Exp
Kalorës
Shqiptarë në Australi
(Informacionet e blogut të shqiptarëve në Australi po i zhvendosim këtu që të jenë më të sistemuara për ata që e kërkojnë këtë informacion. Fjasim për emigracionin e ligjshëm, dhe çfarë ju duhet të bëni që të sistemoheni pasi të keni mbërritur në Australi)Pëshëndetje të gjithë shqiptarëve që janë down under në Australi!!!
Ky është një manual për proçedurat e që duhet të ndjekin emigrantët që kanë fituar statusin e emigrantit në Australi. Ka shumë informacione të dobishme për të gjithë ju atje. Mirëse erdhët në Australi e veçanërisht në Canberra!
Qeveritë e Komonuellth-it, Shteteve, Territoreve dhe ato lokale të Australisë, së bashku me agjensitë joqeveritare u sigurojnë banorëve Australianë një sërë shërbimesh. Kjo broshurë ju jep informacion lidhur me llojet e shërbimeve dhe ndihmën që ju jepet, dhe se ku mund të shkoni dhe të merrni këshilla. Ato që hyjnë si refugjatë apo me mënyra humanitare duhet t’i përmbahen edhe informacionit të dhënë posaçërisht nga Department of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs (Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene). Canberra është kryeqyteti i Australisë dhe qendra administrative për qeverinë federale të vendit. E formuar që në 1913 Canberra ka shumë ndërtesa nacionale si Parliament House (Shtëpinë e Parlamentit), War Memorial (Lapidarin e Luftës) dhe National Gallery of Australia (Galerinë Nacionale të Australisë). Qyteti i Canberras është i vendosur në Australian Capital Territory (ACT). ACT nuk është në shtet por pak a shumë ka një qeveri përgjegjësitë e të cilës janë të ngjashme si me ato të qeverisë shtetërore edhe asaj lokale. Kjo broshurë ju jep informacion mbi disa nga shërbimet e dhëna nga Qeveria e ACT. Ju lutemi të gjeni kohë dhe ta lexoni këtë broshurë me kujdes. Ne besojmë se do t’ju ndihmojë ndërkohë që filloni jetën tuaj të re në Australi. Ju duhet të përdorni botimin e fundit, që gjendet në shumicën e zyrave të shërbimeve të vendosjes dhe përmes faqes së rrjetit website ‘Settling in Australia’ www.immi.gov.au/settle. Ne ju sugjerojmë që në fillim të lexoni cc 1-4. Këta merren me çështjet e rëndësisë së veçantë që lindin gjatë javëve të para të qëndrimit. Problemet që do t’ju duhet të përballoni ndërkohë që filloni jetën tuaj të re në Australi janë komplekse dhe në ndryshim. Do të ketë sfida por edhe shpërblime. Në fund, suksesi juaj do të varet nga vetë përpjekjet tuaja, si dhe nga vullneti i atyre që dëshirojnë t’ju ndihmojnë. Mirëse erdhët dhe fat të mbarë!
1 Çfarë duhet të bëni së shpejti pas mbërritjes
A. Bëni kërkesë për Tax File Number (Numrin e Taksës)
Më përpara bëni këtë gjë. Të gjithë ata që marrin të ardhura në Australi kanë nevojë për Tax File Number. Të ardhurat përfshijnë rrogën nga punësimi, paratë e fituara nga investimet dhe pagesat nga qeveria.
Ju mund të regjistroheni nepërmjet internetit gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditët e javës. Përndryshe formularët merren prej Centrelinkose Australian Taxation Office
(ATO) (Zyrës Australiane të Taksave), e cila është në numëratorin telefonik White Pages (Faqet e Bardha), ose ju mund tëtelefononi ATO-në dhe të kërkoni që t’ju dërgohet një formular.
Australian Taxation Office 13 2861
Regjistrimi nepërmjet internetit për Tax File Number
bëhet në adresën në këtë website www.ato.gov.au/individuals
B. Regjistrohuni në Medicare dhe mendoni rreth mundësisë së shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore private (kundrejt një shume, paguar rregullisht kompanisë së siguracionit).
Qeveria Australiane ju ndihmon me shpenzimet mjekësore përmes një skeme që quhet Medicare. Ju mund të keni të drejtë që të regjistroheni në Medicare dhe të shfrytëzoni menjëherë shërbimet dhe programet mjekësore si shërbimet spitalore falas, ndihmën me shpenzimet e kujdesit jashtë-spitalor dhe mjekimet e subvencionuara.
Për t’u regjistruar në Medicare, ju duhet të prisni afërsisht 10 ditë pune pas ardhjes në Australi dhe më pas të paraqiteni pranë një zyre të Medicare, të shënuar në numërator, me faqe të bardha të quajtur ”White Pages” me pasaportën ose dokumentet e udhëtimit. Nëse plotësohen të gjitha kriteret e regjistrimit, do t’ju jepet numri i kartës Medicare dhe karta do t’ju dërgohet me postë rreth 3 javë më vonë.
Nëse keni nevojë të shikoni një doktor urgjentisht, ju mund të regjistroheni me Medicare pa pritur të plotësohet 10 ditëshi dhe kërkoni një numër të përkohshëm.
Medicare ka një 'Welcome Kit' , e cila është e përkthyer në gjadhtëmbëdhjetë gjuhë të ndryshme. Ajo ju shpjegon për shërbimin Medicare dhe shërbimet e tjera shëndetësore të qeverisë si dhe kriteret e pranimit për përfitime dhe pagesa. Mbani mend që ta kërkoni materialin informativ kur shkoni në zyrën e Medicare.
Medicare 13 2011
C. Hapni një llogari bankare
Njerëzit në Australi zakonisht i mbajnë paratë nëpër banka, shoqëri ndërtimore apo unione kreditore. Australianët përdorin karta bankare dhe karta krediti për shumë qëllime. Është e këshillueshme të hapni një llogari bankare brenda gjashtë javëve pas ardhjes, për arsye se zakonisht do t’ju duhet vetëm pasaporta si dokument identifikimi. Pas gjashtë javësh, që të hapni një llogari bankare do t’ju duhen dokumente të tjera shtesë, dhe mund ta keni të vështirë nëse ju nuk keni shumë dokumenta të tjera. Jepini bankës suaj Numrin e Taksës që të evitoni tarifat e larta të taksimit mbi interesin e fituar.
D. Regjistrohuni me Centrelink (Shërbimin Social)
Centrelink-u, një agjensi qeveritare ju jep ndihmë për të kërkuar punë, jep pagesat e sigurimit social si dhe ndihma të tjera. Banorët e sapoardhur mund të regjistrohen me Centrelink-un për të marrë ndihmë kur kërkojnë punë, për të gjetur ndihmë në njohjen e kualifikimeve joaustraliane (d.m.th. kualifikimet e fituara në atdhe e gjetkë) si dhe për t’u futur në kurset e duhura (përkatëse). Centrelink gjithashtu ka një formular aplikimi për Numrat e Taksës dhe mund t’ju asistojë që ta dorëzoni formularin e aplikimit me Zyrën e Taksave, me qëllim që të mos vonohet e drejta për pagesat tuaja.
Nëse keni fëmijë, ju do të mund të keni të drejtë që të merrni pagesa të sponsorizuara nga qeveria për familjet si ndihmë kundrejt shpenzimeve të rritjes së fëmijëve
E. Regjistrohuni në kurset e Gjuhës Angleze
Komunikimi në Anglisht është shumë me rëndësi dhe çelësi i vendosjes tuaj të suksesshme.
Kurset e mësimit të gjuhës angleze për të sapoardhurit në Australi jepen nga Adult
Migrant English Program (AMEP) (Programi i Gjuhës Angleze për Emigrantët e
Moshës së Rritur). Si banor i ri ju mund të keni të drejtë që të merrni 510 orë të
mësimit të gjuhës Angleze falas. Regjistrohuni sa më shpejt të jetë e mundur ose
mund ta humbni këtë të drejtë! Për më shumë informacion dhe për adresat se ku
mund të regjistroheni, shihni Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me Anglishten).
F. Regjistroni fëmijët tuaj në shkollë.
Sipas ligjit Australian, fëmijët mes moshës 6 deri në 15 vjeç duhet të shkojnë në shkollë. Ju duhet t’i regjistroni fëmijët në shkollë sa më parë që të jetë e mundur. Për më shumë informacion shihni Kapitullin 10, Education and child care (Arsimimi dhe Çerdhet//Kopshtet).
G. Merrni patentën e shoferit
Nëse keni patentë shoferi nga një vend tjetër në Gjuhën Angleze apo të përkthyer zyrtarisht në Gjuhën Angleze, ju keni të drejtë të drejtoni automjete për tre muajt e para pas mbërritjes tuaj në Australi. Më pas në se doni të drejtoni automjete duhet të merrni patentën përkatëse Australiane. Për këtë, zakonisht duhet të kaloni testin teorik, praktik si dhe kontrollin e syve për të konstatuar aftësinë e shikimit. Për informaicone të tjera, kontaktoni:
Dickson Motor Vehicle Registry 6207 7000
Rregullimi fundit: