Llojet e borës...

Exp

Kalorës
Meqë ka plasur një vapë e madhe gjithandej po bëj një postim me llojet e borës
për mendimin tim ajo më e poshtra është ajo miellazë

-kur bie-
BORICË borë e hollë që shoqërohet me erë shumë të ftohtë.
BORIMË borë e imët e përzier me shi.
BORNAJË borë e madhe që ka mbuluar një vend
BRAZIMË dëborë e hollë dhe e ngrirë.
BRESHNI BORE borë e imët dhe e ngrirë.
BRYMISHTË dëborë e imët dhe fare e pakët, aq sa mezi zbardh tokën.
BUFNJAK borë e imët dhe e butë si miell; borë jo e ngjeshur, e shkrifët.
CAKËRRI shi i ftohtë, i përzier me borë.
CIRKATË dëborë me shi bashkë, dëborë e qullët, llohë.
FËRFËLLIZË borë shumë e imët që bie e shoqëruar me erë të ftohtë, stuhi me borë të imët.
GOREN dëborë e madhe me erë të fortë.
HORDOP Gropë e madhe që mbushet me dëborë, zakonisht në majat e maleve.
KRAHNEZË dëborë e ngrirë që ngjit mbi degët e drurëve.
LLAPËRÇINË borë e përzier me shi, llohë; llapërkajë.
LLAPËRKAJË borë e s’qullët a gjysmë e shkrirë; borë e përzier me shi, llohë.
LLOHË borë e përzier me shi ose me breshër të imët, që bie zakonisht në mot me erë; borë e lagësht.
MIELLAZË Borë e imët si miell; pluhur bore që ngrihet kur fryn era.
SHQOTË Shi me borë bashkë.
SKLLOTË shqotë
SKLLOTINË Shi e borë që bien bashkë; llohë.
SKLLOTINË BORE borë në shkrirje
SUFERINË Erë e vrullshme dhe e ftohtë, shpesh edhe me borë a me shi të hollë.
TUFAN erë e vrullshme, zakonisht me shi të madh, me breshër a me dëborë të dendur;

-pasi ka rënë-
FRYJË borë e grumbulluar nga era nëpër gropa, nëpër hendeqe etj.
I PËRBORMË i mbuluar me borë, i bërë me borë.
KLITË borë e ngrirë në degët e pemëve.
LËMESË vend i lagët, dhe i rrëshqitshëm me baltë ose me borë,
LLOÇ borë e shkelur dhe e përzier me baltë.
LLURBË borë e shkelur e gjysmë e shkrirë.
LLURBËTIRË borë e llurbët.
PËRBOR i hedh borë përsipër dikujt a diçkaje, e bëj me borë.
PJALM BORE borë shumë e hollë; borë e imët që e ngre era përpjetë.
RRE rrugë e ngushtë e hapur në dëborë.
SHTRAT BORE shtresa e parë e borës; shtresë bore;
SHTREZË borë e ngrirë në degët e drurëve, krahnezë;
SKLLOP borë të shkrirë e përzier me baltë
VROTOM gropë e madhe në malet e larta e mbushur gjithnjë me borë.
VRUJISHTË gropë në bjeshkë, e mbushur me borë.
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top