Telefona të zgjuar, rrjeti 5G dhe makina autonome – risitë që do t’i shohim në CES

Uriel

Ushtar mjeshtër
Telefona të zgjuar, rrjeti 5G dhe makina autonome – risitë që do t’i shohim në CES
wz5Byqo.jpg


Disa prej prodhuesve teknologjik më të njohur në botë, do të jetë të pranishëm gjatë javës që vjen në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në Consumer Electronics Show.

Aktiviteti i përvitshëm do t’i mbledhë Sony, Samsung dhe LG që do t’i prezantojnë telefonat e zgjuar, si dhe kompani tjera me prezantime për inteligjencë artificiale, makina autonome dhe rrjetin 5G që pritet të jenë ndër gjërat kryesore të CES 2019, transmeton Telegrafi.

Ekspozita katër ditore, është data kryesore në kalendarin e industrisë teknologjike, ku pritet të marrin pjesë mbi 180 mijë persona, që mund të shohin prodhimet e fundit të rreth 4,500 prodhuesve.

Pajisje si televizion, dron, pjesë lidhëse, madje edhe robotë seksualë, pritet të ketë në masë të madhe në ekspozitën që fillon me tetë janar.

CsjRXOT.jpg


Organizatorë shpresojnë të mos ndodhë njëjtë sikur vitin e kaluar, pasi të reshurat përmbytën zonën dhe uji hyri nëpër dysheme, pikoi prej kulmit dhe shkaktoi ndalesa të energjisë elektrike.

CES që është aktiviteti më i madh për pajisje teknologjike që konsumohen në masë, ka filluar prej vitit 1967, ndërsa ishte aktivitet ku u prezantuan DVD dhe televizioni i parë HD.

Detajet e sistemit të ri 5G, që pritet të lansohet gjatë këtij vitit dhe telefonat e ri që përshtaten me shpejtësinë që ofron ky sistem, janë temat që po priten me më së shumti interesim.

Google do të prezantojë për vitin e dytë me radhë, pajisjen komunikuese Google Assistant, teksa rivali Amazon, pritet të shfaqë risitë rreth pajisjes Alexa.

Gjiganti korean LG, do të merr pjesë me ‘kuzhinën e zgjuar’ që do të ketë furrën, frigoriferin dhe enëlarësen, të gjitha të lidhura me internet, si dhe një pajisje që prodhon birrë shtëpiake.​
 
Megjithatë flitet se sa më shumë rritet G-ja aq më shumë rrezatimi dhe problemet shendetësore si kanceri etj...
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top