- Regjistruar
- 22 Janar 2018
- Komente
- 2,534
- Reagimet
- 1,645
Raki bërsie
quhet rakia që bëhet nga bërsitë që kanë ngelur nga mushti që është përdorur për të bërë verë. Në fakt këto lloj rakie ne Shqipëri nuk preferohen dhe quhen raki sheqeri. Megjithatë në shumë vende të botës bërsitë nuk i lënë të shpërdorohen dhe i bërdorin të nxjerrin alkool, raki, uthull edhe verë me cilësi të dobët.
Kjo është një listë e këtyre rakive
----------------
Grapa (grappa)
raki italiane që mund të jetë 35 deri në 60% alkool. Kjo bëhet me mbetjet e e bërsisë së rrushit.
Që rakia të quhet grapa duhet të plotësojë këto kritere
1. Të prodhohet në Itali, Zvicër apo San Marino
2. Të prodhohet nga bërsitë
3. Fermentimi të bëhet nga bërsitë pa i shtuar ujë.
----------------
Cipuro (τσίπουρο)
është një lloj rakie greke nga zona e Thesalisë, Epirit dhe Maqedonisë. Zakonisht është 40-45% alkool, dhe bëhet me bërsitë e rrushit, pasi i është hequr lëngu. Del në dy lloje ose puro ose e ëmbëlsuar me glikanxo.
----------------
Cikudhja (τσικουδιά)
Është një lloj rakie e fortë greke që prodhohet në Kretë e cila mund të jetë 40%-65% alkool. Kjo bëhet me bërsitë e verës së rrushit Bërsitë fermentohen për gjashtë javë në fuçi të mbyllura dhe më pas zien. Te kjo lloj rakie frutat e pemës terpentinë (cikudja) përdoren që t'i japë shije prandaj dhe rakia ka marrë këtë emër.
----------
Çaça (ჭაჭა)
është një lloj rakie shumë e fortë nga Gjeorgjia 50-85% alkool.
----------
Komovica
është një lloj rakie nga Serbia dhe Maqedonia me mbi 50% alkool por përdoret kryesisht për qëllime mjekësore.
----------
Oruho (Orujo)
(spanjisht bërsi/pulpë) është lloj rakie nga Spanja me mbi 50% alkool. emri vjen nga aguardiente de orujo = ujëzjarri i pulpës.
----------
Tërkëjpalinka (Törkölypálinka)
është raki Hungareze që bëhet nga bërsitë e rrushit, ndihmon për tretjen e ushqimit.
Kjo lloj rakie nxirret në shkurt, mars dhe prill
----------
Zivania (ζιβανία)
është një lloj raki greke me bërsi që prodhohet në Qipro e cila ka tre variante
me bërsi me ujë dhe me zivania të dobët
me bërsi dhe me verë të athët
vetëm me verë
----------
Të tjera:
Një variant i rakisë nga bërsitë në Gjermani quhet Trestershnaps (tresterschnaps)
Një variant i rakisë nga bërsitë në Portugali quhet Bagasejra (bagaceira)
Një variant i rakisë nga bërsitë në Slloveni quhet Tropinovec
Një variant i rakisë nga bërsitë në Francë quhet Frank (franc)
Një variant i rakisë nga bërsitë në Rumani quhet Teskovina (tescovină)