Konjak apo brandi

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
(Për ata që e shoqërojnë me kafe @Julius)

Konjaku është pija alkoolike që të gjithë e njohim, e cila bëhet nga distilimi i verës së bardhë.
Duhet distiluar dy herë në enë bakri dhe duhet stazhionuar në fuqi lisi të paktën dy vjet
Kjo pije është krijuar mbi 400 vite më parë.


Cili është ndyshimi i konjakut nga brandi?
Konjaku është pija që krijohet në krahinën Konjak të Francës, e njëjta pije që krijohet në
vende të tjera quhet brandi. Krahina e Konjakut është 400 km larg Parisit në anën jugperëndimore.
Franca ka traditë të madhe në këtë pije ishte arritje e madhe e kohës.
Konjaku është një lloj brandi i cili pas distilimit i thonë edhe "ë dë vi" = uji i jetës.

Madje kompanitë që kanë krijuar konjak kur Franca ishte ende perandori
ekzistojnë akoma, kemi
konjaku Martell që nga viti 1715 i cili sivjet bën 306 vjet
konjaku Hennesy që nga viti 1765 i cili sivjet bën 256 vjet
konjaku Rémy Martin që nga viti 1724 i cili sivjet bën bën 297 vjet
konjaku Courvoisier që nga viti 1809 i cili sivjet bën 212 vjet
konjaku Baron Otard që nga viti 1795 i cili sivjet bën 226 vjet

Aktualisht Hennesy është kompania që prodhon 46% të konjakut në botë
ndërsa Rémy Martin mbahet si më e mira sipas mendimit tim

Pra cilido konjak që nuk e ka prejardhjen nga krahina e Konjak e Francës nuk konsiderohet
konjak por brandi.

Nga konjakët fancezë shefi ka provuar:
Hennesy, Rémy Martin, D'usse dhe Courvoisier

E dini çfarë shije kishte Hennesy, D'usse dhe Courvoisie?
Si konjak! :cwl: asgjë të veçantë

Rémy Martin në fakt ishte cilësor dhe vërtet i mirë dhe NDOSHTA ËSHTË MË I MIRI NË BOTË
Megjithatë asnjë nga këta konjakë nuk e justifikojnë çmimin e lartë për përdorimin të zakonshëm,
kur mund të blesh brandi amerikan apo çdo lloj tjetri të cilët mund të kushtojnë shumë herë më pak nga këta

Brandi të tjerë të njohur janë si psh ai grek Metaksa dhe ata amerikanë E & J dhe Christian Brothers.
 
Rregullimi fundit:
Po Skenderin tonë mo pse e harrove? Apo se ke provuar ndonjëherë?!
BC08308B-FA58-4860-9647-66FE3418F237.jpeg
 
Po Skenderin tonë mo pse e harrove? Apo se ke provuar ndonjëherë?!
Po atë e dinë të gjithë, prandaj nuk e përmenda thjesht nuk besoj se duhet referuar si konjak pasi ka problem me patentën dhe origjinën. Pra jeta jonë ka qenë mashtrim, gjatë gjithë kësaj kohe paskemi pirë brandi dhe jo konjak, na e paskan punuar.
skenderbeg-cognac-konjak-brandy-700ml.jpg
 
Gradat e Konjakut dhe Brandit
V.S.
(Very Special = Shumë Special) apo ✯✯✯ (Tre Yje) Ky lloj konjaku/brandi është stazhionuar të paktën dy vjet.
V.S.O.P. (Very Superior Old Pale = I vjetër shumë superior i lehtë) konjak/brandi i cili është stazhionuar të paktën katër vjet në fuçi dhe që është i dashur.
XO (Extra Old = Shumë i Vjetëruar) Konjak/brandi që është stazhionuar të paktën gjashtë vjet.
XXO (Extra Extra Old = Ektremisht i Vjetëruar) Konjak/brandi që është stazhionuar të paktën katërmbëdhjetë vjet.
 
Çfarë është Kalvados (Calvados)
Kalvados është brandi i bërë nga mollët (shqipçe konjak molle) dhe që të konsiderohet Kalvados duhet të prodhohet nga krahina e Normandisë në veri të Francës. Gjithashtu Kalvadosi duhet të stazhionehet në fuçi lisi për të paktën 2 vjet. Shefi pati mundësinë të provonte një kalvados Berneroy XO (6 vjet e stazhionuar) kjo kompani ka rreth 200 variete mollësh.
0_0_prod_desktop (15).jpg
 
Ka pas qenë një miks që ishte shumë i përhapur vite më parë
quhej Kaçurrele = Fërnet + Ponç + Konjak
 
Back
Top