Sa më shqip aq më i ngritur para tjerëve!

Uriel

Ushtar mjeshtër
Të #mësojmë të #flasim e #shkruajmë #shqip, #lëre anash #arrogancën e #injorancën ngase nuk të bën më #evropian as më të #modernizuar dhe as më të #mençur.

Sa më shqip aq më i ngritur para tjerëve!

FB_IMG_1553960582478.jpg
 
Po kush i bën këto mo aman. Këta këtu të bëjnë të mos flasësh fare më mirë. Kë të kapësh dhe kë të lësh!

Dmth në vija të përgjithshme të gjithë jemi dakort që duhet folur shqip dhe shumë fjalë të huaja nuk kanë pse të përdoren.
Psh. Vullanizater = se kam degjuar ndonjëherë, gomisteri përdoret. Plin, komportim, konto etj. nuk duhen përdorur.

Por kjo këtu është raprezalje. Në radhë të parë njëherë këta nuk dinë mirë shqipen.
Thonë mos përdor Impedim por Angazhim
Impedim nuk e përdor njeri, por edhe Angazhim fjalë e huaj është.

Ja pse shumica ja fusin kot kur thonë se fjalët hiqen dhe vendosen në mënyrë arbitrare, gjuha është organizëm i gjallë, pasurohet huazon, heq, pastrohet, trupëzon fjalë të reja. Dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë.

Ja disa shembuj, nëse i zëvendësojmë këto.
-Maqon e arrestuan për keqpërdorim seksual. (abuzim)
-Miri e paraqiti në mur. (afishoi)
-Për të qënë më të përditësuar shkarkoni një lutje në celularin tuaj. (aplikacion)
-Xhimi ka zënë punë si udhëheqës në një kompani. (manaxher)

Me pak fjalë kësaj i thonë qofteshitësit korrigjojnë petullabërësit.

Qofteshitësi që nuk e njeh psh fjalën falimentim
kur e dëgjon për herë të parë në anglisht, nuk e di sesi ta
përkthejë por e fut në shqip bankrot dhe kujton se bëri ndonjë trimëri.

Petullabërësi nga ana tjetër që kujton se çdo që duhet thjeshtëzuar kujton se është atdhetar
dhe na ndihmon duke thenë se fjala divorc duhet thënë ndarje.
Ndarje ka kuptim përgjithësues dhe nuk mjafton por duhet të japësh sqarime se për çfarë
ndarje e ke fjalën. Ndërsa kur thua divorc. 100% u mor vesh përse e kishe fjalën.
(Plus që në tamam fare divorcit i thonë prishje kurore, por përderisa tani njerëzit
nuk vënë kurorë, mbase edhe kjo nuk ka për t'u përdorur)

kemi edhe një shkrim këtu për fjalët e tepërta në gjuhën shqipe
https://shqipopedia.org/gjuhesi/gjel-kaposh-apo-kendez

Megjithatë duhen patur parasysh ndryshimet që shqipja e Shqipërisë ka me të Kosovës.
Pra përveç ndryshimeve të natyrshme dialektore që kemi, pas pavarsisë më 1912, Shqipëria pati ndikim të madh
nga Italia gjë që nuk e shohim në Kosovë. Dhe ndikimi industrial për disa dekada rrjesht solli edhe fjalë të reja.
psh makinës ata i thonë kerr, parrukier ata i thonë frizer, e kështu me radhë.
 
Edhe diçka tjetër. Të mos ngatërrohet fjala bisedoj me flas. Flas mund të jetë sinonim por është tjetër gjë me bisedimin. Unë mund të flas dhe të mos më dëgjoj njëri, por kur themi bisedoj kuptohet që nga ana tjetër është të paktën një person që më dëgjon.
 
Edhe diçka tjetër. Të mos ngatërrohet fjala bisedoj me flas. Flas mund të jetë sinonim por është tjetër gjë me bisedimin. Unë mund të flas dhe të mos më dëgjoj njëri, por kur themi bisedoj kuptohet që nga ana tjetër është të paktën një person që më dëgjon.
Tani e pashë unë. Paska dalë edhe fjala bisedoj fjalë armike. Mendo pastaj fjala dialogoj...
 
Paska shumë materjal kjo. Përveç këtyre qyfyreve të djeshme po shtoj dhe dy të tjera

Ja disa shembuj, nëse i zëvendësojmë këto.
-Maqon e arrestuan për keqpërdorim seksual. (abuzim)
-Miri e paraqiti në mur. (afishoi)
-Për të qënë më të përditësuar shkarkoni një lutje në celularin tuaj. (aplikacion)
-Xhimi ka zënë punë si udhëheqës në një kompani. (manaxher).

- Kimisti e mori zgjidhjen për ta parë mikroskop. (solucionin)

-Olsi ndjek lokalet e natës. (frekuenton)
:lol:
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 2, Anëtarë: 0, Vizitorë: 2)

Back
Top