Relativiteti gjuhësor

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Siç e kemi përmendur edhe ne këtu, gjuha amtare krijon edhe personin që ne jemi. Pra ekziston një realitet dhe një format i veçantë njerëzish
në bazë të gjuhës që flasin. Pra dallimi midis popujve nuk janë vetëm sipërfaqësore se thjesht flasin një gjuhë të ndryshme nga njëri-tjetri,
por ndryshimet janë edhe në mentalitetin, botëkuptimin dhe perceptimin e tyre.
Pra gjermanët janë ata që janë jo vetëm nga ADN-ja por edhe sepse flasin gjermanisht, e njëjta është për rusët, norvegjezët e kështu me radhë...
Pra gjuha i formon ata, ne jemi çfarë gjuhë flasim.

Madje janë bërë edhe studime për këtë çështje që quhet Sapir - Whorf.
Psh në Kinë fjala Lao do të thotë respekt për të moshuarit
E cila na sjell këto rrjedhoja:
1. Kinezët kanë shumë respekt për të moshuarit prandaj kanë dhe një fjalë posaçërisht për këtë.
por edhe
2. Duke pasur një fjalë posaçërisht për këtë kinezet mësojnë të kenë më shumë respekt për të moshuarit.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
psh në gjermanisht ka 5 fjalë për fjalën korrektësi
(normaqë që këto janë sinonime me kuptime të ngjashme)
die Korrektheit, die Richtigkeit, die Fehlerfreiheit, die Genauigkeit, die Ordnungsmäßigkeit

ndoshta një arsye më shumë që gjermanët shquhen për korrektësinë e tyre është dhe gjuha:like:
 

Ja dhe disa tema interesante

Back
Top