Zakonisht, për viza pune, jo vetëm në amerikë por dhe në kanada, australi, britani, pra në shtetet më të mira, proçedurat zgjasin goxha dhe mesa di unë janë kryesisht për punët e paguara mirë, inxhinier etj (high paying jobs). Kush thotë se merr vizë pune për punë radhiko (kisha ca kohë pa e përdorur këtë fjalë), se di ça të them më duket disi e vështirë.
Tani për shanset. Çdokush ka shansin e tij. Por duhet të kesh një kontratë pune, dhe punëdhënësi të të presë derisa të shkosh, normale siguracionet etj, pastaj atje nuk të lejohet të ndyshosh punën. Dhe pas gjithë këtyre jo të gjithë mund ta marrin vizën.
Pra në përgjithësi punëdhënësi duhet të të dojë me gjithë mend të punosh për të, pasi nuk ta ka kush ngenë të të presë aq gjatë dhe me aq avaze. Mesa di unë zakonisht për në amerikë marrin më shumë viza programuesit dhe inxhinierët e informatikës, pasi iu leverdis kompanine t'i hynë këtyre avazeve sepse ata paguhen më pak nga amerikanët dhe janë zakonisht indianët që i marrin këto viza. Trumpi ka folur edhe për këto lloj vizash. Të shohim ça do vendoset.