1448, pati sukses qe territorin e Vllahise, krahine kjo qe deri ne atë kohe ishte ne protektoratin turk, ta marrë nën kontroll, mirëpo shpejt ky sukses i tij dështoi, dhe ai detyrohet te ike ne Hungari. Ne këtë shtet, duke qenë i njohur si kundershtar i flakte i pushtimeve turke ne Evrope, arrin ta fitoje besimin dhe mbrojtjen e popullit hungarez.

Fale perkrahjes se miqve hungareze, me 1456, sërish rikthen pushtetin ne territorin me pare te humbur, dhe aty sundon deri ne vitin 1462. Gjatë kësaj periudhe te sundimit te tij, Tapeshi ndertoi keshtjellen famekeqe te quajtur Drakulla, ku ushtroheshin tortura nga me te paparat, dhe aty likuidoi mijëra kundershtare te bindjeve te tij.

Kur ne vitin 1462, turqit sërish e pushtuan atë krahine, ai iku prapë. Por, mbreti i atehereshme rumun, Matja Korvin, nga frika e reputacionit te keq qe kishte Tapeshi dhe nën ndikimin e presionit të madh te opinionit, e arrestoi dhe e dënoi me burg.

Pas 12 vjetësh te qendrimit nën pranga, lirohet nga burgimi dhe arrin sërish ta riperterije titullin e kontit qe e kishte me pare si sundimtar i pacenueshem fuqiplote. Por, tashmë, edhe numri i armiqve te tij ishte shumë me i madh. Ai vritet nga një komplot i organizuar mirë pikërisht nga armiqtë e tij. Por, nuk mbaron çdo gjë me vdekjen e tij.

As thashethemt. Madje, ne ato vise u thuren shumë mite dhe legjenda. Edhe pse ishte i varrosur ne afersi te Bukureshtit, ne vendin Snagov, edhe sot e kësaj ditë, ende qarkullojne shumë dyshime për vdekjen e vërtetë te tij. Besohej se ai fare nuk është i vdekur. Varri ishte i zbrazet, sepse menjehere pas varrimit, sipas legjendes se krijuar, ai ishte ringjallur sërish dhe tash shetit diku nëpër Rumani, duke u ushqyer me gjak njerezish. Sipas këtyre bestytnive, populli paragjykon se prapë një ditë do të kthehet sundimi i tij...

Hulumtimi i historisë se bujshme prej gjakatari te këtij konti, degjimi i shumë tregimeve dhe miteve për biografine e tij, pak prirje edhe fantazi kreative i mjaftuan shkrimtarit te famshem Bram Stoker, qe përmes romanit te tij ;Drakulla;, ta krijoje imazhin e VAMPIRIT me te popullarizuar ne botë, nga i cili, me vonë, inspirohen shumë skenariste te famshem hollivudian për te krijuar filma te zhanrit horor.

Edhe pse prejardhja e vampirizmit si fenomen, i vishej këtij sundimtari famekeq rumun, legjendat për këso krijesa qe zgjohen naten dhe ne kohën e henes se plotë kërkojnë gjakun e fresket qe e thithin nga viktimat e tyre, burimin e kanë nga kohët edhe me te lashta.

Sot, ne fjaloret e tyre, vampirizmin si term dhe dukuri, e kanë pervetesuar shumë gjuhe te botës. Ta zëmë, ne rusisht thuhej "UPITY", ne lituanishte ;WEMPITI;, ne polonishte ;UPIOR; etj. Edhe fjalori i gjuhesh shqipe e ka ne perdorim këtë nocion si ;VAMPIR;, me domethënie- i vdekuri qe, sipas besimeve te kota, gjoja del naten nga varri dhe ua thithe gjakun njerëzve te gjallë. ne bestynine e popullit tonë, termi ne përdorimin e zakonshem zevendesohet edhe me nocionin ;LUGAT.
Ne gjuhën angleze, fjala vampir, për here të parë është përmendur ne revisten ;London Journal;, me 04 maj 1732, kur ne te publikohet teksti dhe perkthimi i një raporti sensacioal nga mjeku ushtarak Johan Fluckinger, ne te cilin pershkruhet rasti i Arnold Panelit, vampirit serb, i cili atëbotë e kishte perhapur këtë epidemi ne rrethinen e gjerë te kryeqytetit te Serbise- Beogradit.
 
Drakula nuk vdiq kurrë

20131126035755_news.jpg




Miti i tij është si vetë ai: I përjetshëm. Dikur terrorizonte mesjetën dhe intrigonte romantikët, ndërsa sot josh adoleshentët. Ja përse vampirët vazhdojnë të pëlqehen kaq shumë.

Ka ndonjë vit a më shumë, që i gjen gjithandej. Kanë pushtuar raftet e librarive, por sidomos ekranet, si ata televizivë edhe të kinemasë. Nga seritë televizive “Buffy, vrasësja e vampirëve” dhe “Twilight”, duke kaluar nëpër “Ditarët e vampirit”, krijesat që thithin gjak thyejnë vazhdimisht çdo rekord frekuentimi. Sado që janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, të gjithë ata kanë një paraardhës të përbashkët, Drakulën. I lindur nga pena e shkrimtarit irlandez Bram Stoker në fund të shekullit XIX, ky personazh është frymëzuar nga figura historike e Vladit të Tretë Drakula. Kush ishte ky burrë që të meritonte “pasardhës” të këtillë? Nga vjen fama e tij kaq e tmerrshme dhe në ç’mënyrë i dha jetë një miti kaq të fuqishëm? Lista e mizorive që Vladi III ka kryer vërtet, është mbresëlënëse.

Gjithçka fillon në shekullin XV. Vladi lindi rreth viti 1430 në Sigishoara, qytezë në qendër të Rumanisë. Nuk i kishte mbushur ende 14 vjeçët kur i ati mori fronin e Vllahisë, një rajon në jug të vendit. Atë epokë, gjithë zona gjendej në një situatë politike shumë delikate. Duke qenë ndërkaq vasal i Hungarisë, sovrani kërcënohej në lindje nga përparimi i turqve; prej dy shekujsh, perandoria otomane ishte lëshuar me një fushatë ekspansioni në thellësi të Ballkanit. Otomanët kishin mbërritur deri në Detin e Zi, kontrollonin të dyja brigjet e Danubit dhe rrugët kryesore të komunikimit.

Për të mbrojtur kufijtë e tyre, Hungaria dhe Vllahia u detyruan të lidhnin një traktat paqeje me sulltanin. Në shenjë të vullnetit të mirë, princi vllah dërgoi “peng” në oborrin e sulltanit dy bijtë e njomë, njëri syresh Vladi. Por pak pas mbërritjes së fëmijëve, Papa e hodhi poshtë marrëveshjen e mësipërme të paqes, në emër të kryqëzatës kundër Islamit. Otomanët, të zemëruar, e mbajtën rob Vlad Drakulën bashkë me të vëllanë, për katër vjet rresht.

Mes sadizmit dhe legjendës

Se ç’lloj jete e torturash iu nënshtruan dy të miturit, nuk dihet me saktësi. Por dihet se kur Vladi hypi në fron me emrin Vladi III, ndërmori një luftë të egër dhe të pandalshme kundër otomanëve. Shfaqja më e parapëlqyer e tij ishte ngulja e kokave të armiqve në hunj të gjatë apo shkuarja e tyre në hell: Për këtë i mbeti dhe “titulli” Vlad Tepesh (hu-ngulësi). Poshtë dritareve të kështjellës së tij, thuhet se kishte krijuar dora-dorës një pyll të tërë me hunj majë të cilëve nguleshin kokat e ushtarëve otomanë e kundërshtarëve të tjerë; një sipërfaqe që zgjatej me kilometra.

Ndodhte që duke festuar, shijonte agoninë e fundit të viktimave. Me mijëra burra, gra e fëmijë qenkëshin vrarë kësisoj, pa numëruar viktimat e vrasjeve “të zakonshme”. Paskësh shkuar deri aty sa të detyronte nënat të hanin fëmijët e tyre pasi ishin “gatuar”, apo bashkëshortët të hanin gjinjtë e grave. Kjo legjendë makabre sa më s’ka, është rrëfyer edhe në një shkrim anonim të titulluar “Historia e vojvodës Drakula” (Histoire du voievode Dracula), publikuar në vitin 1463 dhe shpëndarë në gjithë Europën.

A përkon kjo me të vërtetën? Vështirë ta thuash. “Është e pamundur të llogarisësh viktimat e Drakulës duke u mbështetur në dokumentet e epokës”, paralajmëron historiani rumun Matei Kazacu, i specializuar në epokën e Vladit III, që nënvizon rëndësinë e propagandës keqdashëse që gëloi rreth këtij personazhi. “Kjo sepse princi, pasi nuk u kënaq dhe thyerjen e sulmeve otomane, nisi ta nxjerrë inatin edhe me familjet e mëdha të mbretërisë së tij, bojarët, që tradicionalisht ishin vendimmarrës dhe bënin ligjin. Eliminoi privilegjet e një pjese të popullsisë, për të nxjerrë të ardhura për luftën kundër turqve. Nuk është për t’u çuditur, pra, që këto masa të ngjallnin shumë pakënaqësi”.

Në fakt, nuk ekzistojnë prova që ky sovran të ketë qenë më shumë mizor se bashkëkohësit e tij. Matei Kazacu pohon se ndëshkimet që urdhëronte Drakula, ishin relativisht të zakonshme në shekullit XV. Por në dallim nga të tjerët, “Vlad Drakula e shijonte ndëshkimin, e bënte spektakolar terrorin, për ta shfrytëzuar si armë politike”. Gjithsesi, kjo nuk do t’i mjaftonte për një jetë të gjatë. Në vitin 1476 u vra në fushëbetejë kundër turqve dhe u harrua.

Kafshimi dhe seksualiteti

Duhet të vinte shekulli XIX që shkrimtari Bram Stoker ta shpluhuroste këtë personazh nga errësira e shekujve. Teksa ishte në kërkim të frymëzimit, autori përjetoi një makth, të mbushur përplot me vampirë. Vendosi që ta shndërronte këtë përjetim në subjekt të librit të tij, me protagonist njëfarë Konti Vampyr. Kur ishte duke bërë kërkime në bibliotekë mbi Transilvaninë, rajoni pranë Vllahisë dhe djep i shumë legjendave mbi gjakpirësit, has në figurën e Vlad Drakulës.

Kështu ndodhi që Konti Vampyr u bë Konti Drakula. Në atë kohë, historitë me vampirë ishin të modës në Europë. Në fillim të shekullit XIX, romanticizmi i rinxorri në pah këto tema. “Romantikëve u pëlqente ideja e jetës pas vdekjes. Gjithashtu edhe dimensioni seksual, që fshihet pas nguljes së dhëmbëve dhe posedimit të trupit të dikujt përmes kafshimit fatal, është shumë intensiv”, thotë Marjolen Bute, historiane franceze e kulturës popullore. Në një epokë kur nuk lejohej të flitej për seksin, këta personazhe mundësonin “anashkalimin” e rregullave të moralit.

Por figura e vampirit është shumë më antike se kaq. Që në shekullin XII besohej se të vdekurit kërkonin t’u pinin gjakun të gjallëve, një bindje veçanërisht e përhapur në ishujt britanikë dhe në vendet ortodokse, ku nuk ekzistonte koncepti i Purgatorit dhe ku nuk përcaktohej fare destinacioni i shpirtrave në pritje të marrjes së gjykimit. Epidemitë e mëdha vdekjeprurëse dhe varrezat masive, ku ndonjëherë futeshin nën dhe edhe njerëz ende të gjallë, ndikuan edhe më shumë në përhapjen e legjendës. Disa arkeologë kanë gjetur skelete të shekullit XVI, me kafazin e kraharorit të përshkuar nga një hu druri, apo me gojën e mbajtur hapur nga ndonjë tullë a tjegull, për t’i penguar “të kafshonin” qefinin me të cilin ishin mbështjellë.

E megjithatë, i botuar në vitin 1897, libri i Bram Stokerit pati sukses të kufizuar. Ishte përshtatja teatrale e mëvonshme, e më tej ajo kinematografike, çka e futi Drakulën në legjendë.

Në kinema

Në vitin 1931, Universal Studios prodhuan një komedi të frymëzuar nga libri, që një vit më herët kishte pasur sukses të hatashëm në Broduej si produksion skenik. I pritur mirë nga publiku i gjerë, “Drakula” e Tod Brauningut ishte i pari i një serie të gjatë prej mbi 200 filmash të frymëzuar nga ky personazh.

“Figura e vampirit ka kaq sukses, sepse përfaqëson një metaforë perfekte të qenies njerëzore, që përplaset mes instiktit të vet të kafshës, etjes për gjak dhe dëshirës për pavdekësi”, analizon Marjolen Bute. Dhe me Drakulën, vampiri vjen dhe merr fytyrë njerëzore, duke humbur pak nga pak përmasën e vet monstruoze. Romani i En Rajsit (Anne Rice), “Intervistë me vampirin” (1976), e humanizon përfundimisht personazhin e famshëm dhe hap rrugën për vampirët post-modernë të pajisur me ndjenja, si tek seria “Buffy kundër vampirëve”, apo më tej akoma “Twilight”, një sukses madhështor tek adoleshentët.

“Të rinjve u pëlqen kjo figurë, sepse evokon tema joshëse e të forta për ta, si vdekja dhe seksi”, thotë Bute, “por elementi që josh më shumë tek saga Twilight, është riaktualizimi i përrallave në një shoqëri të hiperseksualizuar si kjo e jona”. Sa për Vlad Drakulën e vërtetë, pjesërisht i harruar pas këtyre zhvillimeve, figura e tij ridoli në dritë në shekullin e njëzetë, kur diktatori rumun Nikolae Çaushesku e shpalli hero kombëtar.

Vampirë në Venecia

Edhe Italia ka vampirin e saj: Një grua që sot do të ishte 380 vjeçe. Vdiq nga murtaja në Venecia dhe u varros si “vampire e mundshme”: Me një copë tulle në gojë për ta penguar të ushqehej me gjak dhe të shndërrohej në Nachtzehrer, mishngrënësin e natës, shërbëtor i demonëve dhe bartës i murtajës. Kjo epidemi e llahtarshme, që shfarosi Europën në periudhën 1400-1600, mes shumë pasojave të tjera shkaktoi edhe hapjen e vazhdueshme të varreve për të futur gjithnjë e më shumë kufoma. Spektakli në këto raste ishte dramatik. “Murtaja konsiderohej vepër e djallit dhe shërbëtorëve të tij”, thotë arkeologu kriminolog Mateo Borini, që në vitet 2006-08 drejtonte një ekspeditë gërmimesh në Lazarretto Nuovo të Venecias. “Ajo e Venecies është varrosja rituale më e ruajtur e Europës. Dëshmon lemerinë e Perëndimit përballë dekompozimit të trupave”.

Nga Elise Forestier
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,280
1,318
Çuçuritje 2022
5,246
271
Çuçuritje 2021
16,533
688
Çuçuritje 2020
6,549
303
Çuçuritje 2019
5,802
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top