Francë - Shqipëri 2019

Nuk mund ti gezohesha fitores se frances edhe pse niveli i tyre dihet, po me vjen keq per ne qe skemi nivel futbolli aspak..

Nje admirim te madh ka KOSOVA ku ben nje futboll shume te bukur dhe ke deshire te besh tifoz deri ne momentin e fundit..
 
Nuk mund ti gezohesha fitores se frances edhe pse niveli i tyre dihet, po me vjen keq per ne qe skemi nivel futbolli aspak..

Nje admirim te madh ka KOSOVA ku ben nje futboll shume te bukur dhe ke deshire te besh tifoz deri ne momentin e fundit..
Unë nuk doja ta thosha këtu por kisha thënë se nëse hamë 4 gola e poshtë mirë jemi, dhe pak a shumë aq doli.
E dija që ishim dobët këtë vit por çunat e kombëtares nuk kanë gjë në terezi, po hiç fare .
Ajo që vura re ishte se kjo skuadër e Francës nuk e merr mot Evropianin!

Të paktën fituam anën morale që nuk filluam ndeshjen pa himnin kombëtar...
 
Ndërsa përsa i përket Kosovës, është gjynah që nuk kemi një skuadër të përbashkët. Jemi komb i vogël për të pasur një skuadër të mirë e jo më dy.
Franca ka mbi 60 milionë banorë, dhe nuk ka më shumë se 5 lojtarë me kombësi frënge në kombëtaren e saj.
Mbase ka ardhur koha që FIFA të bëjë një dallim, tjetër gjë është kombësia dhe tjetër shtetësia, dhe këto skuadra quhen kombëtare jo shtetërore/shtetëtare. Kjo gjë nuk besoj se ka për të ndodhur, por ajo që dua të them është se Franca merr një senegalez, "e pagëzon francez" që të rrisë shansin e fitimit, ne kemi talente si në Shqipëri dhe Kosovë por në vend të bashkojmë fuqitë ecim secili për hesap të vet.
 
FB_IMG_1567962913629.jpg


Kjo fotografi ka bere buje neper rrjetet sociale, madje eshte shperndare nga Jurgen Klopp gje qe na ben te ndihemi me krenar nga ana sportive se si njerez skane lidhje me shqiptaret lol
 
Nejse këto nuk kanë rendësi dhe aq, rezultati flet vetë.

Mesa pashë unë qënka faqe e paverifikuar dhe jozyrtare, madje e thotë vetë
"UNOFFICAL Fan Page Jurgen Klopp " e keni këtu madje tek transparenca e faqes thotë se manaxhohet nga shtatë veta
pesë nga Kosova dhe dy nga Amerika, kështu që nuk e ka bërë Jurgeni këtë, por është punë me mik;).
1050


E paska ngrënë edhe Top-channel këtë gjë (nuk është hera e parë që bën gafa të tilla) dhe e kishte publikuar
1052


link - burim
1051

por mesa duket e ka verifikuar më vonë dhe e ka fshirë.
 

Ja dhe disa tema interesante

Back
Top