Vize pune ne Amerike?

Zakonisht, për viza pune, jo vetëm në amerikë por dhe në kanada, australi, britani, pra në shtetet më të mira, proçedurat zgjasin goxha dhe mesa di unë janë kryesisht për punët e paguara mirë, inxhinier etj (high paying jobs). Kush thotë se merr vizë pune për punë radhiko (kisha ca kohë pa e përdorur këtë fjalë), se di ça të them më duket disi e vështirë.

Tani për shanset. Çdokush ka shansin e tij. Por duhet të kesh një kontratë pune, dhe punëdhënësi të të presë derisa të shkosh, normale siguracionet etj, pastaj atje nuk të lejohet të ndyshosh punën. Dhe pas gjithë këtyre jo të gjithë mund ta marrin vizën.
Pra në përgjithësi punëdhënësi duhet të të dojë me gjithë mend të punosh për të, pasi nuk ta ka kush ngenë të të presë aq gjatë dhe me aq avaze. Mesa di unë zakonisht për në amerikë marrin më shumë viza programuesit dhe inxhinierët e informatikës, pasi iu leverdis kompanine t'i hynë këtyre avazeve sepse ata paguhen më pak nga amerikanët dhe janë zakonisht indianët që i marrin këto viza. Trumpi ka folur edhe për këto lloj vizash. Të shohim ça do vendoset.
 
Kryesisht po. Pra kompanitë serioze që duan të të marrin me patjetër, mund të kenë edhe konsulencë juridike që merret me çështjen e vizave. Por shumica e shqiptarëve me biznese në Amerikë që mund të të bëjnë një kontratë dhe mund të të presin sa të dalë viza, mund të mos jenë tek profesionet e preferuara dhe mund ta kenë pak më të ulët përqindjen e suksesit. megjithatë kush e ka edhe këtë mundësi ta provojë se si dihet.
 
Rregullimi fundit:
Meqë ra llafi. Ca vite më parë sigurova një kontratë pune në Gjermani. (Përpara fluksit të emigrantëve...) Por nuk kishte shans të merrje vizë për punë të zakonshme, madje pyeta edhe atë shqiptaren që punonte në ambasadë sesa viza pune ishin dhënë deri në muajin prill dhe qenë vetëm nja dy. Një mjek dhe një inxhinier.
Të njëjtën gjë më tha edhe një shqiptar nga Vlora që kishte biznes në Gjermani se nuk i merrte dot njerëzit e tij të punin për të.
Tani supozohet se janë lehtësuar ca proçedurat, por prapë shumë vetave iu refuzohen vizat edhe pse kanë siguruar kontratë punë, megjithatë edhe shansi ka të bëjë...
 
Edhe une do doja te beja nje te tille po duan shume leke dhe nuk eshte e sigurt, me sa kam degjuar.
 
Zakonisht ekziston dhe mundësia të punosh në të zezë apo të gjesh kontrata pune tek grekët që kanë biznese të ndryshme në Gjermani, ata s'para pyesin. Mjafton t'ju bësh punën. Janë me dhjetëra rastet e tilla që kam dëgjuar. Ndërsa për biznese shqiptarësh nuk është se ka shumë. Por dhe ato që janë janë biznese të vogla.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top