Official World Cup 2022

Uriel

Ushtar mjeshtër
1667939894307.png


@Shefi si thua, do te mund ta mar trofeun qe i mungon Messit me se shumti me kombetaren?
 
Une lexova qe galet kishin bere nje peticion ku do mblidhin firma per te rikthyer finalja, pasi nuk e pertypin dot humbjen :angry::dead:
Edhe ne albanët nuk e përtypim dot humbjen 2me0 në evropianin e 2016-ës nga galët, hajde të hapim një peticion.
 
Më në fund e gjeta se gjithnjë e fshinin nga jutubi, kënga që këndonin argjentinasit për ''francezët'' pa e ditur akoma që do ndesheshin bashkë.

 
megjithatë është bërë një kundra peticion me emër
Francë mos u qarravit
i cili ka kapur pothuajse 800mijë firma...


uroj që anëtari @Uriel meqë e ka shumë xhan Mesin dhe meqë u bë kampion bote
të marrë vendimin e duhur dhe të braktisë Francën për Argjentinën ;)
 
@Shefi si thua, do te mund ta mar trofeun qe i mungon Messit me se shumti me kombetaren?
Ky botëror nuk ka për të qenë si gjithë të tjerët. Le ta marrë, çdo gjë është mundur.

Kur Messi e bën diçka personale, askush nuk mund ta ndalojë atë. Kjo është para syve të tifozëve holandezë, para syve të stafit të tulipanëve dhe Louis Van Gaal. Ata nonstop flisnin gjëra të ashpra kundrejt tij para ndeshjes, e Messi i uli me këmbë në tokë sepse këto gjëra bën ai. E sa për zemërimin e Messit, Henry dikur kishte një thënie:

“Mos e bëni Messin nervoz, ju lutem. Nuk do ta besoni se çfarë mund të bëjë ai kur është i zemëruar”. 🇦🇷🙌

View attachment 2103
Thua vallë...
Shefi eshte e shkruar nga drejtesia e futbollit qe duhet ta mar Messi sivjet..
Uroj të kesh të drejtë, një skuadër afrikane u eleminua sot, mbase Mesi eleminon edhe skuadrën tjetër afrikane që ka mbetur ;)

Ore ne sikur e paskemi ndjellë dhe dashur këtë fitore....
 
Kemi the themi, deri tani janë zhvilluar 22 kampionate botërorë
Botërorin e kanë fituar vetëm 8 shtete.
1 herë Spanja (2010) dhe Anglia (1966)
2 herë Uruguaji (1930, 1950) dhe Franca (1998, 2018)
3 herë Argjentina (1978, 1986, 2022)
4 herë Italia (1934, 1938, 1982, 2006) dhe Gjermania (1954, 1974, 1990, 2014)
5 herë Brazili (1958, 1962, 1970, 1994, 2002)

Më shumë finale ka humbur
4 herë Gjermania (1966, 1982, 1986, 2002)
3 herë Angjentina (1930, 1990, 2014) dhe Hollanda (1974, 1978, 2010)
2 herë Italia (1970, 1994) Brazili (1950, 1998) Franca (2006, 2022) Hungaria (1938, 1954) Çekia (1934, 1962)
1 herë Kroacia (2018)
 
Rregullimi fundit:

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top