Patenta

Exp

Kalorës
Përveç autoshkollës online që e kemi në një portal këtu. Po japim informacione për patentën në Amerikë.
Kismet por u englendisëm mund të shtojmë edhe mësimet-video të autoshkollës shqip (por nuk është se ju premtojmë me domosdo...)

Po ngarkojmë materjal të shkurtur të publikuar në shqip nga shteti i Iowa-s dhe një manual komplet në anglisht nga Massachusetts.
Me përjashtim të ndonjë rregulli tek tuk, të gjitha shtetet në SHBA i kanë njëlloj rregullat. Gjithashtu sa për praktikë për testin me shkrim,
mund të përdorni një app për smarphone në android (DMV Genie Permit).

Amerika në ndryshim me Evropën dhe Shqipërinë, mund të themi se ka këto 2 ndryshime kryesore:
+ Në një kryqëzim mund kthehesh djathtas edhe me dritë të kuqe, pasi ke ndalur dhe nëse është i mundur kalimi
(përveç rasteve kur ka tabelë që nuk të lejon [No Turn On Red])
+ Në kryqëzime është një dritë e bardhë që nëse pulson, do të thotë që një ambulancë është duke ardhur prandaj i duhet lejuar parakalimi.

Për marrjen e patentës duhet të japësh provimin teorik me shkrim, nuk ka nevojë për takim thjesht paraqitesh
dhe jep provimin me shkrim i cili ka shumë mundësi të jetë edhe në shqip. Për provimin praktik (road test) duhet të lini takim
dhe pasi të keni kaluar testin patenta dërgohet me postë në shtëpi.
Patenta Ndërkombëtare shqiptare njihet por nëse do jetoni më shumë se tre muaj duhet të nxirrni patentë amerikane.
 

Attachments

  • albanian.pdf
    2 MB · Shikuar: 424
  • Drivers_Manual.pdf
    10.9 MB · Shikuar: 128

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top