Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.
:hello:autobuzi i linjës Ersekë - Jorgucat. rreth viteve 20-25 :like:
linja.jpg
 
Foto interesante. Nga e gjete?

Ne një hard disk po merresha me ca spastrime.
Gjeta ca koleksione por puna është për të drejtat e atutori
Foto interesante. Nga e gjete?
gjeta nje dosje me ca koleksione fotografish, te nje hard disk
mbase mund e publikonim ca prej tyre tek enciklopedia
por nuk e di akoma sesi eshte mënyra më e mirë për ti vendosur.
plus qe duhen pare edhe te drejtat e autorit
 
nuk harxhoj as nje ore ne jave ne fejsbuk po sot qe u futa me nxorri kete
kushedi ca kane ndermend te bejne

fb.jpg
 
Gjithashtu edhe me instagram kanë bërë ndryshime për të mbajtur sa më gjatë personat të kalojnë orë online. Dje u "zura" me gruan. Ça mi ke bërë instagramit - bërtiste - që nuk më dalin më fotot e ndjekësve?
Kisha kohë pa u futur në instagram se as atë nuk e përdor. Nejse...
Ia mora telefonin dhe i hodha një sy. Vura re që dilte vetëm një foto nga ndjekësit, pastaj një reklamë dhe në vazhdim foto ose video nga persona të ndryshëm që nuk i njihnim.
Në fillim mendova se mos ishte ndonjë bug ose çoroditje e momentit, por pastaj vura re që ishte një ndryshim i instgram. Nëse personat që ti ndjek nuk kishin postuar ndonjë gjë, atëherë pas fotos se parë dalin sugjerime nga instagrami.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Për këtë ka vetëm një zgjidhje.
1. Shko tek ikona instagram
2. Përzgjidhe
3. Ç'instaloje

Shumë vite më parë unë kisha një rregull. Nëse një app nuk e përdorja të paktën një herë në javë e hiqja. Dhe kështu fitoja hapësirë në celular dhe kisha më pak rraqe.
(Madje këtë sygjerojnë edhe shumë programe për mirëmbajtjen e celularit)

Më vonë kuptova se kjo nuk ishte dhe aq e rëndësishme sa çqenë programet që përdoreshin shumë.
Kur vura re këtë gjë fillova të heq programet që përdorja shumë, lojra dhe budallëqe të tjera me përjashtim të shfletuesve. (Por këtë nuk e rekomandon njeri sepse duan që të rrish sa më shumë tek ata) Instagrami është problem më i madh për fermrat, fejsbuku për meshkujt.

Mesatarisht përduesit harxhojnë një orë në fb dhe një orë në insta çdo ditë. Pra 60 orë në muaj "punojnë" vullnetarisht për zuckerbergun, ose një javë plot e për plot.
Dhe nga kjo varësi ndaj rrjeteve sociale jo vetëm që nuk fitohet gjë por programohesh në mënyrë pasive dhe subkoshente. Ndërsa efektet anësore si depresioni, irritimi, pakënaqësia etj etj vetëm shtohen.
 
Bufi i vogël dëgjon për herë të parë bubullima :cwl:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Për kësisoj budallëqesh jemi të parët ne, marrim dhe çmime ndërkombëtare :cwl: :cwl: :cwl:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,831
1,318
Çuçuritje 2022
5,460
271
Çuçuritje 2021
16,876
688
Çuçuritje 2019
6,133
148
Çuçuritje '24
2,205
222
Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.
Back
Top