OnePlus 8T mund te karikohet per vetem 39 minuta

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Modeli OnePlus 8T i cili do të njoftohet zyrtarisht më datë 14 Tetor, pritet të sjell një kohë më të shpejtë karikimi nga ai i paraardhësit. Kjo që do të arrihet falë teknologjisë Warp Charge 65. Sipas kompaninë, smartfoni OnePlus 8T do të ketë një fuqi më të madhe karikimi. Kjo teknologji e re jep mundësin që të mbushet plotë bateri në vetë 39 minuta dhe 58% në vetëm 15 minuta. Me sistemin e baterisë dyshe, jepet mundësia që të karikohet me dyfishin e shpejtësisë nga modeli OnePlus 8 Pro. Kurse teknologjia Wrp Charge 30T që e mbështet nuk lejon të mbinxehet bateria gjatë karikimit, referon kompania. Kjo madje akoma edhe kur është në funksion.

Madje edhe kablloja e ushqimit ka një përputhshmëri të lartë me aparate të tjera. Përkrahë karikim PD deri 45W për përdorim me aparate të tjera që përdorin teknologjinë USB-C si laptop dhe tablete. “Procedura e karikimit duhet të jetë e shpejtë dhe e thjeshtë për të mos ngarkuar aspak jetën virtuale”, deklaroi Drejtori Ekzekutiv i OnePlus, z. Pete Lau. “Me synimin për të ofruar një përvojë flagshipi të shpejtë dhe normal, tek modeli OnePlus 8T përshtatëm ndryshimin tonë me karikim të shpejtë. Teknologjia e re Warp Charge 65 vazhdon të ndryshoi pikëpamjen se si mendojnë njerëzit për sa i përket karikimit”, referoi z. Pete Lau.

Si përfundim, urojmë që modeli i ri OnePlus 8T të karikohet për 39 minuta, por pa ndikuar ose rrezikuar siç bëri Samsung me Note 7. Tech al
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top