Jorgo Babinjoti më patriot se vetë shqiptarët...

Dy fjalë për dokumentarin:
Shqiptarëve ju ka kushtuar shtrenjtë te ruajnë gjuhën e tyre. Kur u hap shkolla e parë shqipe në 1887, në Shqipëri kishte rreth 2,800 shkolla të huaja nga të cilat gjysmat ishin greke, 1200 turke dhe pjesa tjetër vllehe, bullgare.
Falë filozofëve dhe gjuhëtarëve gjermanë filluar nga shekulli i 18-të, shqipja u vlerësua jo vetëm si një nga gjuhët më të vjetra të trungut indo-europiane por edhe do të vërtetonin se ajo është pasardhëse e gjuhës ilirë.
Por vitet e fundit po vihet re se lufta ndaj gjuhës shqipe nuk po bëhet më me thika dhe helm po me anë të shkencës. Mjerisht edhe gjuhëtarët shqiptarë po trumbetojnë me të madhe se gjuha shqipe i ka pothuaj të gjithë fjalët të huazuara nga gjuhë të tjera. Kështu, duke përfituar nga heshtja e akademisë shqiptare gjuhëtarë, të ndryshëm janë duke goditur të gjitha vlerësimet e gjuhëtarëve gjermanë. Ndërkohë teoritë e reja që e vendosin gjuhën shqipe në vendin që meriton injorohen. Abc Story me dokumentarin e mësipërm sjell një panoramë të plotë të problemeve të shqipes pse ajo është një gjuhë që po tradhtohet nga shkencëtarët shqiptarë.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Kjo metoda e Agron Dalipaj shumë interesante. Megjithëse nuk mund ta pranojmë se është 100% e saktë, mund të shpjegohen shumë fjalë.
Po e kam ndjekur edhe më parë këtë Agronin dhe edhe për mua ka llogjikë kjo që thotë ky, jo çdo rast ma mbush mendjen por ka llogjikë.
psh. ka më shumë kuptim që fjala greke pino (πίνω) të rrjedhë nga shqipja pi sesa të jetë e kundërta. Megjithatë duhet goxha punë që kjo të tregohet ashtu siç duhet. Duhet lexuar libri i Agronit, se vetëm nja dy herë që shikon një video nuk mjafton të kesh një ide shumë të qartë dhe emisionet nuk nxjerrin në pah atë që ai do të tregojë.
Gjithnjë e kam thënë se kur bëhen ''hesapet'' gjuhësore gjithnjë më i humbur del ai i vogli. Psh themi kemi ndikime, latine, greke, turke dhe sllave. Po mirë përpara se të vinin ata nuk flisnim fare ne, çfarë fjalë përdornim? Normale që erdhi turku solli një farë teknologjie dhe bashkë me të edhe termat turq, po mirë përpara turkut nuk kishim penxhere ne?!
Po të marrim fjalët e përbashkëta të gjuhës shqipe me gjuhët e tjera që ka nxjerrë Shqipopedia, ka mundësi në numër prej tyre të jetë nga shqipja. Por si studjuesit e huaj dhe shqiptarë i bien shkurt e ke marrë nga filan gjuhë dhe mbaroi filmi.
Normale, që shumë etimologji duhen pranuar, por si një variant i mundshëm dhe jo si një dokument i noterizuar. Shembuj të ndyshëm mund të gjesh plot, psh në greqishten e lashtë ἐστί(esti ose eshti sepse greqishtja nuk ka sh, ngjan më shumë me fjalën shqip është sesa me atë në greqishten e re είναι(ine).

Në një bisedë që po bëja kohë më parë me profesor, për një flalë greke që ishte edhe në shqipe, kur e pyeta e ua kemi marrë ne juve apo ju neve. Më tha se është e njëjta gjuhë. Në lidhje me greqishten janë tre variante, ose shqipja rrjedh nga greqishtja, ose greqishtja rrjedh nga shqipja, ose të dyja rrjedhin nga ilirishtja. Cilado që të jetë nga këto, fakti është se duan apo jo si grekët dhe shqiptarët ne jemi të lidhur me njëri-tjetrin, jo vetëm nga gjuha, por nga historia, tradita dhe shumë figura të përbashkëta. Por pas rënies së Kostandinopojës dhe gjithë ballkanit, dhe më pas në shekullin XX me krijimet e shteteve u krijuan shumë probleme, të cilat krijuan probleme edhe më të thella, njëra prej tyre edhe propaganda, pasi propaganda është dhe ajo një armë efikase...

Është një botim i herët gjerman me toponimet shqiptare, dhe shumë toponime edhe sot janë sllave (të paktë ashtu tingëllojnë). Ja psh një fjalë me etimologji ''sllave'', Malëshova.
Malëshova ndodhet midis dy vargmalesh në jug të Shqipërisë, kemi edhe Malishevën (ose Mališevo) në Kosovë.
Etimologjia që japim ne është se ky toponim vjen nga Mal->Malësh (grumbull malesh)+prapashtesën sllave OVA = Malëshova,
serbët i thonë Malishevo. Por në fakt hakçe-hakçe versioni sllav Malishevo na ndihmon për të gjetur se nga ka dalë kjo.
Malishevo nuk është gjë tjetër veçse versioni sllav i fjalës Malësi njëlloj siç është Malësia në Shkodër.
(Ky është versioni ynë për një krahinë krejtësisht të thepisur me male)

Tani po të marrim version sllav apo shqiptar zytar, Malëshova dilka nga emrim Malisha/Malçik që do të thotë fëmijë apo vogëlush.
Tani se ç'lidhje ka një vogëlush me një krahinë të egër malore unë nuk e bëj dot lidhjen...
 
Dhe diçka tjetër që më bëri shumë përshtypje është Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe nga Kolec Topalli. Nga arriti ai në përfundimin se gjuha shqipe paska 93% fjalë të huazuara?! Me ne po tallet e gjithë bota.
 
Dhe diçka tjetër që më bëri shumë përshtypje është Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe nga Kolec Topalli. Nga arriti ai në përfundimin se gjuha shqipe paska 93% fjalë të huazuara?! Me ne po tallet e gjithë bota.
Kë fakt këtu është një farë budallëku, jo keqdashje sepse varet sesa fjale konsiderohen të gjuhës. Unë nuk njoh ndonjë formulë por gjuhët në përgjithësi kanë një bazë. Psh nëse për 20 vitet e ardhshme ne huazojmë 10 mijë fjalë informatike, teknologjike dhe shkencore nga anglishtja a bën kjo që përqindja e fjalëve shqip do ulet apo jo? -Për mua jo!
Ky i bën llogaritë të thjeshtëzuara, psh, një gjuhë që të flitet ka minimalisht rreth 5 mijë fjalë më pas shkon 10 dhe sa më shumë që gjuha zhvillohet aq më shumë rritet numri.
Tani nisemi e bazën 5 mijë, sipas studimeve mund të jenë nja 3 mijë fjalë shqiptare të identifikuara dhe të njohura si të tilla:
pra nëse llogarisim që 3000-ja e 5000-ës i bie të paktën 60% e fjalëve janë shqiptare.

në 2020 një gjuhë më e zhvilluar dhe sofistikuar kap 100 mijë fjalë dhe thotë ky
3000-ja e 100.000-ës = 3% ja këtë llogjikë ka ndjekur dhe po të djekësh këtë llogjikë të thatë na paska bërë nder sepse nuk huazimet nuk janë 97% por 93% :confused:
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top