Teknologjia 5G dhe politika e jashtme.

Uriel

Ushtar mjeshtër
Teknologjia 5G ka të bëjë me gjeneratën e pestë të rrjetave celulare dhe në thelb sjell shpejtësi dhe kapacitet më të madh të transmetimit të të dhënave. Aplikimi i saj nuk sjell vetëm cilësi shumë herë më të mirë të komunikimit, por mundëson edhe zbatimin e inovacioneve si Internet of Things, makinat pa shofer, etj.

Gjithsesi, për t'u përdorur si teknologji duhet të zhvillohen pajisjet e komunikimit dhe Kina, specifikisht kompania Huawei, ka arritur ta implementojë përpara kompanive amerikane. Për këtë arsye, presidenti amerikan, për të ruajtur dominancën e kompanive amerikane në këtë fushë, ka ndaluar produket Huawei, me pretekstin që nuk ruajnë sigurinë e të dhënave. Për mendimin tim është një pretekst i kotë që nuk i bën mirë zhvillimit të teknologjisë në përgjithësi.

Si partner i SHBA-së që jemi, kemi marrë vërejtje për implementimin e 5G në Shqipëri dhe ambasada amerikane po influencon që të ndalohen produket Huawei edhe këtu. Personalisht mendoj që do të bëjmë hapa mbrapa nëse lejojmë politikat e jashtme amerikane të ndërhyjnë në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik. Është një kohë për të investuar në inovacion jo për t'u bërë paranojakë pa arsye të vlefshme. Kujtoj që kur filloi të zbatohej teknologjia 4G nuk e vrau njeri mendjen për sigurinë e të dhënave.

Si mendoni ju?
 
Nuk e dija që ambasada po merrej edhe me këtë çështje, por nuk më habit, kjo është e politika e Shteteve të Bashkuara. Ky është një problem kompleks dhe janë shumë faktorë që duhen diskutuar për të.
Tani të flasim për pretekstin dhe për ruajtjen e të dhënave.
Shqipëria në arenën kombëtare edhe një cironkë po ta konsiderosh është shumë, kështu e konsiderojmë dhe rëndësinë e të dhënave dhe ky është në përgjithësi këndvështrimi ynë. Prandaj dhe nuk e vrau kush mendjen për sigurinë e të dhënave kur ishte 4G.
Mendo për një moment email-et e presidentit të Kinës apo Rusisë të jenë në serverin e Amerikës, ca do ndodhte, e kupton se është diçka që nuk shkon këtu E njëjta gjë vlen jo vetëm për të punësuarit në shtet por edhe për individët privatë. Janë njëlloj sikur dosjet e secilit prej nesh të jenë në dispozicion në një shtet jo dhe aq miqësor.

Përsa i përket presidentit amerikan shumë mirë bën mbron interesat e shtetit dhe kombit të tij sepse atë detyrë ka.

Makina pa shofer për të gjithë është ende më shumë si ëndërr edhe shumë larg realitetit, të paktën për një kohë të gjatë. Tesla ka arritur të bëjë mrekullira, por ne jetojmë në një botë analoge të pakontrolluar e cila nuk mund të dixhitalizohet dhe kontrollohet komplet,
megjithatë një kombinim deri diku nuk do ishte keq.

Rrjeti 4G apo edhe 5G janë teknologji që ende nuk dimë pasojat dhe efektet që kanë në shëndetin e njeriut. Dhe kryesisht për atë 5G thonë shumë gjëra. Zhvillimi i pafund nuk do të thotë se gjithmonë është gjëja e duhur, psh pas krijimit të bombës bërthamore, nuk besoj se po mendojnë të krijojnë bomba edhe më të fuqishme se ajo, ndoshta mund të jenë më të mëdha ato që ekzistojnë por mendoj se e kapëm limitin.

Nuk besoj se kinezët kanë bërë ndonjë çudi të madhe teknologjike, fundja 100 vitet e fundit veç perëndimin kanë kopjuar, akoma edhe vetë japonezët shpesh herë. Kina ka shpikur letrën shumë shekuj më parë dhe prej asaj kohe s'ia kemi parë më hairin akoma edhe gjatë vëllazërimit komunist nga vitet 70... Ç'është e vërteta si Kina (edhe India) e kanë ngritur kokën falë krahut të lirë të punës, jo se kanë arritje të madhe, pothuajse çdo gjë e kanë marrë nga perëndimi.
Unë personalisht nuk pres zhvillim teknologjik nga Kina edhe sikur te kenë arritur diçka që se kanë amerikanët thjesht nuk më ngjit.
Dmth t'i kthehemi prapë avazit ne, të martohemi me gruan që u divorcuam një herë...

meqë ra llafi kjo është arsyeja dhe përdorimi i kësaj teknologjie
 
Rregullimi fundit:
:hmm:
Nuk merrem me politikë dhe nuk të komentoj për këtë pjesë. Tani përsa i përket rrjetit 5G në shqipëri edhe unë jam i mendimit se nuk e kemi të nevojshme akoma në shqipëri. Me paisjet që kemi tani na kryhen punë edhe 3G, jo më pastaj që kemi edhe 4G. Sikur të punohet në përmirësimin e këtyre dhe në mbulimin e plotë të këtyre, nuk kemi nevojë për 5G akoma edhe për një dekadë a dy.
Pse e them këtë?
Të marrim rastin e televizorëve. Nga sa kohë është futur krijuar teknologjia 3D? A po përdoret? Kemi televizorë 8K. Pse na hynë në punë, kur televizjonet nuk mund të transmetojnë koma fullHD?
 
:hmm:
nuk e kemi të nevojshme akoma....
Kemi televizorë 8K. Pse na hynë në punë, kur televizjonet nuk mund të transmetojnë koma fullHD?
Kjo më kujton ata celularët e viteve 2005-2006 që reklamonin se luanin skedarë mp3, që për atë kohë ishte arritje e madhe,
por puna ishte se këta celularë kishin vetëm 32MB dhe nuk kishin mundësi të shtoje kartë memorje,
ndërsa ata që merrnin kartë memorje nuk i luanin mp3-të.
 
Kjo më kujton ata celularët e viteve 2005-2006 që reklamonin se luanin skedarë mp3, që për atë kohë ishte arritje e madhe,
por puna ishte se këta celularë kishin vetëm 32MB dhe nuk kishin mundësi të shtoje kartë memorje,
ndërsa ata që merrnin kartë memorje nuk i luanin mp3-të.
Kurse mua më kujton edhe teknologjinë 3G dhe disa telefona celular që e mbështesnin këtë teknologji. Ishte vërtet një arritje, por mendoj se as 20% e përdoruesve të celularëve nuk do e kenë përdorur atë teknologji.
Unë personalisht e kam perdorur dhe ishte ku e ke më e mirë edhe se çdo aplikacion që shërben për video thirrje. Është për të ardhur keq që u zhduk pa u promovuar.
 
Mesa duket do vijë dhe g5 në Shqipëri
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top