Exp
Kalorës i Lartë
Kongresi i Dibrës nuk e ndryshoi vendimin e marrë qysh më parë nga rrethet atdhetare për të mbledhur një kongres kombëtar në Elbasan, i cili do të shqyrtonte në mënyrë të veçantë problemin e shkollës shqipe që ishte bërë objekt i sulmeve të xhonturqve, përgatitjen e mësuesve, organizimin në shkallë kombëtare të rrjetit të shkollave shqipe, drejtimin e përqendruar të tyre nga një institucion kombëtar dhe sigurimin e mjeteve financiare për mbajtjen e tyre. Thirrja e tij bëhej e domosdoshme
edhe për shkak të rritjes së rrjetit të shkollave shqipe pas Kongresit të Manastirit.
Pak kohë para thirrjes së Kongresit (më 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqisë, nën trysninë e kërkesave këmbëngulëse të shqiptarëve, u detyrua të njoftonte vilajetet që të përfshinin në programin mësimor të shkollave shtetërore, qytetëse (ruzhdie) dhe në gjimnazet (idadie), mësimin e gjuhës së vendit (shqipe) dhe që mësuesit e kësaj gjuhe të paguheshin nga buxheti i shtetit. Kjo ishte një rethanë që favorizonte punimet e Kongresit të Elbasanit për çështjet e arsimit shqiptar.
Kongresi u thirr me nismën e klubit shqiptar të Selanikut, i cili, qysh në fund të marsit njoftoi për këtë klubet e shoqëritë shqiptare, ndërsa me përgatitjen e tij të drejtpërdrejtë u morën klubet “Bashkimi” e “Vllaznia” të Elbasanit, që u shpërndanë ftesat klubeve dhe shoqërive shqiptare brenda e jashtë vendit.
Kongresi i Elbasanit u hap më 2 shtator të vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri më 8 shtator. Në të morën pjesë 35 delegatë, përfaqësues të klubeve dhe të shoqërive shqiptare të qyteteve të tilla të Shqipërisë, si Tirana, Durrësi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korça, Berati, Leskoviku, Përmeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, të Skraparit etj. Nuk mundën të dërgonin delegatët e tyre Vlora, për shkak të terrorit të xhonturqve mbi atdhetarët e këtij qyteti, Shkodra, për arsye të veprimtarisë së reaksionit xhonturk, të përkrahur nga klerikët konservatorë dhe elementët fanatikë turkomanë, si edhe vilajeti i Kosovës, po për shkak të pengesave që nxorën klerikët dhe paria
konservatore e fanatike, që përkrahte alfabetin arab. Megjithatë, klubi i Shkupit ngarkoi si përfaqësues të vetin Mithat Frashërin, ndërsa atdhetarët shkodranë njoftuan në mënyrë paraprake se do t’i njihnin vendimet e këtij Kongresi. Po ashtu nuk u përfaqësuan edhe shoqëritë atdhetare të mërgimit.
Midis delegatëve të Kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare, si edhe mësues atdhetarë, siç ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat Frashëri, Dervish bej Biçaku, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Josif Haxhi Mima, Simon Shuteriqi, Dhimitër Buda, Abdullah Rushit Ahmeti (Struga), Abdulla Koprëncka, Kristo Dako, Emin Haxhi Ademi, Selman Blloshmi, Andrea Konomi, Idhomenë Kosturi etj.
Punimet e Kongresit u drejtuan nga një kryesi e zgjedhur nga delegatët dhe e përbërë nga Dervish bej Biçaku (kryetar), Mithat Frashëri (nënkryetar) dhe Simon Shuteriqi e Josif Haxhi Mima (sekretarë). Ashtu siç ishte parashikuar, në Kongres u shqyrtuan tri çështje themelore: çelja e një shkolle normale dhe masat e nevojshme për të; krijimi i një qendre të vetme për drejtimin, për organizimin dhe për financimin e shkollave shqipe; masat për bashkërendimin e veprimtarisë së klubeve shqiptare.
Akti themelor i Kongresit të Elbasanit ishin Vendimet ose, siç u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, që u miratua dhe u nënshkrua nga gjithë delegatët. Një nga masat më të rëndësishme të kësaj Rezolute ishte çelja në
Elbasan në vjeshtën e atij viti e një Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashtë klasa, e cila do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe. Shkolla pedagogjike do të mbahej me kontributin e të gjitha klubeve dhe shoqërive shqiptare. Në Kongres u miratua edhe një rregullore e veçantë e Shkollës Normale, e përpunuar nga një komision i posaçëm. Për t’i vënë shkollat shqipe nën një drejtim unik e të përqendruar në shkallë kombëtare, Kongresi vendosi që të krijohej në Korçë Shoqëria qendrore shkollore “Përparimi”.
Sipas statutit të saj të veçantë ajo do të quhej Shoqëria e mësonjëtoreve shqipe “Përparimi” dhe do të kishte për detyrë të kujdesej për mbajtjen e administrimin e Shkollës Normale të Elbasanit, për hapjen e shkollave të tjera shqipe dhe për botimin e librave të nevojshëm. Pranë shoqërisë krijohej edhe një arkë e përgjithshme, që do të plotësohej me kontributin e klubeve, të shoqërive dhe të atdhetarëve të veçantë. Me qëllim që Shoqëria “Përparimi” të ushtronte lirisht dhe pa pengesa veprimtarinë e saj, Kongresi kërkoi që ajo të njihej zyrtarisht si “person juridik” nga qeveria turke; u hartua një rregullore e veçantë e kësaj shoqërie, e cila do t’i paraqitej gjithashtu për miratim qeverisë. Shoqëria duhej të kërkonte ndihmën financiare të shtetit turk.
Kongresi ngarkoi “të gjitha klubet dhe shoqëritë, si edhe çdo shqiptar, të përpiqeshin të vinin gjuhën shqipe në të gjitha shkollat e vendit”. Në mënyrë të veçantë u ngarkua klubi qendror (i Manastirit) që të “nxirrte lejen që gjuha shqipe të hynte zyrtarisht në të gjitha shkollat e Shqipërisë”, ndërsa me pikën 8 të Vendimeve, Kongresi i
Elbasanit ngarkonte klubin qendror që sa më parë të “kërkonte futjen e gjuhës shqipe si gjuhë mësimi në të gjitha shkollat shtetërore fillore dhe qytetëse (ruzhdie)”. Përmbushja e këtyre kërkesave do të shënonte një hap të rëndësishëm në shndërrimin e të gjitha shkollave të huaja (turke ose në gjuhë të tjera) në shkolla shqipe dhe për themelimin e një sistemi kombëtar shkollor në Shqipëri. Kongresi ngarkonte gjithë atdhetarët shqiptarë që të kërkonin nga këshillat e vilajeteve hapjen e shkollave bujqësore, aq të nevojshme për popullsinë e zonave bujqësore të vendit.