Hëmo mavri!

Exp

Kalorës
Hëmo mavri!

Që thoni ju gjuha shqipe është sakatuar vërtet gjatë komunizmit dhe në të nuk janë përfshirë fjalët jo vetëm
që fliteshin nga njerëzi por as edhe fjalët e shkruara. Kjo gjë i ka bërë një dëm të pashoq gjuhësisë dhe traditës sonë.
Gjatë regjimit shkatërrimtar komunist viktima e radhës ishte edhe fjalori i gjuhës shqipe i cili nën politikën
e pastrimit (ose më mirë spastrimit) të gjuhës shqipe nuk përfshiu fjalët e ashtuquajtura, greqizma, turqizma dhe
sllavizma dhe kështu pra bëri një 'raprezalje' të hapur duke arritur në genocid linguistik, prej ku mungojnë
me dhjetëra mijëra fjalë.
Normalisht që zëvendësime do bëheshin por në mënyrë të natyrshme dhe të butë jo me vendime arbitrare dhe me
rregulla drakoniane. Gjuha jo vetëm që nuk u sistemua siç mendohej por u gjymtua e u cungua.

Ja psh fjala mavri e cila ende i ka rezistuar kohës dhe nuk besoj se do të zhduket
përdoret për të ofenduar ndonjë por saktësisht nuk e dimë se çdo të thotë, se nuk ke
ku ta gjesh pasi fjalori ynë ''i sofistikuar'' nuk dënjon të ketë fjalë ordinere sepse na paska nivel të lartë,
paçka kjo fjalë është përfshirë në fjalorin e gjuhës shqipe të vitit 1891 nga albanologu i njohur Gustav Mejer.
mavri.jpg


Pra mavri e ka etimologjinë nga mavros (μαύρος) nga greqishtja që do të thotë i zi
dhe në shqip mavri ka kuptim i pafat, fatkeq ose fatzi.


Jam i mendimit se kur bëhet fjalë për fjalorin e madh të një gjuhe duhen përfshirë të gjitha fjalët, akoma edhe
fjalët e ndyra, pasi edhe ato ekzistojnë dhe ato duhet të regjistrohen diku. Fundja si mund të mësohet diçka që ke
dëgjuar dhe nuk ja di kuptimin? Nëse një nxënës pyet personin e gabuar për një fjalë të ''ligë'' e ka të garantuar një
surrufkë surratit, nëse je i rritur dhe nuk e ke mësuar është akoma më keq.
Fjalori i gjuhës i vitit 1980 ishte totalisht "puritan" mbushur me dogmat marksiste-leniniste.
 
@exp ne kemi disa fjale ne shqip qe jane vertet interesante edhe pse jo shqip.
Prsh fjalen gadra madra e kemi si zakon qe e perdorim kur dicka nuk shkon mire po se nga vjen kjo fjale as ne google nuk e gjen dot..
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
@exp ne kemi disa fjale ne shqip qe jane vertet interesante edhe pse jo shqip.
Prsh fjalen gadra madra e kemi si zakon qe e perdorim kur dicka nuk shkon mire po se nga vjen kjo fjale as ne google nuk e gjen dot..
Interesante qënka. A mund të përdoret në rastin për atë ditë kur forumi ishte offline.
Screenshot_20230717-085854_Gallery.jpg

U bë forumi gadra madra.
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top