Sot vazhdojmë të festojmë 7 Marsin, që është një datë që nuk ka kuptim

(Ky artikull i mirë dhe informativ duhet shtuar krejt këtu @niki )

Profesor Altimari: “Shqipja ishte gjuhë zyrtare e Vatikanit bashkë me greqishten e latinishten”​


Këtë na e deklaroi Profesor Francesco Altimarit, drejtues i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë në Kozencë, ( gjatë vizitës më 11 Nëntor 2022), që sipas një dokumenti të shekullit 18, shqipja del si gjuhë zyrtare e Vatikanit në dy akte zyrtare bashkë me greqishten e latinishten.- Profesor Altimari thotë se është turp të kremtohet 7 Marsi si Dita e Shkollës shqipe, derisa Lekë Matranga qysh në vitin 1592 hapi shkollat e para shqipe në Hora të Arbëreshëvet në Sicili

Teksti: Rexhep Rifati


Gjatë vizitës më 11 Nëntor 2022 te profesor Francesco Altimarit në Katedrën e Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kalabrisë, nga ky profesor me nam pos që mësuam se si funksionon kjo katedër dhe ca të tjera ku studiohet shqipja në anë të ndryshme të Italisë, ai pati edhe disa vërejtje serioze sa i përket disa datave të rëndësishme që lidhen me gjuhën dhe kulturën kombëtare. Në veçanti ai pati vërejtje serioze sa i përket 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, gjegjësisht hapjes së shkollës shqipe, ngase siç thotë Profesor Francesco Altimari. “ shkollat shqipe i hapi Lekë Matranga qysh në vitin 1592”.

Ja fjala e Altimarit siç i kapi me objektiv kameramani Skender Hasani, që na shoqëroi gjatë këtij udhëtimi:

“Sipas një dokumenti të Vatikani, të shekullit 18, shqipja në saje të ndërhyrjes së këtyre klerikëve del si gjuhë zyrtare e Vatikanit në dy akte zyrtare bashkë me greqishten e latinishten. Domethënë i jepnin status të njohur ndërkombëtar një gjuhe që në Shqipëri, për shkak të pushtuesve turq ndalohej të shkruhej e studiohej. Këto gjëra duhet të vihen në dukje. Edhe sot vazhdojmë të festojmë 7 Marsin, që është një datë që nuk ka kuptim, kur një sulltan të lejojë të hap një shkollë në gjuhën amtare. Të vazhdojmë të festojmë këtë datë në botën shqiptare është një turp. Këtu shkollat shqipe i hapi Lekë Matranga qysh në vitin 1592, prandaj edhe historia jonë duhet rishikuar krejt. Nuk duhet të vazhdojmë të bëjmë rituale proceseve laike që duhet bërë një rishikim rrënjësor”.

Faktin rreth hapjes së shkollës shqipe nga Lekë Matranga e ka regjistruar edhe Wikipedia : “ Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet vendi arbëresh më i madh në Sicili të Italisë. Student në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe Papas greke bizantine të Eparkisë, themeloi në vendin e lindjes një shkollë”
 
Këtu shkollat shqipe i hapi Lekë Matranga qysh në vitin 1592, prandaj edhe historia jonë duhet rishikuar krejt. Nuk duhet të vazhdojmë të bëjmë rituale proceseve laike që duhet bërë një rishikim rrënjësor”.

Faktin rreth hapjes së shkollës shqipe nga Lekë Matranga e ka regjistruar edhe Wikipedia : “ Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet vendi arbëresh më i madh në Sicili të Italisë. Student në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe Papas greke bizantine të Eparkisë, themeloi në vendin e lindjes një shkollë”

Llukë Matrënga është një figurat më mëdha, e ka të regjistruar këtu edhe Shqipopedia :movember: madje më hollësisht se ajo tjetra me autopërkthim, ai ka shkruar librin e dytë të gjuhës shqipe më 1592 E mbsuame e krështerë.

Madje poezia më e vjetër në shqip i takon atij dhe nuk qënka ajo e poezia e kafesë ☕:cwl:

Këngë e përshpirtshme”
Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë
Të mirë të krështē, bura e grā
Mbë fjalët të Tinëzot të shihi meshë,
Se s’ishtë njerī nesh çë mkatë s’kā
E lum kush e kujton se kā të vdesë
E mentë bashkë mbë tënëzonë i kā
Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë
E bën për bīr të tij e për vëllā

Vargjet në gjuhën e sotme shqipe, do të tingëllonin kështu:

Të gjithëve ju thërres, kush do ndjesë,
Të krishterë të mirë, burra e gra,
me fjalë të Tënzot të shihni Meshë,
se s’është njeri prej nesh që mëkate s’ka.
E lum kush kujton se do të vdesë.
E mendtë bashkë në Tënzonë i ka,
se Krishti në parajsë atij i bën pjesë,
e bën për bir të tij e për vëlla”.

këtë libër e kemi përmendur tek lista e librave këtu dhe kemi për ta ngritur online
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top