Bitkoin

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Mesa di unë ky ka kanalin më të madhe në jutub për kriptomonedhat. Pra në përgjithësi çmimi i bitkoinit është me valë apo me faza me ngrtje të mëdha dhe ulje të mëdha. Për përfitime të shkurta i blen në kohë krize dhe i shet në kohë të mirë, siç është tani. Ky pra thotë se pritet një ulje çmimi nga shtatori dhe se atëherë është mirë të futesh të treg.
 
Një arsye që kompanitë kanë interes te bitkoini është se mund t'i ndihmojë në taksat kur çmimi bie, dhe përderisa nuk e shesin nuk kanë për të paguar taksa për të.
 
pershendetje vlla. Si mund te fitoj bitcoin
deri tani di cryctab

gjithashtu dhe pi network qe esht i ngjashem
E vërteta është se tani është bërë shumë e vështirë për të fituar kriptomonedha, dhe sidomos Bitcoin. Kjo të paktën për 3 arsye. E para është se tashmë është bërë shumë e vështirë për mining (ose për të gërmuar) pasi kointat janë më të rrallë. E dyta është se edhe teknologjia për të bërë mining kushtojnë shumë. Dhe e treta është se edhe energjia që do harxhosh kushton.
Shumë sugjerojnë se metoda më e mirë është të blesh dhe të presësh sa të rritet çmimi (gjë që edhe kjo ka rrezikun e vetë) dhe pastaj ta shesësh.
 
Tesla nuk do pranojë më bitkoin për shitjen e makinave


E1OEK8jVEAMEv5A.jpeg
 
O @Shefi për këtë ke dëgjuar gjë ti? yearn.finance
I paska vajtur vlera mbi rreth 80k€ mee datë 12 Maj. E kisha parë kur ishte diku tek 45k€ dhe më vonë rreth 31k€. Por kur e pashë sot ishte rritur përsëri.
 
O @Shefi për këtë ke dëgjuar gjë ti? yearn.finance
I paska vajtur vlera mbi rreth 80k€ mee datë 12 Maj. E kisha parë kur ishte diku tek 45k€ dhe më vonë rreth 31k€. Por kur e pashë sot ishte rritur përsëri.
Me atë nuk jam marrë por besoj se duhet berë një status vip për të dhënë informacione dhe parashikime për kriptomonedhat që kanë prespektivë dhe sesi duhen bërë lëvizjet.
Çështja nuk është është nëse a ja vlen të rrezikosh dhe të investosh por a ja vlen të rrezikosh duke mos investuar. Kisha një informacion për një monedhë e cila nuk kaloi shumë kohë dhe u dyfishua.
Madje edhe një parakishim që kisha bërë për dogecoin më doli por nuk e kisha blerë atë monedhë se kishte avaze blerja.
Megjithatë kjo do gjakftohtësi sepse vetëm nervat dhe pakënaqësia rriten, skenaret janë këto.
Kur blen dhe humb, ç"mu desh që bleva.
Kur nuk blen dhe humb se nuk blen, thashë unë të blija po ja s'ma mbajti të blija.

Madje edhe kur blen dhe fiton prapë do ankesh, ç'ti bësh se mos blija më shumë.

Rregulli për këtë sport është, shpenzo vetëm ata që edhe nëse humb nuk e ke problem.
 
Vjet në maj vura re që dogecoin po bëhej shumë popullor dhe meqënese ishte shumë i lirë thashë të merrja ca. Por ngaqë ishte e vështirë blerja dhe nuk mbështetej nga faqet e mëdha si coinbase ja vara fare dhe harrova.
Pra nëse dikush i fuste 100$ dogecoinit me 0,0035 cent që kushtonte blije nja 28.500 copë.
Sot që dogecoin shkoi 0.5 po t'i shisje ato kapje nga 14.000$
Pra fitimet më të mëdha nuk jepen gjithjë nga monedhat më të mëdha. ekziston potenciali të fitosh nëse tregohesh i vëmendshëm.

Megjithatë duhet përmendur se jo të gjitha kriptomonedhat kanë atë vlerë që shiten, pasi kërkesat dhe fama ja rrisin vlerën më shumë sa çfarë i takon dhe kush fitoi fitoi dhe në fund disa mund të dalin piramidë. Por kjo nuk mund të thuhet për monedhat e mëdha psh krijimi i një bitkoini është i shtrenjtë dhe transferta nga një adresë në një tjetër do disa orë pasi do goxha punë e cila bëhët prapa kuintave.
Dikush me të drejtë mund të thotë po sikur të mos këtë kërkesa për bitkoin a do i bjerë vlera dhe çmimi? Teknikisht jo vetëm që qendron si pyetje por është edhe një skenar i mundshëm, por realisht ka më shumë gjasa që njerëzit t'i drejtohen më shumë kriptomonedhave sepse vetëm më 2020 dhe 2021-in SHBA-ja ka hedhur në treg triliona dollarë që cilët pritet të sjellin një inflacion të paparë dhe do bëjë që kërkesat dhe çmimi i kriptomonedhave vetëm të rriten.
 
Bitkoin nga dje ne sot ra 5 mije dollare, ose 10%
nuk dihet pse Elon Mask i eshte kundervene kriptomonedhave....
do pare qe kur te bjere fare qe te mund te blesh e te hysh ne treg...
 
Po a nuk ishte ai që investoi 5 mileon dollarë?
po ai është, hec e merre vesh këtë punë.
madje ai tha se arsyeja është sepse krijimi i bitkoinit harxhon shumë energji
por mesa duket është vetëm një justifikim ja energjia që nevojitet për prodhimin e këtyre
ene.jpg



aq më tepër që këtët e thotë këtë personi që krijon makina elektrike që kushedi sesa energji harxhojnë
apo sa shumë toksike janë makinat kur dalin jashtë përdorimit,
për të mos zënë në gojë raketat, kushedi se çfarë luhet, ndoshta duan të spekulojnë me çmimin të bjerë
që njerëzit t'i zërë paniku dhe ta shesin...
 
Shpesh referohet se nëse ka interes per bitcoin çmimi rritet, por besoj se është e kundërta. Loja mund të udhëhiqte nga një grup i mirë strukturuar. Kur ata shikojnë që njerëzit kam depotizuar shumë para fillojnë dhe i ulin, ose ngrënë një valutë tjetër. Kur njerëzit, nga paniku se mos dalin me shumë humbje, ose nga koha e gjatë e pritjes që nuk ka më ngritje, fillojnë dhe i shesin. Grupi i ble përsëri.
Unë dyshoj se edhe Elon Musk atëherë kur njoftoi se kishte blerë 5 milion dollarë bitcoin, besojë se do i ketë shitur.
 
Shpesh referohet se nëse ka interes per bitcoin çmimi rritet, por besoj se është e kundërta. Loja mund të udhëhiqte nga një grup i mirë strukturuar. Kur ata shikojnë që njerëzit kam depotizuar shumë para fillojnë dhe i ulin, ose ngrënë një valutë tjetër. Kur njerëzit, nga paniku se mos dalin me shumë humbje, ose nga koha e gjatë e pritjes që nuk ka më ngritje, fillojnë dhe i shesin. Grupi i ble përsëri.
Unë dyshoj se edhe Elon Musk atëherë kur njoftoi se kishte blerë 5 milion dollarë bitcoin, besojë se do i ketë shitur.
Si ide ashtu i bie të jetë. Madje ajo pritej, t'i shiste por nuk i paska shitur.
Qëndrimi ndaj bitkoinit nuk paska qënë qëndrimi personal i tij, por qëndrimi i kompanisë Tesla që ai përfaqëson.
Dhe kur ke një kompani publike me aksionerë dhe me bord drejtues të detyron bordi ça do bësh dhe ça do thuash se ndryshe të përzë. Ashtu u bë edhe me Stiv Xhobs themeluesin e Mollës.
Megjithatë sivjet mbush një cikël bitkoini dhe pritet të bjerë çmimi nga muaji i shtatorit gjithsesi do parë sesi do vejë ky muhabet. Unë mendoj se po ra, mirë është të bjerë sa më shumë që të kemi mundësi të blejmë edhe ne që u kujtuam me vonesë.
 
Por edhe kjo përsëri rrezikun e saj. Kush të garanton se deri në ç'pikë do bjer?!
Vetëm atë nuk e di njeri. Sot shkoi tek 40mijë, pra një rënie prej 40% që kur filloi kjo rënie, nëse reziston këtu mirë, po nuk rezistoi do bjerë pingul me shpejtësi...
 
Back
Top