Këtu shkollat shqipe i hapi Lekë Matranga qysh në vitin 1592, prandaj edhe historia jonë duhet rishikuar krejt. Nuk duhet të vazhdojmë të bëjmë rituale proceseve laike që duhet bërë një rishikim rrënjësor”.
Faktin rreth hapjes së shkollës shqipe nga Lekë Matranga e ka regjistruar edhe Wikipedia : “ Lekë Matrënga ishte prift arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet vendi arbëresh më i madh në Sicili të Italisë. Student në Kolegjin e Shën Athanasiusit në Romë dhe Papas greke bizantine të Eparkisë, themeloi në vendin e lindjes një shkollë”
Llukë Matrënga është një figurat më mëdha, e ka të regjistruar
këtu edhe Shqipopedia madje më hollësisht se ajo tjetra me autopërkthim, ai ka shkruar librin e dytë të gjuhës shqipe më 1592
E mbsuame e krështerë.
Madje poezia më e vjetër në shqip i takon atij dhe nuk qënka ajo e
poezia e kafesë
“Këngë e përshpirtshme”
Gjithëve u thërres, kush do ndëljesë
Të mirë të krështē, bura e grā
Mbë fjalët të Tinëzot të shihi meshë,
Se s’ishtë njerī nesh çë mkatë s’kā
E lum kush e kujton se kā të vdesë
E mentë bashkë mbë tënëzonë i kā
Se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë
E bën për bīr të tij e për vëllā
Vargjet në gjuhën e sotme shqipe, do të tingëllonin kështu:
Të gjithëve ju thërres, kush do ndjesë,
Të krishterë të mirë, burra e gra,
me fjalë të Tënzot të shihni Meshë,
se s’është njeri prej nesh që mëkate s’ka.
E lum kush kujton se do të vdesë.
E mendtë bashkë në Tënzonë i ka,
se Krishti në parajsë atij i bën pjesë,
e bën për bir të tij e për vëlla”.
këtë libër e kemi përmendur tek
lista e librave këtu dhe kemi për ta ngritur online