• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Tregti.aL

Universal

Active Member
#1
Gjithmonë qëllimi ynë është që të ofrojë shërbimin në internet për blerjen e lehtë, të shpejtë dhe të sigurt. Me njoftime, përdoruesit apo bizneset janë në gjendje për të bërë biznes të mirë, dhe një marrëveshje e madhe është shpesh sinonim i dëshirës se përmbushur. Ne kemi rezultate të mëdha të marra me një platformë intuitive dhe efektive. Dhe pastaj, sigurisht, një ekip i palodhur i përbërë nga njerëz të cilët punojnë me pasion për njerëzit.

https://tregti.al

Shitje, blerje dhe cdogjë që ke nevojë! Faqja që ju mundeson të kryeni tregti ose te kërkoni punë online Falas!
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
#2
Nga prezantimi mendova se mos ishte një faqe interneti ku shiteshin produkte online. Por kur u futa pash se ishte një faqe për njoftime. Gjithsesi urime për nismën dhe suksese me projektin.
 

Universal

Active Member
#3
Ne fakt ideja eshte e personit qe ka edhe forumin Netedy po gjithsesi kemi mar nje nism bashke, mbase krijojme dicka ndryshe.

Padyshim edhe ne te ardhmen do kete ndryshime qofte edhe si per produkte online.
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
#4
Ne fakt ideja eshte e personit qe ka edhe forumin Netedy po gjithsesi kemi mar nje nism bashke, mbase krijojme dicka ndryshe.

Padyshim edhe ne te ardhmen do kete ndryshime qofte edhe si per produkte online.
Nuk është se i vizitoj shpesh këto faqe me njoftime, por kur më është dashur kam parë që ka shumë për të dëshiruar. Uroj që të mos lodheni shpejtë me këtë projekt dhe të keni vërtetë sukses dhe të bëheni faqja më e madhe për njoftime online.
 

Universal

Active Member
#5
Faleminderit gjithsesi prandaj jemi ketu te mbeshtetim njeri tjetrin ne mendime e projekte :)
 

Shefi

Administrator
#6
Shumë mirë. Mirë do ishte që njoftimet të kenë edhe etiketa (tags)
mund te fillosh të mbledhësh adresa emailesh, duke i njoftuar vizitorët me ndonjë pop-up
psh. ata që kërkojnë punë, që pasi të ndjekin ndonjë temë apo kategori të njoftohen.
Një ide që kam patur më parë unë ishte që bashkë me ketë të ishte edhe një seksion (publik
apo publik për anëtarët) me CV-të e personave që interesohen për punë.

Faqet që kryesojnë në këtë fushë janë njoftime.com dhe anegino.gen.al
E para normalisht është nga më të vjetërat dhe mbahet për njoftimet dhe trafikun e madh
e dyta ka zhvilluar më shumë marketingun dhe punën me e-mail
pasi të regjistruarve iu dërgon një apo dy e-maile në mua me ofertat e reja
dhe kështu që vizitorët rikthehen.
 

Shefi

Administrator
#7
te kërkoni punë online Falas!
Në fakt iu gëzohemi gjërave falas. Por shumicën e rasteve falas do të thotë, unë nuk di gjë nuk të garantoj gjë, por as ti mbase nuk fiton gjë.
Çfarë dua të them, për punët premium psh, kur ke oferta serioze pune, të cilat qëllmisht nuk jepen informacionet e punëdhënësit, tregu në Shqipëri me sa di unë mund të paguajë 1/2 e rrogës mujore (më mos bëj gabim do pyes njërin që gjeti një punë si kjo). Pra nëse i interesuari zë punë atëherë të paguan një dorë të mirë parash. Këtu hyjnë në punë CV-të dhe nëse ke një databazë të mirë ti kërkon punë vetë dhe kontakton me të interesuarin. Nëse ai do pastaj e lidh në kontakt me punëdhënësin. Tip ndërmjetësi apo sekseri. Gjithsesi kjo ka punë nuk është aq e lehtë sa duket.
 

Shefi

Administrator
#13
E di cke ti eshte me e lehte te vesh te Google Maps
shko tek harta qe do, pastaj ik tek ato tre vijat unnamed.png
zgjidh share or embed map
zgjidh embed map kopjo kodin dhe je gati
 

Universal

Active Member
#15
Problemin e lokacionit e zgjidha deri diku, kam pare ne disa forume qe kane ngacmuar pjesen e database dhe krijojne goxha ide te bukura.
 

Shefi

Administrator
#20
shiko njehere kete kjo eshte faqe e madhe. nuk e kam perdorur por mesa di une ka gjera free dhe gjera me pagese
canva.com/create/banners