Si të bëjmë raki me mjaltë - rakomelo

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Meqë e filluam me rakinë sot, dhe @Dr. Luka qënka bërë çun i mirë, po jap një recetë sesi mund të bëjmë raki me mjaltë (si tip ponçi) për 5 minuta në shtëpi. Unë në fakt sapo e bëra një isha me nge sot.

1. marrim 200ml raki dhe i hedhim në një tenxhere të vogël,
2. hedhim dy shkopinj kanelle
3. hedhim dy lugë mjaltë
4. e trazojmë derisa të marrë valë
5. kur merr valë e lëmë një minutë dhe e heqim nga zjarri
6. heqim shkopinjtë dhe e hedhim në gotë
7. hajde gëzuar!
 
Back
Top