Gradacioni - Përqindja e Alkoolit

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Sasia e alkoolit në një pije alkoolike përcakton sesa e fortë është një pije dhe mënyra më e mirë e matjes është përqindja.
Por edhe këtu ka pak konfuzion sepse në Shqipëri përdorim dhe gradën që nuk përdoret në vend tjetër, dhe në Amerikë përdorin gradacionin apo provën (proof) por atje ka kuptim tjetër.

Matja universale është ABV (Alcohol By Volume) ose përqindja e alkoolit.
Por si llogaritet grada në Shqipëri? Grada shqiptare pjeston për dy përqindjen e alkoolit. Kur kemi një pije me 40% alkool thuhet se kemi 20 gradë. Në Amerikë bëhet e kundërta atje e shumëzojnë për dy, pra për një pije me 40% alkool themi se kemi me provë 80 (80 poof)
 
Tani na ngatërrove më keq.
Kur ne themi raki ballë kazani e cia besoj se mund të jetë rreth 25 gradë, sa alkool i bie të ketë?
 
Mendoj se rakia më e mirë duhet të jetë 18-19 gradë. Por jo poshtë 17, madje as 17 nuk do ta pija me qef.
Kur i bën llogaritë duke bërë pjestim, kalimi nga një gradë në një gradë tjetër është shumë i madh sepse ke më pak numra,
prandaj mënyra amerikane e gradës (proof) është më i mirë për t'u perceptuar.

17 gradë shqiptare -> 34% alkool = 68 gradë amerikane
18 gradë shqiptare -> 36% alkool = 72 gradë amerikane
19 gradë shqiptare -> 38% alkool = 76 gradë amerikane
20 gradë shqiptare -> 40% alkool = 80 gradë amerikane

Pra ne numra të plotë kemi e themi 17, 18, 19, 20
ndërsa amerikanët kanë gjithë këta 68, 69, 70, 71, 72, 73, 74, 75, 76,77, 78, 79, 80

Standarti* amerikan i vodkës kërkon që vodka të jetë minimalisht 80 gradë amerikane ose 40% alkohol apo 20 gradë shqiptare.
Standarti evropian i vodkës kërkon që vodka të jetë minimalisht 75 gradë amerikane ose 37.5% alkohol apo 18.75 gradë shqiptare.
(*Po marr standartin e vodkës edhe për rakinë pasi nuk ka ndonjë standart për rakinë në djeninë time, plus si vodka dhe rakia nuk stazhionohen)

Pra 18.75 gradë me tonën ose 75 gradë amerikane mund të jetë me të vërtetë një pikë e mirë balanci. Megjithatë vodka ka epërsi pasi nëse është e distiluar (e zier) të paktën pesë herë është me e lehtë për tu pirë se një raki, pasi bëhet më e dashur, plus që alkooli i lartë ka një efekt ëmbëlsie.
 
Rregullimi fundit:
Megjithatë vodka ka epërsi pasi nëse është e distiluar (e zier) të paktën pesë herë është me e lehtë për tu pirë se një raki, pasi bëhet më e dashur, plus që alkooli i lartë ka një efekt ëmbëlsie.
Për këtë nuk e ke keq. Tani mu kujtua se kam pirë edhe raki mareje (màreje ose kuçumare si mund ta njohin disa). Kur ishte e zier një herë ishte shumë e fortë edhe pse nuk i kalonte 18 gradë. Të zinte shpejtë, pra deheshe, dhe kur vije në vete nuk doje as t'ia dëgjoje emrin. Por kur zihej dy herë ndryshonte puna.
Madje vjet isha në një fshat të pogradecit dhe pashë një të moshuar ( jo shumë) që po ziente raki. U bëra kurioz pasi nuk kisha parë një metodë të tillë më parë. E pyeta se çfarë rakie ishte dhe më tha se ishte raki kumbulle. I kërkova që ta provoja dhe nuk më dha. Por më tha diçka interesante. Që rakia e kumbullës duhet zier dy herë, se ndryshe nuk pihet. Akoma e kam peng që nuk e provova.
Kam pirë raki kumbulle edhe më parë, por nuk e dija se duhej zier dy herë.
Kam pirë gjithashtu edhe raki mëni ( mani apo meni) nuk është keq. Gjithashtu edhe raki fiku nuk është keq 😂😋🤓
 
Shumica e rakive të frutave duhen zier mbi një herë. Gjithashtu shpejtësia e zierjes ka shumë rëndësi, nuk duhet zier shumë shpejt pasi avujt e rakisë nuk arrijnë të kondesohen dhe këshu humbet jo vetëm sasinë e rakisë por përqindjen e alkoolit madje dhe shijen.

Ndyshimi i rakisë me vodkën është se rakia ka shijen e materjalit të përdorur, psh, man, rrush, koçimare etj.
Përveç manit shumica e rakive të frutave nuk është dhe aq cilësor në Shqipëri sepse çdo frut ka vështirësitë dhe sekretet e tij sesi nxirret dhe jo të gjithë ja kanë ngenë të rrinë dhe ta ziejnë me merak apo më shumë se një herë.

Për rakinë e kumbullës në botë mbahet Serbia, është me famë botërore dhe njihet me emrin Slivovic (Slivovitz - sliva nga sllavishtja = kumbull), Shefi nuk e ka provuar akoma por e ka në listë ;). Në listë shefi ka edhe rakinë e qershisë që në botë mbahet Gjermania dhe njihet me emrin Kirshvaser (nga gjermanishtja kirschwasser =ujë qershie) dhe kjo zihet dy herë.
 
Kur ishte e zier një herë ishte shumë e fortë edhe pse nuk i kalonte 18 gradë. Të zinte shpejtë, pra deheshe, dhe kur vije në vete nuk doje as t'ia dëgjoje emrin. Por kur zihej dy herë ndryshonte puna.

Rakitë e frutave janë të ashpra edhe pse mund të kenë përqindje më të vogël alkooli prandaj dhe duhen zier dy herë. Me përjashtim të manit kuptohet që është një nga rakitë më të mira nëse di si ta nxjerrësh
 
Në listë shefi ka edhe rakinë e qershisë që në botë mbahet Gjermania dhe njihet me emrin Kirshvaser (nga gjermanishtja kirschwasser =ujë qershie) dhe kjo zihet dy herë.
Nëse gjërat na shkojnë mirë mund ta provojë vitin që vjen. Pak e vështirë për ta gjetur nga persona që e nxjerrin vetë, por do ketë në treg besoj.
 
Pak e vështirë për ta gjetur nga persona që e nxjerrin vetë, por do ketë në treg besoj.
Këto shefi i gjen pa merak fare. Fola para ca muajsh me ca çuna nga Iraku dhe më thanë se ata andej bëjnë raki me hurma arabie. Kjo po që është e vështirë të gjendet, si në treg dhe privatisht.
 
Interesante qënka. Hajde gëzuar
raki-qershie.jpg
 
Për rakinë e kumbullës në botë mbahet Serbia, është me famë botërore dhe njihet me emrin Slivovic (Slivovitz - sliva nga sllavishtja = kumbull), Shefi nuk e ka provuar akoma por e ka në listë ;).
E paparë fare kjo rakia serbe e kumbullës. E jashtëzakonshme!!! Ta garantoj unë @Dr. Luka
Screenshot_20221001-232259_Instagram.jpg
 
Back
Top