• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Rregullorja e Forumit Shqipopedia

Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Poshnjari

Administrator
Staff member
#1
MIRËSEVINI TE FORUMI SHQIPOPEDIA
forumi-shqipopedia.jpg
(Foto nga Forumi Romak)
Ashtu si çdo komunitet tjetër, edhe këtu nevojiten rregulla që gjërat të shkojnë mirë. Këtu do përmendim disa rregulla që duhet të respektohen nga çdo anëtar që është i regjistruar dhe dëshiron që të bëhet pjesë e komunitetit Shqipopedia.​

1. Sillu mirë o burrë i dheut, apo e bukur e dheut mos bëj sherr.
2. Gjuha bazë që përdoret në forum është gjuha shqipe. Prandaj kërkohet nga sejcili që ta shkruajë një shqipe sa më të pastër.
Këtu përfshihen edhe shkronjat "ë" dhe "ç" nëse e lejon tastiera.
3. Duhet të respektoni çdo anëtar, gjithsecili ka mendimin e vet, dhe nëse keni ndonjë problem, ska problem, këtu jemi.
4. Forumi Shqipopedia nuk lejon ofendime apo gjuhë banale, s'jemi në parlament këtu.
5. Në rast shkelje anëtarët mund të paralajmërohen & përjashtohen nga forumi.
6. Përpiquni që temat të hapen në kategorinë përkatëse.
7. Mundësisht fotografitë të ngarkohen në forum.
8. Rregullorja mund të jetë subjekt i ndryshimeve, dhe anëtarët kanë përgjegjësinë për të kontrolluar ndryshimet e saj.

Përditësimi i Fundit: 09/10/2018
 
Last edited by a moderator:
Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.