Privatësia në internet

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Tashmë është e njohur që , google, facebook etj ka një profil për sejcilin prej nesh.
Kisha rreth një vit apo më shumë që shikoja se reklamat e facebook-ut ishin të njëjta me historikun e kërkimeve
të mia apo gjërave që kisha blerë online. Kjo gjë më bëri të kuptoj se facebook-u kishte filluar të gjurmonte
historikun e kërkimeve dhe sajteve të vizituara prej meje, të njëjtën gjë që edhe google bën.
Të gjithë duhet të jemi të ndjeshëm për privatësinë tonë dhe të mos e marrim me sportivitet.
Psh një mënyrë e mirë mbrojtjeje është të përdoren dy shfletues (browsers)
njëri është thjesht për të hapur emailet dhe facebook-un dhe për asgjë tjetër psh në chrome .
dhe tjetri firefox është për kërkime dhe navigim në internet duke mos qënë i loguar në gmail apo facebook.

Vetëm duke bërë këtë keni për të shkurtuar shumë gjurmimet (tracking) që kompanitë na bëjnë.
Edhe diçka tjetër, nëse nuk e përdorni shumë messenger në celular atë fare mirë mund ta ç'instaloni.
(fundja edhe po ta përdorni ka të tjerë nuk është i domosdoshëm përdorimi i tij)
Gjithashtu edhe shumë aplikacione të tjera nëse nuk i përdorni të paktën një herë në dy muaj hiqini dhe ato.
Ndërsa për shfetues do të sugjeroja Tor dhe Mustang.

Problemi nuk është vetëm këtu, por nga të dhënat që këto kompani mbledhin e dinë shumë mirë se kush jemi
ne, çfarë na pëlqen apo jo, dhe shumë informacione për veten që as ne vetë nuk i dimë.
Nja dy vjet më parë pashë një dokumentar që një gazetar po bënte pikërisht për këtë çështe,
dhe pasi u takua me krijuesin e një sajti të cilit pasi i lejoje të kishte akses te facebook
bënte një analizë të të gjithë të dhënave të tua dhe të nxirrte një profil psikologjik, ideologjik, politik, etj
Ai gazetari pasi e bëri këtë u mahnit pasi çdo hollësi që i kishin nxjerrë rezultoi e vërtetë.
Edhe shefi u tundua me ketë sajt dhe vendosi ta bënte atëhere këtë eksperiment, por përderisa profili është
vetëm me një përdorim shumë minimal nuk u kualifikua për analizë pasi nuk kishin shumë informacion;):what2:
 
Po kjo është e vërtet, por vetëm fakti që kemi një snartfon nuk mund të kemi më privacitet.
google.jpg

Dmth edhe pse ti kishe zgjedhur tek opsionet e Safarit për privatësi G-ja s'të pyeste fare por prapë të gjurmonte, por kur u kap e hodhën në gjyq.
 
por nëse e merrni seriozisht privatësinë chrome jo e jo që nuk duhet të përdorin, por edhe firefox është e kompromentuar
Po mendoj që edhe firefox-it t'ja minimizoj përdorimin dhe të përdor një tjetër. BRAVE browser
ndërsa në vend të google qwant.com
 
Une kam kohe që nuk e perdor me chrome ndersa per google vetem ne raste te vecanta kur kerkoj dicka shume specifike.
(pasi te themi ate qe eshte google eshte njesh nje fushen e saj & faqja qe perdorja me shume :what2::eek: )
Pasi te themi te drejten Shefi ishte nga te paret te perdori google kur nuk njihej akoma dhe shumica perdonin yahoo, lykos etj.
Akoma adresen e gmail e bera kur berja e adreses ishte me ftese, po kisha ftese :scool:
por puna eshte qe manipulimi i rezultateve, polika ekstreme, censura, rezultatet e personifikuara, do beje qe personat
qe kane dy farza ne tru do i largohen kesaj platforme. Per momentin gmailin akoma do e mbaj,
mbase do ishte mire te perdornim emailet brenda platformes sone @ shqipopedia.org
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top