28 Janari Dita Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave

Uriel

Ushtar mjeshtër
28 Janari Dita Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave

Dita e Mbrojtjes së të Dhënave është një festë ndërkombëtare që ndodh çdo 28 janar. Qëllimi i shënimit të Ditës së Mbrojtje së të të Dhënave është të ndërgjegjësojë dhe promovojë praktikat më të mira të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë. Kjo dite është e lidhur ngushte me Konventën 108.
Kjo dite është e lidhur ngushte me Konventën “Për mbrojtjen e individëve nga procedimi automatik i të dhënave personale” e ratifikuar ne Strasbourg, 28/01/1981, nga Këshilli i Evropës ( e njohur si Konventa 108). Konventa 108 është instrumenti më i rëndësishëm ndërkombëtar me fuqi detyruese për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë e personave në hapësirën evropiane e më gjerë.
Konventa 108, tani e modernizuar është ratifikuar 47 shtete anëtare të Këshillit të Evropës dhe 8 shtete jo anëtare(Argjentina, Cabo Verde, Mauritius, Meksika, Maroko, Senegal, Tunizia dhe Uruguai). Është e hapur për ratifikim nga shtetet jo anëtare gjer më 24 Mars 2024.
Më 26 Prill 2006, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës vendosi, qe 28 Janari dita e ratifikimit te Konventës 108 të festohet çdo vit si Dita Evropiane për Mbrojtjen e te Dhënave
28 Janari Dita për Mbrojtjen e te Dhënave është festuar për here të par më 28 Janar 2007. Gjersa në SHBA dy vite më vone pikërisht me 26 janar 2009 , Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara miratoi Rezolutën për Drejtat e Njeriut të Shtëpisë me një votim, duke shpallur 28 janar Ditën Kombëtare të Mbrojtjen e Privatësisë. Më 28 Janar 2009, Senati miratoi Rezolutën 25 të Senatit, duke njohur gjithashtu 28 Janarin 2009 si Ditën Kombëtare të Mbrojtjes se Privatësisë.
Kosova, nuk e ka te ratifikuar Konventën 108, por ka shënuar për herë të par Ditën për Mbrojtjen e të Dhënave më 28 Janar 2012. Kjo dite nuk është në ditën e festave zyrtarë te Republikës se Kosovës.

FB_IMG_1580157806142.jpg
 
pf! këto dita dhe data më duken vetëm si reklamë.
do vijë një kohë që çdo ditë do jetë dita e diçkaje dhe asgjë sdo ketë më kuptim
nuk ka nevojë për ditë apo përkujtime burakratike
mjafton të kesh legjislacionin e duhur që të bëjë punën e saj edhe nuk ke më nevojë për këto formalitete
 
pf! këto dita dhe data më duken vetëm si reklamë.
do vijë një kohë që çdo ditë do jetë dita e diçkaje dhe asgjë sdo ketë më kuptim
nuk ka nevojë për ditë apo përkujtime burakratike
mjafton të kesh legjislacionin e duhur që të bëjë punën e saj edhe nuk ke më nevojë për këto formalitete
Këto ditë botërore vendosen më tepër që njerëzimi të ndërgjegjësohet. Por me sa kam parë dhe kuotuar, ashtu si e referoi edhe @Exp , më tepër bëhen për reklamë.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top