Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Tani puna e anchor text është e shumë fishtë. Pasi nëse themi vetem klikoni ketu nuk mendoj se ka shumë rëndësi për botin e google apo bing etj. Puna gjithmonë është të rankohemi më mirë për një fjalë kyç.Mendoj se aq herë që është ndryshuar algoritmi nuk dihet më sesi duhet bërë. Besoj se e ke sesi guglli, e interpreton lidhjen apo jo? Nuk ka përgjigje 100% për këtë por besoj se nëse bën anchore text vetëm me fjalëkyçe mund të konsiderohet spam.
Këtë gjë e kam vënë re në shumë sajte që flasin për seo dhe bëjnë interpretimin e cilësisë së lidhjeve siç është p.sh. Semrush... Mendoj duhet të jetë një përqindje.
Psh nëse një postim rankohet për vegla ndërtimi sepse artikulli për ato flet dhe pastaj vete ti dhe thua meqë ra llafi shko këtu për hotele të lira ne sarandë kjo është 100% spam pasi është jashtë teme dhe konteksi.
Madje edhe sikur postimi të jetë rankuar për hotele të lira në sarandë dhe ti vete dhe bën një anchor text me po ato fjalë mund të konsiderohet spam por këtë rast përqindja është pak më e vogël. Ideja është që nëse posimi është i rankuar mirë, edhe një link klikoni këtu e bën punën pasi tani algoritmi është zgjuarsuar shumë....
Për mendimin tim akoma anchor text ka akoma rëndësi por jo si më parë.
We use essential cookies to make this site work, and optional cookies to enhance your experience.