• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Si të fitoj para online

Shefi

Administrator
#1
Si të fitojmë para online.
M'u kujtua ky blog i vjetër dhe thashë ta ngre këtu. Ky ishte një blog vërtet i suksesshëm, për aq pak muaj sa ishte online. Edhe pse nuk kishte 15 postime arriti të kishte mijëra vizitorë dhe shumë komente.
Por siç tha një njëri i mënçur dikur nëse ke diçka të publikuar në platformën e dikujt tjetër nuk është e jotja, nuk të përket ty.
Kështu që fati i këtij blogu me relativisht me pak postime dhe qindra pyetje, përgjigje komente dhe falënderime u zhdukën një ditë të bukur pasi pa asnjë lloj arsyeje u bllokua si spam dhe asnjë nga postimet apo databaza nuk mund të shkarkohej.
Megjithatë u gjetën pothuajse të gjitha materjalet që ishin të postuara aty dhe po i shtoj këtu.
 

Shefi

Administrator
#2
SI TE FITOJ PARA ONLINE? KJO ESHTE CESHTJA
Po te ishte gjalle Shekspiri kete do te thoshte, me siguri dhe normale qe nuk do te kishte famen qe ka sepse do t'a kishin zhdepur ne copy/paste dhe pastaj hajde gjeje se kush eshte autori i vertete.
Ka mjaft kohe qe qarkullojne lajme se behen PARA online edhe se u be deti kos. Dhe ne fakt eshte e vertete pjesa e pare mund te nxjerresh para online vertem se nuk eshte bere deti kos. Te pakten jo ne menyre te ligjshme, por duhet shume pune, orgjinalitet, kohe dhe ore te shpenzuara per te, dedikim dhe shume pune, a e thashe njehere kete...
Tani mjaft e zgjate do te thoni ju NE DUAM LEKE, e di qe doni por kini durim do te arrijme deri atje. Pervec lekeve te shumta qe fitohen ne internet me te shumte jane ata qe kane dale per te na "ndihmuar" per te nxerre leke dhe me ne fund perfundojme te behemi klientet e tyre duke harxhuar kohe te cmuar, kontribute dhe shpesh here leke "te shpenzuara mire" nga "ofertat" e software-sh qe na kane rekomanduar per t'i dhene fuqi sajtit apo biznesit tone per te perfituar nje SEO me te mire apo me shume trafik etj etj.
Ok le te fillojme nga zero, mesimi per sot eshte ky; ne kete faqe ketu kemi tre reklama, une paguhem per to me numrin e shfaqjeve te reklamave tek lexuesit plus edhe nese dikush ben klik ne nje reklame. Vlera per cdo klik apo per cdo shikim eshte e paracaktuar dhe per to nuk do flasim kesaj here, por radhes tjeter.
Deri atehere duhet te mendoni se cdo gje eshte e mundur dhe se edhe ju mund te nxrirrni nje cent nga interneti sepse cdo gje me nje cent fillon, kaloshi mire flasim javes tjeter,
 

Shefi

Administrator
#3
Si te fitoj para nga interneti – hap pas hapi
Ok ja ku jemi perseri, puna eshte gjithmone si te fitojme para online apo jo?

Sic e dime mire te gjithe google -i eshte gjigandi i internetit dhe mund te themi me gojen plot se eshte ai qe dominon boten e internetit. Me avancimin e informatikes vitet e fundit njerezit filluan t'i shmangeshin reklamave te cilat shfaqen ne televizion apo mjete te tjera informuese duke bere qe reklamuesit te kerkojne dhe te mendojne per rruge te tjera reklamini. Nuk diskutohet fakti qe industria e reklamimit eshte nje industri miliarda eurosh keshtu qe do t'i gjendej zgjidhja, pra ka disa vite qe po funksionon reklamimi nepermjet internetit te cilen mund ta utilizoje cilido prej nesh. Ka shume biznese ne internet te cilat ofrojne sherbime te ndyshme reklamimi por une do flas vetem per google adsense, edhe per vete faktin qe eshte me i besueshem dhe qe te parate qe fiton ke per t'i marre, por edhe sepse une vetem me google adsence punoj dhe njoh me mire.

Keto jane 2 hapat baze qe duhet te ndiqni:

1. Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te krijoni nje sajt mundesisht ne anglisht apo ndonje gjuhe tjeter qe njihni mire dhe qe eshte e pranueshme nga google sepse gjuha shqipe nuk eshte nje nga gjuhet akoma te aprovuara nga google.

2. Pasi te keni ngritur sajtin duhet ta keni pasuarur me artikuj unike (orgjinale) mundesisht rreth 100 artikuj dhe po them kaq qe kur te beni aplikimin per t’u aktivizuar ne adsence te keni me shume shanse per tu aprovuar, po e them edhe njehere artikujt duhet te jene orgjinale dhe jo copy/paste askush nuk te jep leke sepse qenke i zoti me perdorimin e mausit.

Ok po e leme edhe per sot flasim javen ne vazhdim, deri atehere mirupafshim.
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
#4
Si të fitojmë para online.
M'u kujtua ky blog i vjetër dhe thashë ta ngre këtu. Ky ishte një blog vërtet i suksesshëm, për aq pak muaj sa ishte online. Edhe pse nuk kishte 15 postime arriti të kishte mijëra vizitorë dhe shumë komente.
Por siç tha një njëri i mënçur dikur nëse ke diçka të publikuar në platformën e dikujt tjetër nuk është e jotja, nuk të përket ty.
Kështu që fati i këtij blogu me relativisht me pak postime dhe qindra pyetje, përgjigje komente dhe falënderime u zhdukën një ditë të bukur pasi pa asnjë lloj arsyeje u bllokua si spam dhe asnjë nga postimet apo databaza nuk mund të shkarkohej.
Megjithatë u gjetën pothuajse të gjitha materjalet që ishin të postuara aty dhe po i shtoj këtu.
Kush ishte ai njeriu mençur?
 

Shefi

Administrator
#5
Verifikimi i llogarisë në adsense
VERIFIKIMI

Por përpara se të vijmë këtu duhet më parë të themi dhe hapat e tjerë. Fillimisht, duhet të kemi marrë dritën jeshile nga grupi i Adsensit dhe të jemi aprovuar duhet të fusim të dhënat tona përsa i përket emrit dhe mbiemrit, adresën, numrin e telefonit, mënyrën e pagesën si dhe llojin e valutës (dollarë $, paund £, euro €) Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe duhet të jepni të dhënat tuaja të sakta tamam siç janë në dokumentat tuaja pasi në bazë të tyre do të paguheni.

KUJDES!!! Mendohuni mirë pra sepse nuk do të keni mundësi t'i ndryshoni më vonë të gjitha të dhënat. Sidomos emrin dhe shtetin ndërsa adresa mund të ndryshojë, kurse mënyra e pagesës me çek apo me bankë është në varësi të vendit ku banoni.

Pra pasi keni dhenë një adresë dhe të ardhurat tuaja kanë arritur kuotën e 10€. Google Adsense dërgon në adresën që keni dhënë më lart një fletëpalosje me ku në të është PIN-i juaj. Më anët e PIN-it ju verifikoheni duke aktivizuar plotësisht llogarinë tuaj. Ju do të njoftoheni kur bëhet postimi i kësaj letre e cila mund të vonojë nga 2 javë deri në 2 muaj. Në rast se nuk e merrni këtë PIN mund të kërkoni deri në tre herë t'ju dërgojnë PIN-in dhe nëse kalon një periudhë kohore më e gjatë se 5 muaj pa qënë të verifikuar, reklamat tuaja do të dalin bosh përkohësisht derisa të bëhet verifikimi. Nëse keni probleme me PIN-in ose për të patur një verifikim më të shpejtë këshillohet të bëni verifikim duke dërguar nga llogaria e Adsensit një fotografi apo skanim të letërnjoftimit ose pasaportës tuaj, foto të një llogarie bankare ku në të të duket dhe adresa juaj, po patët edhe ndonje kartë automati (ATM card) me emtin tuaj akoma më mirë fotografojeni dhe atë dhe dërgojini. Verifikimi ka për t'u bërë brenda disa orëve dhe nuk do të keni nevojë të fusni as PIN-in.
 

Uriel

Active Member
#6
Plagjiatura perdoret kudo qofte edhe ne mediat me te medha, edhe une jam dakort qe nuk duhet te perfitosh nga puna e askujt ose te pakten te japesh burimin (autorin) gjithmone ne baze te rregullores.
 

Shefi

Administrator
#7
Aprovim më i shpejtë në Adsense
Aprovim më i shpejtë në Adsense


Duhet pranuar fakti se jo të gjithëve iu ecën kur bëjnë aplikim për adsense.Dhe kjo mund të ndodhë për shumë arsye. Njëra prej tyre mund të jetë fakti që ju nuk keni krijuar një sajt ashtu siç duhet për t'u qënë i pranueshëm nga personat që merren me kontrollin e cilësisë të sajteve dhe që aplikojnë. Një tjetër nuk dëshiron të merret fare me krijimin e një sajti në gjuhë të huaj sepse ai ose nuk di ndonjë gjuhë të huaj ose thjesht nuk ka dëshirë sepse ka si synim tregun shqiptar. Pastaj në varësi të gjuhës të gjuhës që ju aplikoni, ka me vështirësi të ndryshme, jo të gjitha gjuhët janë njëlloj të lehta për aprovim.

Përveç kësaj kategorie janë dhe ata që kanë patur një llogari në adsense por nuk kanë zbatuar rregulloren dhe që janë përjashtuar (kanë marrë ban) edhe për këta është një zgjidhje. Nuk ka rëndësi se nga cili shtet jeni por nëse mendoni se mund të fitoni para nëpërmjet adsense dhe e vetmja gjë që ju mungon apo ju pengon është thjesht një llogari, më poshtë do t'ju shkruaj një adresë në të cilën ju mund të kontaktoni kontaktoni ketu @Poshnjari , dhe mund të bëheni brenda pak ditësh me një llogari në adsense kundrejt një pagese të cilën mund ta bëni me paypal. Kontaktoni dhe uroj të keni fat dhe të aprovohet kërkesa juaj sa më parë!
 

Shefi

Administrator
#8
Adfly dhe Google Adsense

Edhe pse nuk thuhet me shkrim google dhe adsense nuk shkojne bashke. Eshte mese e njohur nga te gjithe se adfly eshte nje menyre mjaft joshese per trafik si edhe per te fituar pak para me shume. Por megjithate meqenese politika e google-it persa i perket burimit te trafikut dhe menyres se si sillet sajti bien ndesh me ato gjera qe ofron adfly. Ju e dini mire se goole-it nuk i pelqen nese nje faqe nderhyn ne shfletimin normal te tij. Prandaj duhet te vendosesh me mire me cilen nga te dyja do te merresh. Eksistojne webmastera qe dine sesi t'i vendosin qe te dyja pa patur ndonje konflikt, apo njohin ndonje hollesi qe nuk nuk mund te njihet nga te gjithe, dhe mund te bejne qe te funksionoje

por kjo nuk do te thote se ata nuk rrezikojne.
Duke perdorur qe te dyja, adfly ben qe kur nje vizitor largohet shkon ne nje faqe tjeter (qe eshte nje ekperience negative per vizitorin) Nese ndodh kjo google nuk shfaq me reklama, ose mund te bllokoje sajtin tuaj. vizitoret mund te jene te pakenaqur me ju, Google do qe vizitori te jete gjithnje i kenaqur prandaj dhe nuk i pelqejne sjellje te tilla.

Sa te rrish dhe te merresh me te dyja njekohesisht duke rrezikuar, me mire zgjidhni me ke do punoni, dhe nese vendosni adsense (normale qe po) eshte e keshillueshme qe te mos kini te beni fare me adfly.
 

Shefi

Administrator
#9
Rregullat bazë në Adsense



Çfarë NUK duhet bërë.

Po bëj një listë me gjërat që nuk duhen bërë në mënyrë kategorike, sepse keni për tu përjashtuar. Nësë përdorni metoda dhe mënyra për të pëfituar më shumë dhe gjeneroni (prodhoni) klikime jo të vërteta google ketë e quan mashtrim në klikime (click fraud), dhe në këtë mënyrë google humb para gjithashtu para humbasin edhe reklamuesit nëse ju paguajnë juve, prandaj kjo është diçka që google e merr shumë seriozisht dhe ka për t'ju përjashtuar me siguri. Ndoshta mund tju japin ndonjë paralajmërim fillimisht nëse jeni me fat që të keni mundësi të bëni ndryshimet e duhura.



1. Gjëja e parë fare është MOS KLIKONI në reklamat tuaja.
Nuk ka rëndësi se çfarë reklamash janë. Mos kjo automatikisht
mund të cilësohet sikur po bën mashtrim, prandaj kujdes.

2. Mos ndryshoni kodin e reklamës
Nëse kodin e reklamës që keni për ndonjë arsye doni ta ndryshoni
psh madhësinë, apo tektin etj. Krijoni një reklamë tjerër dhe mos
ndryshoni kodin e saj.

3. Mos kërkoni klikime
Mos shkruani në asnjë mënyrë ju lutemi na ndihmoni me ndonjë
klik në reklama, apo gjëra të këtij lloji. Gjithashtu në reklama
mos vendosni titull apo emërtim të tipit Sponsori ynë apo
sajte mike, e vetmja gjë që lejon google është "Ads" "Sposored Ads"
por per mendimin tim mos vini asgjë.

4. Mos i fshihni reklamat
Shumë përpiqen t'i fshehin reklamat duke i i bërë të duken sikur
janë pjesë e sajtit apo artikullit, i bëjnë të duken si fotografi, etj.

5. Mos përdorni softuerë që klikojnë në sajt
Në asnjë mënyrë mos përdorni softuerë automatikë që mund të
rrisin numrin e shfetimeve (page views) apo dhe klikimeve. Kjo
është një hile që mund tju dëbojë nga programi i adsense. Gjithashtu
mos u tondoni nga manipulues që thonë se janë të mirëorganizuar
dhe se klikimet bëhen nga njerëzit në mbarë botën sepse edhe këto
janë të diktueshme dhe se google i kupton, akoma dhe ata që mund
të kenë shpëtuar kanë për tu kapur.

6. Mos bëni faqe bosh vetën për reklama
Edhe kjo nuk lejohet. Duhet që reklamat të jenë në artikuj, dhe jo vetëm
kaq por në artikuj të mirëfilltë sepse dikush mund të mendojë që mbush
një faqe me tekst dhe me gjëra që nuk kanë kuptim por edhe kjo është
kundër rregullores.

7. Mos tregoni sesa fitoni për çdo klikim
Google ka politikën e saj sesi funksionon dhe një arsye (për mendimin tim)
që rregulloren për disa pika e ka lënë të diskutueshme dhe jo preçize
është më shumë për të t'u mbrojtur, sespe nëse çdo njëri di sesi funsionon
ka për të menduar ndonjë metodë për të bërë manipulim. Prandaj edhe
google nuk do të tregoni (të paktën publikisht) sesa nxjerr për klik dhe
informacione të këtij lloji.
 

Shefi

Administrator
#10
Muhabet trafiku pra!
Shumë veta ankohen se nuk kanë trafik dhe se kjo punë nuk është aq e lehtë sa ç’duket. Dhe me të vërtetë jam shumë dakord me këtë sidomos me pjesën e dytë. Askush nuk ka thënë që është e lehtë aq më tepër kur kemi konkurrentë persona që kanë investuar sasi të mëdha parash, duke krijuar një biznes të mirëfilltë, kurse ju jeni të vetëm aty dhe nuk dini nga të filloni më parë. Por megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë, sepse nëse gjeni atë që ju përshtatet dhe këmbëngulni keni për të ecur. Kanë qenë me dhjetëra rastet e shumë webmasterave shqiptarë që kam hasur në internet që kanë pasur llogaritë të bllokuara për shkak se kanë përdorur taktika të ndryshme për të përfituar sa më shumë para. Dhe ndoshta mund të kenë fituar ndonjë gjë, pse jo?

Google adsense është duhet parë si një projekt afat gjatë. Një gjë duhet ta dini, na pëlqen apo jo, google është sajti numër një në botë, dhe është aty ku është, sepse ka njerëz shumë të aftë dhe të zgjuar që përpiqen dhe parashikojnë çdo gjë. Nqs dikush këtu nga ne mendon se është më i zgjuar nga google dhe se mund t’ja hedhë atëherë nuk ka pse të merret me adsense por ka metoda të tjera më të mira për tu pasuruar. Njoha një çun, djalë i ri i cili ishte mjaft i zoti dhe kishte disa sajte cilësorë në anglisht, i cili priste të merrte një çek prej disa mijëra eurosh, të cilin jo vetëm që nuk e mori por i bllokuan edhe llogarinë. Arsyeja, u tregua lakmitar dhe ndoshta nuk e shikonte programin e google adsensit si një biznes por donte të zhvaste sa të mundte. Nëse do kishte punuar normalisht ndoshta mund t’i kapte atë sasi brenda disa muajve.

Keni dëgjuar për invalid clicks, këto janë klikime që google i quan si klikime të parregullta, dhe nëse dikush ka shumë të tilla atëherë mund të ketë probleme. Google i shikon seriozisht këto dhe prandaj nuk lejohet që dhe ju të klikoni në reklamat tuaja. Ka edhe një shtesë që mund të instaloni te google chrome për e cila vendoset mbi reklamat tuaja (vetëm në pc-në tuaj) dhe ju ndihmon duke mos ju lënë të klikoni mbi to.

Tani për sa i përket trafikut, ky në fakt është problem i cili sa vjen edhe do të rritet, sepse sajtet sa do vijnë dhe do shtohen po ashtu dhe informacioni që ekziston në të...

Konkurrenca është e madhe dhe jo gjithmonë është e ndershme. P.sh unë bëja një kërkim në shqip, një sajt i fuqishëm i huaj, i automatizuar pyetjet i kishte të gjeneruara dhe të përkthyera automatikisht në shqip (dhe në shumë gjuhë të tjera) dhe dilte i pari në rezultatet e google, dhe që normalisht që nuk kishte atë gjë që unë kërkoja. Arsyeja që bëhet kjo ishte të fitonte sajti në fjalë sa më shumë trafik dhe të shitej sa më parë në një çmim sa më të lartë sepse hej, shikoni çfarë trafiku ka ky sajt! Këto sajte janë vetëm sa për t’ju prishur punë të tjerëve, sepse me kalimin e kohës do të bihen dhe ç’është e vërteta nuk del më në rezultate.

Por ka edhe më te "zgjuar" se kjo, shumë të tjerë, edhe më të zgjuar, gjejnë se çfarë ka më shumë kërkesë, dhe hapin një sub-domain me atë emër por nuk kanë asgjë për t’i ofruar vizitorit veçse reklama, ndoshta njëherë apo dy herë ka për të ardhur dikush, te sajti juaj por pastaj ka për ta mbajtur mend dhe nuk ka për tu kthyer sepse askush nuk është idiot. Nuk mund të bazoheni vetëm tek vizitori që vjen vetëm njëherë në sajtin tuaj, por është në interesin tuaj që ai të rikthehet, tamam si një klient. Por edhe google me kalimin e kohës i ul nga vlerësimi këto sajte

Tjetër gjë që kam vënë re është FENOMENI copy/paste, nuk ka njeri që nuk ka kopjuar diçka, të jemi realistë, por kjo gjë nuk na ndihmon për të pasur dhe fituar trafik...

Nuk funksionon sepse p.sh, ti kopjon një lajm dhe e vendos në sajtin tënd, por atë lajm e kanë kopjuar me dhjetëra vetë për të mos thënë me qindra, kjo do të thotë në radhë të parë që nuk është material unik, si dhe nlse ti nuk ka shtuar ndonjë koment apo diçka këtij lajmi për ta bërë më interesant është e kotë... Dhe së dyti nuk vlen për të fituar trafik sepse lexuesi nuk do kërkojë më ato fjalë kyçe lajmin sepse nuk e di çfarë ka ndodhur (por edhe po kërkoi janë të shumta rezultat që do të dalin.) Kjo metodë funksionon vetëm nëse e kemi trafikun gati, p.sh nga facebook apo gjetiu dhe duam t’i mbajmë vizitorët të kenë me se të merren dhe çfarë të lexojnë.
 

Shefi

Administrator
#11
Si të fitojmë para nga youtube (jutubi)

1. Në fillim duhet të kemi një llogari të hapur një youtube

Dmth ose duhet të hapin një llogari të re vetëm për këtë qëllim ose do të përdorim llogarinë ekzistuese që kemi.

Pastaj duhet të shtojmë fjalë kyçe keywords që njerëzit të na gjejnë. (ky quhet kanal) Pra kanali mirë është të jetë i specifikuar se çfarë bën, psh: dj (di xhej), këngëtar, etj.

Gjithashtu edhe emri ka rëndësinë e tij sepse mund t'ju ndihmojë ose mund t'ju prishë punë, keni një emër të veçantë dhe orgjinal njerëzit që kanë për t'ju gjetur dhe pëlqyer videot tuaja, kanë për t'ju mbajtur mend.

Por nëse keni filluar të përdorni një logari mirë është të mos e ndryshoni dhe të hidheni nga dega në degë.

2. Materjalet



Eh, këtu është gjithë puna dhe nuk është se mund t'ju ndihmoj dot dhe aq, sepse në këtë fazë është tamam si hedhja e një monedhe që bie ose kokë ose pil. Dmth ose e bën ose nuk e bën. Youtube në radhë të parë nuk të jep lekë kot por duhet ta meritosh atë. Materjalet (videoja) mund të jetë e çfarëdo lloj kategorie dhe përmbatje por duhet të jetë 100% juaja dhe jo e kupjuar nga të tjetër (nuk të paguan njeri kot)

Pasi kemi vendosur se çfarë lloj videoje mund të bëjmë (p.sh. një ide që mund t'ju jam unë është bërja e një skeçi për të qeshur, diçka që mund ta ideoni dhe ta filmoni me shokët tuaj, apo një kamer e fshtehtë), duhet që keni parasysh se mund të krijohen edhe problemet me llojin e muzikës që do të përdori për shkak të të drejtave të autorit pak kujdes edhe me këtë gjë pra.

Tjetër këshillë që mund të themi është se mirë është që videot të mos jenë shumë të gjata sespe njerëzit nuk kanë shumë durim dhe nuk i shikojnë deri në fund ngaqë mund të bëhet të bezdisshme.

Mos prisni mbrekullira që në fillim se fundja amatorë jeni shikojeni si një hobi apo një mënyrë për të kaluar kohën dhe me ngadalë keni për t'u përmirësuar.

Ideja e gjithë këtij muhabeti është me pak fjalë është që ju të bëni ngarkime në youtube në mënyrë periodike dhe me kalimin e kohës keni për të krijuar një si tip audiece pra nëse ju keni ngarkuar dy tre video interesante që mua më pëlqejnë atëherë unë jam i interesuar të di se çfarë ke përgatitur këtë javë (nësë ju ngakoni një video në javë) dhe duke mbajtur mend (siç thamë më lart) emrin e llogarisë tuaj ju kërkoj me atë emër apo më mirë akoma regjistrohem te kanali yt për të parë se ç’të reja na solle. Dhe sa më shumë pasues dhe persona që ju ndjekin aq më mirë është dhe kështu kemi për të patur më shumë klikime dhe normalisht më shumë të ardhura.

Pastaj për të rritur numrin e personave që na ndjekin mund të përdorim rrjetet sociale Twitter dhe Facebook.
 

Shefi

Administrator
#12
Çfarë është SEO?


Shumë veta e përmendin këtë term dhe jo të gjithë ne e dimë mirë se çfarë është apo sesi funksionon? Dhe pyetja është çfarë është SEO?

1. SEO

Fjala SEO vjen nga Search Engine Oprimization. Kjo është një seri teknikash dhe proçesesh që përdoren nga specialistët e SEO-s për të përmirësuar renditjen (ranking) e sajteve në motorrët e kërkimit për një numër të veçantë fjalësh kyçe (keywords) apo frazash kyçe (keyword phrases). Sigurisht që qëllimi është të rritet trafiku (numri i vizitorëve) në sajt me shpresën se do të rritet edhe biznesi në cilën sajti në fjalë përfaqëson. Sepse sa më lart të ndodhemi në faqen e kërkimeve aq më shumë vizitueshmëri sajti ynë ka.



2. SEM

Fjala SEM vjen nga Search Engine Marketing. Të përcaktosh saktësisht se çfarë eshtë SEM -i nuk është dhe aq e lehtë sepse nuk bien të gjithë dakord se çfarë do të thotë termi. Por si një rregull i përgjithshëm specialistët e SEM -it përdorin tri praktika për të promovuar sajtet e klientëve të tyre.
>Si fillim teknikat tradicionale të SEO -s duke bërë strategjitë e duhura të optimizimit brenda faqes (on-page optimization) dhe jashtë faqes (off-page optimization)
>Duke u reklamuar në reklama me pagesë nga motorrët e kërkimit që ofrojnë këtë shërbim siç janë kryesisht Google, Yahoo dhe Bing.
>Duke blerë ''përfshime'' (inclusions) nga motorrët e kërkimit. Ky është një shërbim me pagese që i jepet një motorri kërkimi që të garantojë që sajti juaj do të përfshihet në kërkime.

3. SERPs

Fjala SERPs vjen nga Search Engine Results Pages. Dmth kjo është faqja e rezultateve sa herë që ju bëni një kërkim në një motorr kërkimi. Qëllimi i SEO -s është të përmirësojë renditjen e faqes tuaj midis kërkimeve të tjera organike që janë te SERPs.



4. Frazat kyçe

Fjala angleze për frazën kyçe është keyword phrase, e cila është një numër fjalësh që kërkohet nga përdoruesit e internetit. Është detyra e specialistit të SEO të përcaktojë dhe vendosë se cila është fraza kyç më e përshtatshme për sajtin tuaj e cila do të sjellë trafikun e duhur tek ju. Këto fraza kyçe më vonë përdoren në proçesin e optimizimit që të rendisë fuqimisht sa më lart sajtin tuaj.



5. Backlins

Edhe puna e beklinqeve nuk është dhe aq e thjeshtë, sepse ngjajnë me text link, me anchor text link me hypertext link etj. Mund të themi se kemi backlink kur një sajt tjetër ka një link tëndin. Linku mund të jetë nga një imazh, baner, apo edhe tekst. Për qëllim SEO linqet tekst janë më me rëndësi.
 

Shefi

Administrator
#13
Fjalor i Google Adsense

Së thamë dhe javën e kaluar, fokusimi ynë është se si të fitojmë para nga interneti dhe unë do te merrem më shumë me google adsense jo sepse vetem ajo ekziston sepse janë mjaft shërbime të ngjashme online për fitime në të holla (që ndonjëherë për disa janë dhe të trasha). Duke marrë shkas nga një fjalor i google adsense mendova se do ishte ide e mirë ta publikoj këtu sepse është mirë të njihemi me terminologjinë e përdorur nga google adsense që të na ndihmojë sesi do fitojmë lekë lekë online nga interneti. Edhe pse fjalori ka përkthimin vetëm të fjalëve dhe nuk i shpjegon termat veç e veç me shembuj, besoj se është një iniciativë e mirë për të patur një ide më të mirë rreth google adsense. Më vonë kur të jem më i ngeshëm ndoshta do të merrem dhe të shpjegoj mirë çdo fjalë apo term me hollësi. Për të shkuar te fjalori mund të shkoni duke klikuar ketu
 
Last edited:

Shefi

Administrator
#14
Si te nxjerrim para nga interneti
Ok pra ja ku jemi përsëri këtu dhe tema jonë është si të bejmë para online.
Duhet të jem i sinqertë me ju, ekzistojnë me mijra sajte që kanë si qëllim
që të na pasurojnë apo të na mësojnë sesi të pasurohemi, por po ta mendoni
pak kjo gjë ska kuptim sepse askush nuk të tregon saktësisht sesi do fitosh
para nga interneti pasi askush nuk do të ketë rivalë, atëherë lind pyetja pse
ekzistojnë kaq shumë sajte të tilla që dashkan të na mësojnë sesi të pasurohemi.
Dhe përgjigjia është e thjeshtë qëllimi kryesor është që juve të ktheheni në konsumatorë
të tyre ata të pasurohen dhe ju të allakateni kot më kot sa andej këtej pa bërë asgjë
duke humbur kohë të çmuar. Por ekziton edhe diçka tjetër, edhe sikur te doje tju ndihmoje
ajo që për dike funksionon, dhe ecën mirë per dikë tjetër nuk funksionon sepse çdokush është
i mirë në fusha të caktuara.

Parimet kryesor i fitimeve të të hollave (që me kalimin e kohës mund të trashen) është ky.

(ky artikull nuk është komplet)
 

Shefi

Administrator
#15
Si te perzgjedhim nje emer per domain-in tone.
Pra sic e thame edhe me perpara hapi i pare drejt rruges se fitimit te lekeve ne internet eshte te kemi nje domain tonin. Nuk ka rendesi se cfare domain-i do te jete persa i perket tematikes qe do te trajtohet ne sajtin tone sepse ai mund te jete ne cilindo kategori, psh mund te jete nje sajt per lajme, mund te jete nje sajt per njoftime, mund te jete nje sajt per peshkimin, mund te jete nje sajt per muziken etj etj. Sic e shikoni ka nje pafundesi mundesish ne te cilet mund te zgjedhim por e rendesishme eshte te zgjedhim dicka qe na pershtatet neve, qe e njohim mire dhe qe kemi deshire dhe oreks per tu marre me te.
Kete gje zgjidhni ju sepse ju do te jeni, sepse ju sa e njohni veten dhe aftesine tuaj nuk ju
njoh une, por ate qe mund tju them une eshte kjo. Perpiquni qe emri i domain-it te kete lidhje
me llojin dhe tematiken qe do te permbaje sajti juaj, sepse me kalimin e kohes, akoma sikur
edhe google tju nxjerre ne faqet e para ne fillim, ka per tju ulur ne vlersimet e saj dhe keni per
te humbur pozicionimin. Psh nese ti vendos te merresh me peshkimin (me qenka fiksuar peshkimi)
dhe emri i domain-it tend eshte http://www.shkarko-mp3-falas.com eshte nje kombinim i gabuar.

(ky artikull nuk është komplet)
 
Last edited:

Shefi

Administrator
#16
Si te fitoj leke keshilla shtese
Aplikimi ne adsense nuk eshte dhe aq i veshtire por ama jane disa hapa qe duhen ndjekur

dhe disa rregulla qe duhet te dime.

1. Ne radhe te pare duhet ditur se nuk mund te aplikoni me nje sajt ne gjuhen shqipe
Rregullat e google -it nuk e lejojne aplikimin ne gjuhe shqipe akoma.
Prandaj per te pare se ne c’gjuhe mund te aplikojme klikoni ketu.
Per nje fare kohe akoma dhe reklamat e google adsense nuk shfaqeshin fare ne
territorin e Shqiperise, por me pas google e kthehu mendjen.
Pra ne territorin e Shqiperise shfaqen si reklama shqiptare ashtu dhe te huaja.
Dmth pasi kemi marre aprovimin mund ti fusim reklamat ku te duam.
Pra nese jemi gati mund te aplikojme ketu

2. Ne radhe te dyte po e themi edhe nje here se qe te kemi pergjigje pozitive
dhe te na aprovohet aplikimi mire eshte te kemi nje numer te konsiderueshem
artikujsh ne sajtin tone. Tani cili eshte numri i duhur, nuk eshte se eshte ndonje
rregull fiks por rreth 70-80 artikuj besoj se mjaftojne.

3. Artikujt eshte mire te jene artikuj orgjinale dhe jo copy/paste nga ndonje sajt
tjeter sepse thjesht llogjika thote se nuk ka pse te paguhesh ti me punen e tjetrit.
Dhe google nuk eshte i trashe dhe nuk eshte e lehte tja hedhesh.

4. Ne varesi te sajteve duhet te jene dhe artikujt dmth. nese ti ke nje sajt per
vetem per shendetesine psh.
Code:
www.shendeti-im-online.al
dhe pastaj aty
ke artikuj per futbollin apo per show biz, nuk eshte ideje me e mire
sepse vizitori qe sapo erdhi ne sajtin tone me te vene re qe nuk ka ate qe donte
ka per te ikur dhe ne nuk na intereson kjo. Ne duam vizitore, dhe qe te mos
largohen vizitoret por dhe te rikthehen duhet te kemi ate gje qe themi se kemi
dhe jo te perdorim "manipulime", nese duam te kemi jetegjatesi.
Nuk e di nese isha i qarte ne kete pike sepse jane me qindra kesisoj sajtesh
qe pasi fitojne nje klikim nga ne dhe me pas i vizitojme me pas largohemi
per te mos u kthyer me kurre.

5. Ekzistojne shume sajte dhe perdite numri i tyre po rritet ne menyre te frikshme
por ata qe jane me vizion punetore, dhe qe duan te punojne kane per te ecur.

6. Qe te vije koha e korrjes ne fillim behet

a) gjetja e tokes,

b) rregullimi dhe rrethimi i saj,

c) perzgjedhja e fares,

d) lerimi tokes dhe mbjellja,

e) vaditja dhe prashitja,

f) korrja dhe shirja.

(Me sa duket kohen nuk paskan ndryshuar qe nga lashtesia thjesht jane dixhitalizuar :p )

a) Fillojme me gjetjen e tokes, gjeni cili eshte fusha juaj ne te cilen keni njohuri me te shumta dhe deshire per te punuar. Psh: nese jeni barist dhe dini sesi funsionon bari dhe sesi behen kokteile te ndryshme pse jo mund te merreni me kete gje. Nese jeni tip qe dini pak nga te gjitha mund te beni nje sajt te pergjithshem vetem se keto lloje sajtesh kane nejove per me shume pune dhe me shume angazhim.

SHENIM: ASKUSH NUK KA PER TJU THENE SE CFARE ESHTE ME E MIRE PER JU! DHE SE CFARE ECEN ME SHUME!!! SEPSE DHE IDEJA ME E THJESHTE MUND TE VLEJE MILIONA POR ATE QE MUND TJU THEM ME SIGURI DHE SE RREGULLI I ARTE ESHTE (PO SOLLE TRAFIK NE SAJTIN TEND, TRAFIK KONSTANT DHE NE RRITJE - FITIMET KANE PER TE ARDHUR)

b) rregullimi dhe rrethimi i saj, ketu futet ngritja e struktures se sajtit tuaj si nga ana grafike dhe vizuale, ana grafike e nje sajti dhe sesa terheqes eshte dicka shume pozitive. Plus edhe mbrojta nga viruset dhe berja e back up- eve ne rast nevoje.

c) perzgjedhja e fares, dmth duhet te kerkosh se me cfare lloje artikujsh do ta pasurosh sajtin tend. Nese vendosim te kemi nje sajt pak nga te gjitha (te pergjithshem) ok ky hap mund te anashkalohet por nese duam te bejme nje niche (sajt vetem per nje teme te caktuar, atehere kete duhet ta vendosim tani)

d) lerimi i tokes dhe mbjellja, kjo eshte faza me e veshtire sepse ketu do behet puna me e rendomte dhe e veshtire krijimi i artikujve dhe ngarkimi i tyre ne sajt. Ketu eshte gjithe barra e punes dhe nese kemi persona qe mund te na ndihmojne sa me mire.

e) vaditja dhe prashitja, ne kete faze merremi ne perkujdesjen e sajtit dhe shikojme per gabime te ndyshme per rregullime qe duhen per per shtesa apo heqje dhe per pasurim e sajteve me artikuj te tjere.

f) korrja dhe shirja nese i kemi kaluar te gjitha fazat nuk mbetet vecse te korrim te te shijme frutet e punes sone te lodhshme

Jo pa shkak e mora kete paralelizem me punen e veshtire te bujkut sepse duhet te kuptoni qe nuk fitohen kaq lehte parate nese nuk investoni ore te tera pune.

Une harxhova nje ore kohe per te bere kete artikull, ti pese minuta per ta lexuar, per sajtin tend sa kohe ke harxhuar?
 
Last edited: