• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Si filloi komunikimi?

Uriel

Active Member
#1
Para periudhës së njohur si historia e regjistruar, dhe zhvillimit të një gjuhe të organizuar e të përbashkët, ndërveprimet midis njerëzve realizoheshin përmes shfaqjes së emocioneve, sistemeve të thjeshta të numërimit dhe shprehjeve vizuale artistike, si vizatimet në shpella apo pikturat shkëmbore. Rrënjët e asaj që evoluoi në komunikimin modern, mund të gjenden tek grekët e lashtë.

Edhe pse qytetërimi i tyre kishte pak individë që mund të lexonin dhe shkruanin, grekët e lashtë e ngritën komunikimin me gojë në nivelin e një disipline të studiuar dhe praktikuar të njohur si retorikë, një term i shpikur fillimisht nga Aristoteli. Duke marrë frymëzim nga qytetërimi grek që i parapriu, romakët e lashtë vazhduan rafinimin e artit të komunikimit gojor, përmes studimit të retorikës.

Në gjysmën e dytë të shekullit IV, Shën Augustini përmblodhi atë që kishte mësuar mbi retorikën në disiplinën e shkrimit dhe përhapjen e predikimeve. Disiplina e retorikës u bë shpejt pjesë e artit të të shkruarit letra. Deri në fund të viteve 1800, dhe i ushqyer nga numri në rritje i punëtorëve jakë-bardhë, studimi i retorikës në fushën e komunikimit me gojë dhe me shkrim, u bë një pjesë e rëndësishme e arsimit të lartë./bota.al
 

Exp

Administrator
#2
Në fakt po ta mendosh. Është "magjike" sesi informacioni dhe dija kalon në breza vetëm sepse është shpikur një sistem shkrimi (alfabeti dhe shkrimi) dhe pastaj një mënyrë ruajtje (letra boja dhe libri).
Kur lexon një tekst të lashtë komunikon me atë që e ka shkruar me atë botë ato botëkuptime që mund të jenë sa të ngjashme por dhe të ndryshme.