Të shkruajmë saktë përemrin vetor "Ti"

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Të shkruajmë saktë përemrin vetor Ti
Shumë herë ne e përdorim gabim përemrin vetor “Ti” nëpër rasa të ndryshme.
Besoj se mund të keni ndeshur edhe ju raste kur trajta e rasës emërore të përemrit vetor të vetës së dytë njëjës, Ti, zëvendësohet me trajtën e kallëzores Ty. Dhe këto gabime nuk bëhen vetëm nga gazetarët e medias, por edhe nga shkrimtar dhe intelektual.
Ja një shembull:
Nuk e prisja këtë sjellje nga ty! Ose, unë prisja mbështetje nga ty.
Në këto raste dhe në plot raste të tjera nëpër libra, revista, gazeta etj., përemri “Ti” në rasën emërore është GABIM!
Le ta lakojmë nëpër rasa këtë përemër dhe të gjejmë pse është gabim:
Emërore: ti
Gjinore: - (nuk ka)
Dhanore: ty të
Kallëzore: ty të
Rrjedhore: (prej) teje
Pra, shohim që trajtën e kallëzores “Ty” e përdorim në vend të emërores “Ti”. Në rastin më sipër rasa dallohet lehtë, sepse ka përpara parafjalën “nga” të emërores, ndaj dhe ky përemër duhej të ishte “Ti”, jo “Ty”.
KUJDES! Për ta dalluar lehtë rasën, bëni pyetjet përkatëse:
- kush? (cili?) për rasën emërore
- kë? (cilin?) për rasën kallëzore.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top