Sa e vertet mund te jete kjo?

Dr. Luka

Ushtar elitar
Anëtarë stafi
Duke bërë disa kërike me ra rruga nga Alexa.com. E di qe kjo faqe nuk është edhe aq shumë e besuar, por kohet e fundit ka bërë shumë rregullime. Ajo që më ra në sy është që ka shtuar edhe një opsion për të bërë krahasime midis faqeve. Gjë e bukur kjo.
Por ajo që më tërhoqi më shumë vëmendjen është se krahasonte Shqipopedia me ForumiShqiptar.com dhe me Top-Channel.tv.
Nëse do shikoni tek krahasimet rendit ForumiShqiptar.com me 91.2% , Shqipopedia.org me 52.6% dhe Top-Channel.tv me 12.9% .
Sa të sakta mund të jenë këto statistika?
 
Nuk jane te sakta, ato jane dicka te momentit mos gabohem, nuk bazohet ne nje permbledhje me te gjere.
 
Temë interesante, me tërë këto spame më kishte shpëtuar :giggle:.
Shiko edhe qëndrojnë edhe s'qëndrojnë këto.
Në radhë të parë duhet patur parasysh për kë janë këto statistika... Këto nuk janë për vizitorët por për administruesit e faqeve. Pra me këto statistika ata përpiqen të gjejnë persona të interesuar që mundësisht të kthehen në klientë, dhe në këtë mënyrë ndoshta shtojnë informacionet që mendojnë se mund të jenë më interesante dhe tërheqëse që të realizojnë shitjet.
psh. disa vite më parë alexa të jepte mundësi që të shikoje 500 faqet më të vizituara në çdo shtet.
Mesa duket kjo gjë do ketë patur shumë sukses dhe shumë vizita prandaj dhe alexa e bëri me pagesë.
(Tani duam apo nuk duam me gjithë të mirat apo të ligat, e besueshme apo jo alexa është në këtë pozicion dhe akoma nuk ka rivalë seriozë...)

Tani kthehemi tek statistikat. Nuk është çudi që mund të ketë një postim me fjalëkyçe të njëjta si me forumin shqiptar apo dhe me top channel.
Varet se kë ka krahasuar dhe ku do të dalë. Më përpara thoshte se (Audience Overlap) pra vizitorët e përbashkët ishin me wikipedian shqiptare, që në fakt besoj se ka më shumë sens (aq më tepër që tani kemi mbi 7 mijë artikuj te wiki ynë që i bie 10% nga i gjithë numri 77mijë i wikipedias, urojmë të kapim dhe 10% të trafikut...)
Gjithsesi të dhënat nxirren si fotografi të një çasti të caktuar, kështu që këto mund të pranohen por me rezervë...
 
Back
Top