Exp
Kalorës
Të mbështetur në vendimet e Kongresit të Manastirit, atdhetarët shqiptarë hapën shkolla të reja shqipe dhe i shtuan përpjekjet për të përhapur shkrimin shqip në të katër anët e vendit. Në janar të vitit 1909 klubi i Elbasanit mblodhi të holla të mjaftueshme për të mbajtur me mjetet e tij 4 shkolla shqipe, një në qytet me 100 nxënës dhe tri në fshatra me nga 60 nxënës secila. Klubi kishte caktuar gjithashtu 3 mësues shëtitës në krahinën e Shpatit, të cilët u mësonin gjuhën shqipe fëmijëve e banorëve të rritur të 10 fshatrave. Përveç këtyre, që nga fundi i vitit 1908 në Shpat funksiononin 4 shkolla shqipe, ku mësonin fëmijët e 19 fshatrave.
Në janar-shkurt të vitit 1909 u ngrit një shkollë shqipe në Glinë të Leskovikut, një në Pogradec, dy shkolla shqipe në katundet Kakos e Selenicë të Frashërit (në të cilat mësonin edhe fëmijët e katundeve përreth), një shkollë shqipe në katundin Cakran të Fierit dhe një tjetër në Negovan. Në shkurt të vitit 1909 filloi të funksiononte shkolla shqipe e Kumanovës, që u hap nga klubi shqiptar i këtij qyteti. Në fillim të vitit 1909, pas një lufte të ashpër me oficerët xhonturq, u arrit të çelen shkolla shqipe në qytetin e Ohrit. Në mars të vitit 1909 në Korçë, përveç dy shkollave të hapura menjëherë pas shpalljes së kushtetutës, u çel edhe një shkollë tjetër e pavarur për djem, kurse në verën e atij viti u çel një shkollë shqipe në fshatin Libohovë.
Me përpjekjet e klubeve vijoi të futet mësimi i gjuhës shqipe në shkollat shtetërore turke dhe të huaja. Në dhjetor të vitit 1908 mësimi i gjuhës shqipe ishte futur si lëndë e detyrueshme në të katër shkollat fillore turke të
Elbasanit, në atë gjysmë të mesme (qytetëse), si edhe në shkollën e komunitetit ortodoks. Pranë kësaj shkolle ishte ngritur edhe një kurs nate për mësimin e shqipes, që ndiqej nga 60 djem. Pas kësaj qeveria greke i preu kësaj shkolle subvencionimin.
Në fillim të vitit 1909 klubet shqiptare arritën të fusnin mësimin e gjuhës shqipe në shkollat fillore turke të Gjirokastrës, të Frashërit, të Përmetit, të Tepelenës, të Beratit, të Peqinit, të disa fshatrave të Mallakastrës etj., ndërsa klubi i Vlorës e shndërroi shkollën fillore turke të këtij qyteti në shkollë shqipe. Mësimi i shqipes u fut gjithashtu në shkollat turke të fshatrave Qesarakë, Novoselë e Selenicë e Kolonjës dhe në shkollën greke të Fierit.
Në pranverën e vitit 1909, falë përpjekjeve të klubeve e të mësuesve atdhetarë, gjuha shqipe mësohej edhe në shkollat qytetëse (ruzhdie) turke të Vlorës, të Përmetit, të Mitrovicës, të Beratit si dhe në disa gjimnaze (idadie) të vendit, si në atë të Manastirit, të Gjirokastrës, të Beratit, të Korçës, të Janinës, të Durrësit, të Shkupit etj. Në mjaft qytete të Shqipërisë u kërkua që gjuha shqipe të përdorej edhe në gjykata e në predikimet fetare të kishës ortodokse. Në fundin e shkurtit të vitit 1909 klubi i Korçës, së bashku me përfaqësuesit e popullsisë ortodokse të këtij qyteti, vendosi që predikimi në kishat ortodokse të bëhej në gjuhën shqipe. Ky vendim iu njoftua edhe peshkopit të Korçës, Patrikanës së Stambollit dhe valiut të Manastirit. Ndërkaq, atdhetarët korçarë, me nismën e tyre, filluan të futnin gradualisht
gjuhën shqipe në kishat e qytetit. Në kishën e Negovanit predikimi filloi të bëhej gjithashtu në shqip.
Edhe përfaqësuesit e popullsisë katolike e myslimane të Kurbinit, në mbledhjen që mbajtën në gusht të vitit 1909, kërkuan nga qeveria turke që të hapte shkolla fillore shqipe në fshatrat e kësaj krahine. Klubi i Elbasanit, për të shmangur pengesat që xhonturqit u nxirrnin shkollave shqipe, u propozoi më 31 dhjetor gjithë klubeve shqiptare që t’i përcillnin parlamentit turk e deputetëve shqiptarë kërkesën për njohjen zyrtare të kombësisë shqiptare, plotësimi i së cilës do t’u siguronte shqiptarëve të drejtat kombëtare në lëmin e kulturës dhe të arsimit. Por kjo kërkesë nuk u miratua nga qeveria turke. Shkolla shqipe qysh në periudhën e parë pas revolucionit u ndesh me përpjekjet e xhonturqve për të penguar përhapjen e saj. Prandaj edhe përkrahja që shqiptarët u dhanë xhonturqve për shtypjen e kundërrevolucionit të prillit të vitit 1909, ishte akti i fundit i bashkëpunimit me ta. Pasi forcuan pozitat në Stamboll, xhonturqit kaluan në përdorimin e masave shtypëse ndaj lëvizjes kulturore të popujve të shtypur në përgjithësi dhe të shqiptarëve në veçanti.
Lëvizja për arsimin e kulturën kombëtare shqiptare u gjend shumë shpejt përballë goditjeve të Komitetit “Bashkim e Përparim”, i cili, meqë paraqitej si mbrojtës i kushtetutës, vepronte më shpesh në mënyrë të fshehtë sesa të hapur. Një nga mjetet kryesore që xhonturqit përdorën për të ndaluar këtë lëvizje, për t’i përçarë shqiptarët sipas dasisë fetare dhe për të penguar ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, ishte propaganda e shkrimit të
gjuhës shqipe me alfabetin arab, që filloi menjëherë pas Kongresit të Manastirit. Në shërbim të kësaj propagande u vunë disa nga klerikët konservatorë myslimanë dhe elementë të tjerë fanatikë e turkomanë, të cilët, duke shfrytëzuar ndjenjat fetare të popullsisë myslimane shqiptare, u përpoqën të formonin tek ajo bindjen se shkronjat latine janë të të pafeve (të kaurëve), se binin ndesh me fenë islame dhe se shqipja mund të shkruhej vetëm me alfabetin turko-arab, që ishte i shenjtë, sepse me të ishte shkruar Kurani. Në fillim të vitit 1909 u formua në Stamboll “Shoqëria për mësimin dhe për shkrimin e gjuhës shqipe me shkronjat turqishte”, e përbërë kryesisht nga ulematë (klerikët e lartë) myslimanë, që shpërndante thirrje dhe abetare shqipe me alfabetin arab. Një abetare e tillë u përhap në viset e ndryshme të Shqipërisë në muajin janar të atij viti.