Pse kemi kaq shumë pellgje?

Shefi

Ushtar elitar
Anëtarë stafi
Nuk e di a e keni vënë re por ne shqiptarët kemi shumë pellgje dhe gropa.
Dhe natyrshëm lind pyetja "Pse kemi kaq shumë pellgje o burr' i dheut?"
-Po ngaqë janë rrugët e pashtruara! -do thotë ndonjëri.
Edhe kjo nuk është gabim, por nuk e kisha aty muhabetin por tek sinonimet dhe llojet e shumta që gjuha shqipe ka për emërtimin e tyre...

Çfarë është pellgu?
PELLG Gropë me ujë shiu a me ujë që është grumbulluar në një vend nga që s'rrjedh, nga që gjen pengesë etj.
Përveç disa prej tyre që mbase nuk duhet të jenë në listë si psh. pus, liqen apo rezervuar, shumica janë sinonimet e njëra-tjetrës.

  1. AMULL Pellg i mbushur me ujë të ndenjur, që vjen nga një burim.
  2. BASEN Pellg a rezervuar i hapët për të grumbulluar ujë ose lëngje të tjera.
  3. BEND Pellg me një ledh si pritë, ku grumbullohet ujë për të ujitur ose për një punë tjetër;
  4. BËRRAKË Pellg me ujë të ndenjur; vend ku buron ujë dhe rri amull, moçalishte.
  5. BUJANË pellg i madh me ujë të ndenjur.
  6. BUNAR pellg që formohet nga grumbullimi i ujit të rrjedhshëm.
  7. ÇEPTIRË Pellg i vogël me ujë, që formohet në sipërfaqe të tokës;
  8. GANDALL Pellg
  9. GOBELLË pellg me ujë.
  10. GOMËN pellg me ujë.
  11. GROPË pellg
  12. GROPËSIRË Gropë me ujë të ndenjur.
  13. GJOL Liqen; kënetë.
  14. GJOLISHTE Vend me ujë; gjol i vogël, kënetë e vogël.
  15. HAUZ Gropë e thellë dhe e shtruar ku mblidhet uji i një burimi, i një vije etj.; gropë e madhe me ujë që formohet zakonisht gjatë bregut të detit, nga shirat etj.; liqen i vogël, të cilin e ndërtojnë për ujitje.
  16. HURDHË Pellg i vogël me ujë të ndenjur, gropë me ujë;
  17. KLLAÇË Gropë e vogël me baltë e me ujë në mes të udhës ose në një vend tjetër, që krijohet pas shiut, pas shkrirjes së borës, nga gjurmët e kafshëve etj.
  18. LERË Pellg me ujë në kullotat malore, që bëhet gjatë verës kur shkrin bora; gropë e madhe që mbushet me ujë për të pirë bagëtitë në kohën e thatësirës.
  19. LËMË pellg
  20. LIGATINË Tokë që mban gjithnjë ujë; moçalishte.
  21. LIMAN Pellg i madh me ujë, liqen.
  22. LIQEN Pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë.
  23. LLAKË Gropë a pellg me ujë, zakonisht në mal, ku pinë bagëtitë; pellg me ujë të ndenjur.
  24. LLËNGË Vend i ulët, si gropë, zakonisht me baltë e me ujë të ndenjur, sidomos pranë lumenjve a kënetave, lerë.
  25. LLONXHË Gropë e madhe e mbushur me ujë, pellg me ujë shiu.
  26. LLUMË Gropë a pellg i madh me ujë të ndenjur e të ndotur; llakë e madhe me ujë, ku lahen bagëtitë në verë përpara qethjes.
  27. MOÇAL Vend a fushë me ujë të ndenjur e me baltë;
  28. MATORIK Gropë që hapet zakonisht nëpër kopshte për të mbledhur ujë për ujitje; gropë me ujë.
  29. PELLGAÇE Pellg i vogël me ujë.
  30. PELLGORE Gropë e madhe dhe e thellë plot me ujë; pellg i madh.
  31. PESHKORE Pellg i posaçëm për rritjen e peshkut.
  32. PESHKUJË Pellg me peshk;
  33. PISHINË Pellg i madh me ujë të pastër, i ndërtuar posaçërisht për t'u larë ose për të zhvilluar gara noti.
  34. PUS Gropë e thellë dhe e ngushtë, me trajtë të rrumbullakët, me faqe të pingultë dhe zakonisht të veshur me gurë etj., që është hapur në tokë për të nxjerrë ujë.
  35. QORE Gropë a vend i thellë në mal, që nuk e zë dielli ose që gjatë dimrit mbushet me ujë.
  36. REZERVUAR pellg i gjerë ku grumbullohet ujë.
  37. STRUGË Vend me ujë dhe me shkurre moçalore; vend i ulët, si gropë, që mban ujë edhe gjatë verës.
  38. STRUM pellg i thelluar aty ku bie ujët me forcë.
  39. SYENË Pellg i thellë në lumë a gjetkë, ku mund të zihet peshk.
  40. TOPIL Pellg i gjerë, ku grumbullohet ujë për ujitjen e arave, zakonisht në kohë thatësire.
  41. THELLINË Pellg mjaft i thellë që krijohet nga mbyllja e plotë a e pjesshme e një përroi dhe që shërben për të ujitur.
  42. UJORE Pellg me ujë, ku pi zakonisht bagëtia e trashë; lug i gjatë e i gjerë uji për bagëtinë.
  43. UJËSIRË Vend që mban ujë, vend me ujë,
  44. UJNAJË Vend me ujë.
  45. VIVAR pellg i ndërtuar për të rritur peshq.
  46. VROTOM Gropë e madhe në malet e larta e mbushur gjithnjë me borë, ku pinë ujë bagëtitë, gjatë verës
  47. VRUJISHTË Gropë në bjeshkë, e mbushur me borë, që shkrin në verë pak e nga pak,
  48. ZHAKË Pellg me ujë lë ndenjur.
 
Eh sa kohë kam pa i përdorur shumë nga këto fjalë.
Është e vërtet se njeriu gjatë jetës së tij mund të përdorë rreth 20% të fjalëve nga fjalët e një gjuhe.
 
Në fakt tek këto fjalë fshihet pasuria e gjuhës sonë. Hec po deshe përktheji këto fjalë në anglisht, italisht apo greqisht, besoj se është e vështirë.
Madje edhe po të shohim çfarë lloj fjalësh gjuha greke ka huazuar nga shqipja, kemi për të vënë re se janë fjalë që nuk përdoren më pasi janë kryesisht nga jeta e fshatit dhe janë harruar, psh këto këtu përdoren ende fara - φάρα, gjon - γκιόνης, shyt - σιούτος, gunë - σεγκούνα dhe kallamboq - καλαμπόκι.

Në të ardhmen mbase mund të nxjerrim ndonjë listë më të plotësuar me fjalë që me të vërtetë janë apo kanë shumë mundësi të jenë me orgjinë shqiptare.
 
Në fakt tek këto fjalë fshihet pasuria e gjuhës sonë. Hec po deshe përktheji këto fjalë në anglisht, italisht apo greqisht, besoj se është e vështirë.
Madje edhe po të shohim çfarë lloj fjalësh gjuha greke ka huazuar nga shqipja, kemi për të vënë re se janë fjalë që nuk përdoren më pasi janë kryesisht nga jeta e fshatit dhe janë harruar, psh këto këtu përdoren ende fara - φάρα, gjon - γκιόνης, shyt - σιούτος, gunë - σεγκούνα dhe kallamboq - καλαμπόκι.

Në të ardhmen mbase mund të nxjerrim ndonjë listë më të plotësuar me fjalë që me të vërtetë janë apo kanë shumë mundësi të jenë me orgjinë shqiptare.
Po kjo mendoj se është mëse e vërtet. Që të përdorësh ose të krijosh një fjalë duhet të lindë nevoja, dhe fshatit në punët e përditshëm i duhej të përdorte fjalë të veçanta për të përshkruar diçka specifike. Tashmë që njerëzit nuk merren më me punë jo vetëm që nuk krijojnë fjalë por harrojmë edhe ato që kemi.
 
Back
Top