Samsung smart TV - Qëndojini larg!!!

Exp

Kalorës
Përderisa telefonat Samsung janë më të mirët e sistemit Android, shumica nga ne mendon se çdo produkt i kompanisë Samsung ka të njejtin nivel apo seriozitet. Por këtë nuk mund ta themi për televizorët inteligjentë Samsung.
Më ra një televizor i tillë në duar ditët e fundit edhe vura re se ana smart (inteligjente) e saj kishte marrë fund.
Kompania nuk jo vetëm që nuk e mbështeste softuerin e televizorit, nuk bënte më përditësime, nuk të lejonte përditësimet e mëparshme por kishte hequr edhe aplikacionet që kishte televizori në fazën e tij fillestare.
Pra shumë aplikacione si jutub, etj ishin hequr dhe nuk lejohen më. Pas disa kërkimesh online, vura re se edhe faqja apostafat e Samsungut dhe përditësimet që mund të shkarkoje manualisht ishin fshirë. Në forume sa andej-këndej dola në rezultatin që nëse keni të ndërmend të blini televizor samsung, MOS E BLINI!
Me qindra përdorues ankoheshin për të njëjtën gjë, televizori i ri, i shtrenjtë, tani nuk kishte më mundësitë që kishte kur u ble, ky që kisha unë unë kishte ca vite në qarkullim, por kishte nga ata që brenda dy vitesh qenë braktisur.
Dhe megjithatë ky model televizori ende shitet i ri në dyqane edhe pse ana inteligjente e saj është tetë me hiç.

Megjithatë i gjeta zgjidhjen, i shtova një Roku edhe çdo gjë në rregull.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top