• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Si duhet thënë në shqip fjala MEME

Exp

Administrator
#1
Kur fjala meme doli në anglisht dhe pushoi dheun, të gjithë ishim të papërgatur dhe nuk dinim ça të bënim dhe si ta përkthenim.
Në anglisht shqiptohet mi:m pra ka një i të gjatë që nuk e kemi në shqip, kështu që përthkimi në shqip nga mënyra e shqiptimit
shkoi tek mënyra e shkrimit, dhe të gjithë thonë meme. Por kjo jo vetëm që është e gabuar por edhe qesharake:facepalm:, edhe pse
e kemi dëgjuar në shqip meme me mijëra herë thjesht nuk ngjit, akoma edhe muskujt e gojës e kanë të vështirë ta thonë këtë fjalë.
Aq më tepër që ne e kemi një fjalë në shqip. Në shqip thuhet... Gati 3,2,1
Mimë :hello:
Fjala meme në anglisht ka të njëjtën rrënjë me fjalën pantomimë dhe e përbashkëta është mimos nga greqishtja (ai që imiton).
Pra, thjesht pastër bukur në shqip është mimë. E di që u mësuat gabim por mimë është fjala e duhur.
imagjinoni sikur të thoshim pantomimës, pantomeme, kjo po që do ishte një meme:las:, ashtu mimë:giggle:;)
:lol:
 
Exp

Administrator
#2
Meqë e kemi marrë seriozisht këtë punën e mimave:movember: e kemi shtuar edhe një mimë te fjalori i informatikës.
Tani seriozisht do thoni ju, si mund të marrësh seriozisht një mimë?:hmm:
Nejse nuk dua të flasim për rëndësinë dhe fuqinë e mimës por për implementimin dhe përdorimin e saj në gjuhën shqipe.
Mendoj se nga ana gramatikore mund të lakohet si fjala limë.

mimë, i mimës, mimën
mimat, i mimave, mimave
 
Poshnjari

Administrator
Staff member
#3

Prsh
Unë mimë
Ti mimush
:rofl2::lol: