Exp
Kalorës
Megjithëse Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” kishte deklaruar se nuk do të përzihej në çështjen e zgjedhjes së alfabetit të gjuhës shqipe, në të vërtetë ai
mobilizoi kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe në mënyrë të veçantë kundër klubeve e shkollave shqipe gjithë administratën shtetërore, qendrore e lokale, klerikët fanatikë myslimanë dhe ekspeditat e gjeneralëve osmanë. Xhonturqit u mbështetën në këtë veprimtari në ligjin mbi “Bandat”, që parashikonte masa shumë të rrepta për të gjithë ata që merrnin pjesë në çetat e armatosura dhe për të afërmit e tyre, si dhe në ligjin “Mbi shoqëritë”, që ndalonte të gjitha organizatat kombëtare, përveç atyre osmane. Këto dy ligje u miratuan nga parlamenti turk në vjeshtën e vitit 1909, me gjithë kundërshtimin e deputetëve të kombësive joturke.
Në shtator të vitit 1909 me urdhër të valiut të Kosovës u mbyll shkolla shqipe e Pejës, ndërsa në janar u dëmtua dhe më pas u mbyll shkolla shqipe e Gjilanit. Në shkurt të vitit 1910 valiu i Kosovës urdhëroi të mbyllen të gjitha shkollat shqipe të këtij vilajeti dhe të hiqej mësimi i gjuhës shqipe nga shkollat shtetërore turke. Hasan Prishtina, Nexhip Draga e atdhetarë të tjerë kosovarë protestuan menjëherë kundër këtyre veprimeve dhe kërkuan nga Stambolli largimin e valiut nga Kosova. Veprime të njëjta kundër shkollave shqipe u ndërmorën në vilajetin e Janinës, ku drejtoria e arsimit në fillim kundërshtoi kërkesat për hapjen e shkollave të reja shqipe (në Leskovik, Filat etj.), ndërsa në mars të vitit 1910 urdhëroi të ndalohej mësimi i gjuhëve të tjera në shkolla, përveç turqishtes.
Në fillim të vitit 1910 ministri i Arsimit deklaroi se “qeveria turke do të qëndrojë neutrale në punët e alfabetit, por në shkollat shtetërore do të vërë në zbatim
alfabetin arab”. Pas kësaj administrata osmane filloi të fuste me forcë në të gjitha shkollat e vendit alfabetin arab për mësimin e shqipes. Sikurse theksonte ato ditë kryeministri turk, Ibrahim Haki pasha, qeveria e Stambollit e trajtonte çështjen e alfabetit shqip si një problem politik, shihte në përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e shqipes hapin e parë për shkëputjen e Shqipërisë nga Turqia. Në përpjekjet e tyre për të penguar përhapjen e shkollës e të shkrimit shqip xhonturqit u mbështetën te klerikët konservatorë dhe tek elementët e tjerë turkomanë nga radhët e shqiptarëve. Kjo i dha mundësi Komitetit Qendror “Bashkim e Përparim” ta paraqiste konfliktin rreth alfabetit shqip si një çështje të brendshme të shqiptarëve.
Myftiu i Manastirit, Rexhep Nuredini, që ishte autor i njërës prej tri abetareve shqipe me shkronja arabe, bënte propagandë kundër alfabetit shqip të Kongresit të Manastirit në vise të ndryshme të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut (deri në Vlorë), duke mobilizuar për këtë qëllim edhe klubet xhonturke të oficerëve. Po kështu vepronin myftinjtë e Korçës, të Gjirokastrës, të Kavajës etj., ndërsa ai i Prishtinës dhe i Dibrës nxorën qarkore, në të cilat u bënin thirrje gjithë klerikëve myslimanë të organizonin mitingje për të përkrahur alfabetin arab.
Të nxitur nga xhonturqit, një grup prej 14 deputetësh të parlamentit, që u paraqitën si shprehës “të ndjenjave të popullit shqiptar”, edhe pse mjaft prej tyre nuk dinin të shkruanin e të lexonin shqip, kërkuan nga kryeministri turk në janar të vitit 1910 që të përdorej alfabeti arab për shkrimin e shqipes dhe të ndalohej ai latin. Kishte midis
tyre edhe deputetë shqiptarë të njohur për qëndrimet e tyre antikombëtare, si Mahmut Bedriu (Peja), Haxhi Ali Elbasani, Fuat Pasha i Prishtinës, Sait Efendiu (Idrizi) i Shkupit, Hasan Basriu i Dibrës, Riza Efendiu i Shkodrës etj.
Përkundrazi, deputetët atdhetarë, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja etj., të zemëruar nga veprimet e parlamentarëve turkomanë, i dërguan kryeministrit një letër proteste, ku kërkuan që të respektoheshin të drejtat e ligjshme të shqiptarëve, të liheshin ata të lirë të përdornin alfabetin që dëshironin dhe që administrata qeveritare të mos ndërhynte.
Në bashkëpunim me elementët turkomanë, si Sait Efendiu (deputet i Shkupit), Arif Hiqmeti etj., valiu i Kosovës, Masar Beu, më 2 shkurt të vitit 1910 organizoi një miting në një nga xhamitë e Shkupit, në të cilën klerikët fanatikë i shpallën shkronjat latine në kundërshtim me fenë islame dhe kërkuan që të ndalohej përdorimi i tyre për gjuhën shqipe. Më 6 shkurt u mbajt një miting tjetër në një nga xhamitë e Manastirit, ku u kërkua të hiqej alfabeti latin për gjuhën shqipe dhe të futej ai arab, me të cilin ishin shkruar edhe librat e shenjtë.
Mitingje të tilla në përkrahje të alfabetit arab u mbajtën në shkurt të atij viti edhe në Elbasan, në Gjakovë, në Korçë, në Gjilan, në Vuçiternë, në Mitrovicë e në qendra të tjera, në të cilat, sipas dëshmive të bashkëkohësve, morën pjesë vetëm klerikët konservatorë myslimanë dhe një grusht fanatikësh turkomanë.