Shefi

Ushtar elitar
Anëtarë stafi
Numizmatika është studimi dhe koleksionimi i monedhave, kartëmonedhave dhe xhitoneve.

Kjo duhet të jetë monedha më e shtrenjtë shqiptare.
100 Franga Ari
Viti 1937
34 gram
Shumë e rrallë. Janë stampuar vetëm 500 monedha
Vlera varion 5000$ - 8000$
100-Franga-ari-1937a.jpg


100-Franga-ari-1937b.jpg
 
Një monedhë koleksioni gjermane shumë e rrallë dhe me të vërtetë e bukur.
s-l1600 (1).jpg
 
Kjo nuk është hedhur në treg besoj!

Njerëzit me mend dhe me inteligjencë ekonomike, përdorin arin dhe argjendin për të ruajtur pasurinë dhe jo kartëmonedhat.
Kjo sepse kartëmonedha vazhdimisht zhvlerësohet ndërsa metalet e kanë vlerën më konstante. Ari është mbreti natyrisht, është gjithashtu edhe platini është i njohur, ekziston edhe paladiumi që është edhe më i shtrenjtë por më i rrallë. Ndërsa çmimi i argjendit është mjaft më i luhatur, aq më tepër që argjendi ka filluar të përdoret shumë kohët e fundit në pajisjet elektronike sepse është përçues shumë i mirë i elektricitetit.
Tani njerëzit i ruajnë metalet në kallëpe por vlera e monedhave është ndryshe pasi janë për koleksione apo nëse ka kërkesa për të dhe ka shumë pak në qarkullim vlera e saj rritet, nëse ka vlerë historike rritet akoma më shumë.

psh: ajo monedha e parë e Ahmet Zogut vetëm si metal floriri e ka vlerën diku tek 1600$ kaq, por përderisa janë shumë pak në qarkullim (500 copë) dhe shumë pak në shitje, përderisa ka vlerë historike, përderisa po vete një shekull që është krijuar, përderisa nuk mund të stampohet më, që ta blesh të duhet të paguash shumë herë më kaq.

Kjo monedha gjermane e jashtëzakonshme sipas mendimit tim, një bionde me shpatë dhe me mburojë me shqiponjë dy-krenare, është një monedhë standarde 1 ons (28, 35gram) si metal argjendi e ka vlerën diku tek 20$ por për shkak të dizanjos, për shkak se janë vetëm 100 copë të stampuara tani vlera është te 120$. Tani ata që e stampuan këtë monedhë po të duan nxjerrin edhe 100 të tjera këtë vit....

Këto nxirren në shitje nuk është se qarkullojnë si valutë.
 
Doja edhe unë ta hapja këtë temë para disa kohesh. Mu kujtua një email që më kishte dërguar një i afërmi im rreth viteve 2007-2008 me disa kartmonedha shqiptare të vjetra. E kërkova email-n para disa kohësh por mjerisht faqja nga ku ishin marrë fotot nuk ishte më online.
 
Monedhë shqiptare ari e vitit 1968, shumë e rrallë, vlera 800-1500 dollarë
Albania 1968 Gold 100 Leke NGC PF-68 Ultra Cameo Peasant Girl.jpg


2k.jpg
 
Back
Top