Njoftim Shqipopedia kaloi ne versionin 2.3

Dr. Luka

Ushtar legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
17 Janar 2018
Komente
3,841
Reagimet
2,037
Website
tech-al.info
Sot kaluam në versionin e ri Xenforo 2.3 dhe jemi bërë pishman, por nuk kemi çfarë të bëjmë tani. Duket që ky version ka një problem serioz me hapjen e temave të reja dhe më publikimin e një përgjigje. Momentalish nuk mund të hapen tema të reja. Por mund të shkruani duke klikuar mbi opsionin Përgjigju për të komentuar në temat ekzistuese. Do mundohemi ta rregullojmë sa më shpejtë këtë problem.
 
Sot instaluam versionin e plotë Xenforo 2.3. Ndoshta mund ta vini re që forumi mund të ketë marrë pamje të errtë, mos u trembni. Klikoni mbi ikonën si tregohet në foto dhe përzgjidhni Light, Dark ose System.
xenforo 2.3.jpg
 
Më duket se ky përditësimi ka ndikur tek ndonjë shtesë, sepse kur postoj me ndonjë lidhje nga tuiteri apo jutubi nuk e merr postimin @Dr. Luka
 
Më duket se e gjeta ku qendrokëka problemi.
Forumi do versionin PHP 8 dhe me të ri që të funksionojë në rregull. Por serveri nuk e di se për cilën arsye e zbret në versionin PHP 7. I bëra përsëri përditësim në versionin PHP 8.3 dhe gjithashtu përditësova s9e/MediaSites që është përgjegjëse për linket video, X (Twitter), YouTube etj.
Besoj se do jetë më mirë tani.
 
Bravo ti,
rri e rri ti por ndonjerë bën punë :highfive:
 
Back
Top