Shenjat qe zbulojne nese dikush na genjen!

Uriel

Ushtar mjeshtër
Askujt nuk i pëlqejnë gënjeshtrat
Aq më keq, kur na thonë gënjeshtra.
Dhe janë ato raste, kur kemi dikë të panjohur përballë, dhe nuk dimë nëse na thotë të vërtetën apo jo.
Dhe mendojmë, sikur të egzistonte sekreti me hundën e Pinokut, të zmadhohet me çdo gënjeshtër.

Duket se nuk nevojitet hunda e Pinokut për të «zbuluar» nëse dikush ju gënjen.
Mund të kuptoni shumë lehtë dhe me shumë mënyra.
Këtu, po ju paraqesim disa nga mënyrat:

Ju shikon shpesh herë në sy
Një shenjë e madhe që dikush po ju thotë gënjeshtra është se ai ju vështron intensivisht.
Sipas analistit të sjelljes, dr. Lillian Glass dhe libri i saj, “Gjuha e Trupit të Gënjeshtarëve”, çfarë ndodh me gënjeshtarët është se ata vijnë në kontakt me sytë.
Kjo për shkak se ata mendojnë se “kontrollojnë dhe manipulojnë” të tjerët.
Amatorët gënjeshtarë, shmangin shikimin në sytë tuaj, nga frika se do t’i kuptoni.

Mbulojnë gojën e tyre
Kur njerëzit thonë ndonjë gënjeshtër, mbulojnë gojën e tyre.
Kjo është e çuditshme, sepse në njëfarë kuptimi, tërheqin vëmendjen për pjesën e gënjeshtrës që del.

Sipas Glass, kur disa mbulojnë gojën e tyre, nënkuptojnë se nuk zbulojnë gjithçka dhe me këtë mënyrë “mbyllin komunikimin”.

Ose me fjalë të tjera, përpiqen të fshehin diçka.
Kështuqë, herën tjetër qe do të hasni një lëvizje të tillë, vihuni në dyshim.

Levizje të lira të kokës
Kur dikush tund kokën dhe njëkohësisht flet, mund të mbështeteni tek ajo që thotë. Megjithatë, nëse tundja e kokës vjen më vonë, mund të jesh përpara një gënjeshtari.

Vëzhgoni këmbet e tyre
Sipas studiuesve të Psikologjisë, gënjeshtaret kanë tendencën të mbajnë këmbët nga dera/porta apo dalja më e shpejtë, kur thonë ndonjë gënjeshtër.
Kjo do të thotë një dëshirë fizike dhe psikologjike për një largim të shpejt.

Kolliten ose përtypen
Sipas ish agjentëve të CIA-s, Michael Floyd dhe Susan Carnicero, gënjeshtarët pastrojnë grykën e tyre para se të thonë një gënjeshtër.
Kjo ndodh sepse mund të kenë ankth ose tju ndodhë si një reagim fiziologjik.

Shumë informacione
Ju ka ndodhur ti bëni dikujt një pyetje specifike dhe tju kthejë më shumë informacione nga çfarë kërkuat?
Eshtë sepse nuk ju jep të vërtetën e plotë.
Me një lloj mënyre mendojnë, se «bombardojnë» tjetrin me shumë informacione të padobishme, ta çorientojë dhe në fund të harrojë përse pyeti.
Kështuqë, ta dini herën tjetër, që nuk do merrni një përgjigje të drejtë, përgatituni për gënjeshtrën, që do vijë.

Ndalesa dhe vonesa në përgjigje
Nuk është vetëm ajo që thotë, por se sa shpejt e thotë.

Për pjesën më të madhe, nëse dikush thotë të vërtetën, ai do ta thotë shpejt dhe pa hezitim.
Por nëse fsheh diçka, do të duhet më shumë kohë për t’u përgjigjur, pasi duhet ta përpunojë gënjeshtrën.
 
jam dakort me këto
desha të shtoja vetëm dy pika:
ka raste që reagimi mund të jetë i kundërt
ndalesa nuk do të thotë që po përpunon gënjeshtrën por ndoshta po e rikujton një ngjarje.
madje nëse dikush e ka përpunuar gënjeshtrën dhe e ka gati, ta reciton shumë bukur shpejt dhe pa gabime.
shikimi në sy mund të jetë intensiv në çdo fazë të gënjeshtrave që po servirim, po gjithashtu mund të ketë edhe
shmangie shikimi në sy. Besoj se e para është kur gënjejmë persona që nuk i njohim, dhe po shohim nëse ka sukses përpjekja.
E dyta kur i njohim personin që gënjejmë dhe kemi një farë ndrojtje apo pendese për atë që po bëjmë.
 
shikimi në sy mund të jetë intensiv në çdo fazë të gënjeshtrave që po servirim, po gjithashtu mund të ketë edhe
shmangie shikimi në sy. Besoj se e para është kur gënjejmë persona që nuk i njohim, dhe po shohim nëse ka sukses përpjekja.
E dyta kur i njohim personin që gënjejmë dhe kemi një farë ndrojtje apo pendese për atë që po bëjmë
Po kjo e dyta është shumë e vërtetë. Por unë doja të shtoja akoma se të gjitha këto nuk eshtee se janë absolute.
Ndikojnë të paktën edhe dy faktorë.
E para është se sa herë mund të ketë gënjyer personi.
Kur kërkojmë të vërtetën nga një person i themi më shiko në sy. Por nëse personi tashmë e ka bërë rrugë gënjeshtrën atëherë nuk e ka më problem të na shikojë në sy kur gënjen.
Dhe e dyta është nga lloj i gënjeshtrës. Ndryshe mund të reagojë personi kur ka vjedhur një karamele dhe ndryshe kur ka thyer diçka me vlerë ose ka bërë diçka edhe më të rëndë.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,285
1,318
Çuçuritje 2022
5,248
271
Çuçuritje 2021
16,535
688
Çuçuritje 2020
6,551
303
Çuçuritje 2019
5,805
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top